| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ParalajmërimKorab Hoxha korab_hoxha at hotmail.comWed Aug 8 13:11:33 EDT 2001
Sigurimi Kombëtar Shqiptar/Shërbimi Ekzekutiv Shqipëri, 07.08.2001, Drejtuar:Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, zotërisë së tij, Ali Ahmeti Lënda: P A R A L A J M Ë R I M Zotëri! Pasi shqyrtuam të gjitha mundësitë tjera të komunikimit, dhe në bazë të të gjitha të dhënave të verifikuara nga ana e shërbimeve tona, e pamë të patjetërsuar që t`u paralajmërojmë, si vijon më poshtë : 1. Çështja shqiptare e tokave tona legjitime nën IRJM-në, nuk mund të zgjidhet ashtu siç pretendoni ju dhe bashkëpunëtorët tuaj: Xhaferi-Ymeri; Georgievski-Trajkovski, me kompanitë e tyre!... 2. Mbetja e mëtutjeshme e mbi 10`000 km2 tokash legjitime shqiptare brenda krijesës artificiale sllavo-maqedonase, është kryeput një tradhëti e ligë në çështjen kombëtare shqiptare!... 3. Format e veprimit të tillë, janë të përgaditura dhe të elaboruara në kuzhinat e armiqve tanë kombëtare, siç ishin të përgaditura poashtu veprimet e kolegut tuaj të Kosovës Lindore, z. Shefqet Musliu, me kompani!... 4. Sigurimi Kombëtar Shqiptar të gjitha këto veprime i gjykon nga pesha e dëmit që i bëhet me këtë rast çështjes shqiptare dhe nuk guxon të mos i marrë masat preventive, sikurse ato ekzekutive, pa marrë parasysh veprimet tuaja të mëparshme dhe ato ilegale politike!... 5. Sigurimi Kombëtar Shqiptar konsideron se jeni mbruajtur nga ndjenja dhe mendime të tilla tradhëtie edhe më parë, dhe se kjo vijë destruktive ka dëmtuar poashtu luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u patur ju dhe kolegun tuaj kosovar, z. Emrush Xhemajli, në bërthamën pregaditore!... 6. Ju zotëri, nuk keni kompetenca (as nga ana e instrumenteve ushtarake dhe as nga ndonjë instrument tjetër) të dëmtoni në këte mënyrë çështjen kombëtare, pos shpërblimeve që do t`i merrni nga ana e armiqve tanë kombëtarë!... 7. Nuk do të kishim patur dëshirë t`u kemi objekt të veprimit tonë, sikur të logjikonit pak më mirë dhe të gjënit rrugëdaljen nga qorrsokaku ku e keni futur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe mbarë popullin shqiptar të IRJM-së!... ARSYETIM I PËRKOHSHËM: Të gjitha konkluzionet e dispozitivit, përkohësisht i arsyetojmë si vijon më poshtë: - Vijën politike të kooperimit me faktorin politik sllavo-maqedonas ju e keni ndjekur me vetëdije të plotë dhe paramendim, që nga fillimi i luftës në trojet shqiptare në krahinën e Iliridës, duke dëmtuar rëndë interesat vitale të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në radhët e së cilës janë mbledhur bijtë dhe bijat më të devotshëm të kombit shqiptar, të cilët, armët nuk i kanë rrokur për të njohur, garantuar dhe vulosur "sovranitetin shtetëror" të krijesës bastarde me emrin "Maqedoni", por për të çliruar përfundimisht nga sundimi sllavo-maqedonas tokën e shenjtë shqiptare! Gjykuar në bazë të "rezultateve" të "negociatave politike" në të cilat ju dhe bashkëpunëtorët tuaj po e sillni popullin shqiptar të këtyre tokave legjitime shqiptare si para faktit të kryer, madje me miradinë e plotë të palës kundërshtare, vërtetojmë se e keni manipuluar pafalshëm organizmin ushtarak të UÇK-së, duke zbrazur të gjitha sakrificat e saj të përgjakura e të dhimbshme, në mullirin e interesave strategjike të armikut. - Në fakt, në fillim të mobilizimit dhe të daljes në skenë të këtyre strukturave, sikurse në fillim të veprimtarisë financuese të strukturave ndihmëse të fondit "Liria Kombëtare" etj. ju keni premtuar se do të realizoni lirinë kombëtare të popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve, çka nuk nënkupton aspak përfundimin e luftës duke i lënë këto troje përsëri të gjakosura dhe të shkatërruara brenda krijesës së përmendur artificiale. Me këtë, ju keni mashtruar e gënjyer një popull të tërë, duke përfshirë edhe mërgatën e tij, dhe atij i mbani përgjegjësi të plota morale, politike dhe strategjike. - Dihet, sikur ju të kishit emëruar krijesën ushtarake "Ushtria Mbrojtëse e Maqedonisë", detyrë dhe funksion ky që në të vërtetë po e luani mjeshtrisht, as dëshmorët që ranë në fushëbetejë dhe prapavijë, por as luftëtarët që e përbëjnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, nuk do të ishin aty ku janë. Nuk guxon të harrohet poashtu djersa e madhe e mërgimtarëve që po shpërdorohet me këtë vijë destruktive të politikës suaj. Në përvijim të kësaj, ju keni keqpërdorur një emërtim të shenjtë e të paprekshëm, duke dëmtuar rëndë interesat e vërteta kombëtare të shqiptarëve, kudo që janë, dhe jeni një nga përgjegjësit kryesor të këtyre manipulimeve! - Të gjitha kërkesat tuaja politike, të shtruara publikisht, që nga fillimi i luftës e deri në këto momente vendimtare, Sigurimi Kombëtar Shqiptar i ka marrë dhe i ka vlerësuar si veprime taktike në favorin e luftës çlirimtare, duke mos dashur të besojë se ju po e tradhëtoni qëllimisht idealin çlirimtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Edhe të ashtuquajturën "Marrëveshje të Prizrenit" me tradhëtarët dhe bashibuzukët Arbër Xhaferri dhe Ymer Ymeri, fillimisht e kuptuam si taktikë të luftës, për të neutralizuar dy shqipfolës që mund të dëmtonin luftën çlirimtare, duke qenë dorë e zgjatur e pushtuesve sllavo-maqedonas. Nuk na bëhej të besojmë se ju nuk i dinit të gjitha allish-verishet e tyre në dëmin e interesave tona kombëtare, veçanërisht kontrabandën e tyre të lejuar nga pushteti policor i Maqedonisë me duhan dhe gjëra tjera të palejuara, përmes Makosped-it, gjëra këto që kryesisht i ka investuar dhe zhvilluar mafia botërore ruso-sllavo-maqedonase. Të gjitha përfitimet e përgjakshme që nxirrnin këta dy profiterë antikombëtarë, nuk do të duhej të ishin të panjohura për një "veprimtar" si ju, që mbante në organizmat ilegalë "anën e popullit" dhe aureolën e rrejshme të të persekutuarit politik! Veprimet legale të kontrabandës së "politikajve" të shpifur si Xhaferri dhe Ymeri, nuk ka qenë e mundur të zhvillohen pa i dhënë premtime konkrete okupatorit sllavo-maqedonas! Këtë gjë, "patrioti" Ali Ahmeti, do të duhej ditur e njohur mirëfilli, derisa është në gjendje të "prezentojë" forcën çlirimtare të UÇK-së!... - Të bindur se në krahinën shqiptare të Iliridës ka dhe ka patur mjaft të tjerë që kanë dëshmuar qëndrime të denja politike, madje edhe organizma atdhetarë, është e patjetërsuar masa ekzekutive ndaj jush, derisa pikërisht kollaboracionistëve kryesorë të pushtetit sllavo-maqedonas i keni bërë autorizime të pakufizuara, në ndërkohë që ekziston dhe u dëshmua në fushëbetejë forca çlirimtare dhe në ndërkohë kur shovinizmi sllavo-maqedonas vret pamëshirë edhe fëmijët tanë të djepit! Sjellje si këto, janë të pafalshme!... - Përveç faktit se ju nuk përfshitë në "dialogun politik" organizata tjera atdhetare, dhe nuk e koordinuat këtë "aktivitet" në një nivel pak më të pastërt, shqetëson veçanërisht fakti i hidhur se ju filluat të korrespodoni hapur me kriminelët sllavo-maqedonas: Trajkovski-Georgievski, duke u shkruar letra të ndryshme, përmes të cilave fare hapur dhe publikisht i thërrisnit të përmbahen "për të ruajtur shtetin e përbashkët" dhe "sovranitetin e Maqedonisë", me çka ju keni tejkaluar çdo "kompetencë çlirimtare" dhe keni dëmtuar rëndë autoritetin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe çështjen shqiptare. Sjellje të tilla të një "përfaqësuesi politik" jo vetëm që nuk mund të kenë mbulesë, porse ato dëmtojnë përgjithësisht ndjenjat liridashëse të kombit shqiptar! Ato na bindën mirëfilli se "tradhëtarët, i bashkon tradhëtia!" - Tani, të autorizuarit tuaj: tradhëtarët Xhaferri dhe Ymeri, me kompanitë e tyre, po pinë verë e dëfrehen në sarajet famëliga të gjakatarëve sllavo-maqedonas, derisa ushtria dhe policia e tyre shoviniste po i vret luftëtarët më të devotshëm dhe popullin e pambrojtur! Nuk ka dyshim se përmes "negociatave" verore të Ohrit, pushtuesi sllavo-maqedonas po e vret prapa kurrizit lirinë kombëtare të shqiptarëve, duke ngërthyer në kthetrat e përgjakura përsëri trojet tona legjitime! Kjo lojë e turpshme, natyrisht, nuk mund të bëhej pa lejen dhe miradinë tuaj të paskrupullt e të pafalshme!... - Zatën, "negociatat" politike me sllavo-maqedonasit, kanë qenë të përfunduara që në fillim të tyre. Përfundimi i tyre konsiston në premtimet tuaja të dhëna paraprakisht në favorin e Maqedonisë sllave, dhe të ripushtimit sllavo-maqedonas të viseve etnike shqiptare të Iliridës. Këto janë në përputhje të plotë të veprimeve antishqiptare të kolegut tuaj të Kosovës Lindore, z. Shefqet Musliu, veprimtaria "patriotike" e të cilit, përgjaku fuqishëm dhe tradhëtoi keqas trojet shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke i lënë përsëri të pambrojtuara nën shovinizmin gjakatar serbomadh. Edhe ai qe "arkitekt" dhe shkatërrues i një force çlirimtare, të njohur me emrin UÇPMB, që sot, në saje të "punës" së tij "atdhetare" numëron qindra sakrifica dhe asnjë fitore! Nuk ka dhe nuk mund të ketë plaf politik që mbulon turpe të tilla!... Për më tepër, nuk e shohim të nevojshme të themi. Me këtë rast, dhe për rrethanë lehtësuese, nga ju kërkohet: 1. Të jepni urgjentisht dorëheqje nga "detyra" e "përfaqësuesit politik" të UÇK-së dhe çdo veprim tjetër destruktiv! 2. Të kërkoni ndjesë publike për të gjitha dëmtimet tuaja, bërë qëllimisht strukturave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe popullit shqiptar! 3. Të deklaroni publikisht tutorët tuaj politikë dhe të demantoni planet e tyre sekrete! 4. Të pamundësoni në çastin e fundit një "marrëveshje" të padenjë për shqiptarët e kësaj treve legjitime etnike shqiptare! SHEFI I SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR/ SHËRBIMI EKZEKUTIV Korab Dibra, d.v. _________________________________________________________________ Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp
More information about the ALBSA-Info mailing list |