Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE - Komunikatë Nr. 9

Korab Hoxha korab_hoxha at hotmail.com
Wed Aug 8 17:44:56 EDT 2001


ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE

K O M U N I K A T Ë Nr 9

- Një njësit special (i kombinuar: AKSH - UCK)i drejtuar nga oficerët më të 
lartë të Armatës Kombëtare Shqiptare, në mëngjesin e ditës së mërkurë (8 
gusht 2001), në magjistralen Shkup-Tetovë (në afërsi të fshatit Grupçin), me 
sukses kreu aksionin luftarak mbi një konvoj ushtarak sllavo-maqedonas, në 
të cilin aksion u vranë 20 dhe u plagosën mbi 30 ushtarë të armikut 
sllavo-maqedonas. Si edhe rradhëve të tjera edhe këtë radhë, kriminelët 
sllavo-maqedonas po e fshehin numrin e vërtetë të të vrarëve dhe të 
plagosurve, duke pohuar se gjoja janë vrarë 10-të dhe plagosur 3 ushtarë 
maqedonas, dhe me këtë rast nuk tregojnë për të vrarët e tjerë - mercenarët 
ukrainasë, bellorusë bullgarë, serbë etj...

- Ky aksion, nga njëra anë ishte një hakmarrje e luftëtarëve të lirisë mbi 
barbarët sllavo-maqedonas për vrasjen makabre që forcat armike, kriminelët 
sllavo-maqedonas, kryen mbi Komandant Telin dhe 4 ushtarët e tij, dhe nga 
ana tjetër ishte edhe një sinjalizim për pushtuesit sllavo-maqedonas dhe 
miqtë e tyre, se Armata Kombëtare Shqiptare dhe komandantët atdhetarë të 
Ushtrisë Clirimtare Kombëtare për asnjë moment nuk e kanë në plan t'a ndalin 
luftën dhe të njohin ndonjë "marrëveshje politike" midis sllavo-maqedonëve 
dhe kolaboracionistëve të tyre shqipfolës.

- Shtabi Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare edhe një herë apelon te të 
gjithë komandantët atdhetarë (në terren) të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, 
që luftën e filluar ta vazhdojmë dhe për asnjë çast të mos e ndalim ate; 
sepse, në të kundërtën po shkilet gjaku i dëshmorëve të shumtë, po përdhoset 
emblema dhe emri i bukur i UCK-së, rëndë po tradhëtohet populli shqiptar në 
Luginën e Vardarit dhe fatalisht po dëmtohen interesat jetike të kombit 
shqiptar.

Dibër (Mali Korab)
8 gusht 2001 Shefi i Shtabit Suprem të AKSH-së
Shqiponja e Sharrit.


_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp




More information about the ALBSA-Info mailing list