Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Nga internet ''HIMARA'' (Dhemje Himariote dhe me teje)

Uk Lushi ulushi2 at msn.com
Wed Aug 8 10:56:33 EDT 2001


  
  
  

INTERVISTE ME VANGJEL LLAZARIN  
KRYETAR I SHOQATES  
" BREGDETI"  

TE  ZONES  SE  HIMARES  
NGA  PALASA  DERI  NE  NIVICE  

                                           

Pyetje: Si ka ndikuar ne karierën tuaj publicistike qënja nga Bregdeti i  
Jonit ?  
Përgjigje: "Bregdeti Jon ose sic quhet i Himares, kjo perlë e rallë jo vetëm  
e bregdetit shqiptar, por edhe e Mesdheut Verilindor, që radhitet e  
trembëdhjeta në kontinentet përballë nga resurcet natyrore, ekologjikë e  
ambjentalë, është një poezi më vete. Atë e kanë krijuar me sqep e thonjë mbi  
gurë "zgalemët" me "gjeraqinat" e tyre bregdetas në shekuj, që në  
bashkëveprim me natyrën e trasformuar në një " lule vilajeti q`i ka bota  
sevda" sic i kanë ligjëruar bilbilat e tij popullorë. E në gënet, nga damarët  
e gjakut, si në shumicën e bregasve, mbase dhe mua, grimca më kanë ushqyer të  
bukurën, romantiken, të lavdishmen e Himares për të shkruar nëpër gjinitë e  
ndryshme të prozës pse jo aty këtu dhe poezitë".    
Pyetje: Edhe pse në një moshë relativisht jo të re, ju po punoni mbi  
mundësitë e moshës, intesivisht për Zonen. C`farë të shtyn?  
Përgjigje: "Bregu ky thinjosh 2400 vjecar, ka rënë në shtratin e lëngimit. Ju  
larguan "zgalemët" dhe "gjeraqinët" fluturuan për të shpurë dhëmbët tek është  
buka. Vëndi ynë nuk I mbante, se pronën, ato rrypa mbi shkëmbinj që I bënë me  
mundë e djersë breza të tërë dhe i mbrojtën me gjak ne shekuj, i zaptoi  
"kucedra" me mëndësi krimidhe me "veladon" për tu maskuar. Dhe më e keqja në  
këtë zbrazëti të krijuar, në këtë shkretëtirë që po bëhet, prunë "egërsira"  
për ta kthyer atë stoli të natyrës në fole krimesh dhe ligësish. Pra, të rish  
I qetë duke parë të thinjurin, të kaltërin, të veshurin me manton e gjelbër  
dhe me sy të shndritur që thëret: Jam këtu, jam gjallë, ejani të zhdukim  
bashkë kucedrën! Ja pra, mua afro 80 - vjecarin, por edhe me mijëra e mijëra,  
mbi 47 mijë bregdetas, brënda dhe jashtë krahinës së vëndit, na bën të  
ngrihemi të tërë, si një trup I vetëm, nën shëmbullin e kapedanëve të  
luftojmë të zhdukim kucedrën, të marim pronat dhe me format kontemporane,  
industrinë turistike, me djemtë tanë, të c`bllokojmë këtë "minierë floriri"  
dhe të krijojmë parajsën e humbur të popullit punëtor, trim e fisnik të  
Bregut".    
Pyetje: C`mund ëtë na thoni për shoqatën AK "Bregdeti"?    
Përgjigje: "Është një detashment I organizuar që e diktoi nevoja për t`u  
krijuar për mbrojtjen e identitetit, autoktonësisë, për mbrojtjen e lirive  
dhe të drejtave të popullit që po I nëpërkëmbin struktura destruktive  
qeveritare dhe partiake. Shoqata lufton së bashku me popullin e bregdetit te  
Himares, të garantojë në radhë të parë, pronën e tij që hajdutët dhe  
uzurpatorët, të nxitur nga të gjitha qeveritë e dekadës së tranzicionit, duke  
ecur nëpër gjurmët e parardhësve diktatorë, me ligje antidemokratike kanë  
marë pronën e trashëguar, duke imponuar emigrimin dhe me prurjen e banorëve  
nga të katër anët e vëndit, kanë ushtruar gjenocid dhe shpërbërjen e  
popullsisë autoktone të Bregut. Kuvendi Mbarëbregdetar që u mblodhë në Himarë  
më 23 Prill të këtij viti, mori vendime dhe ngarkoi një përfaqësi që, mbasi  
t`ju bëjë edhe një herë të qartë qeveritarëve, partiakëve dhe gjithë  
përfaqësive diplomatike të akredituar në Republikën e Shqipërisë, kërkesën e  
gjithe krahinoreve himarjote për kthimin e pronës së tyre të trashëguar, të  
shpërthejë në masa të skajshme demokratike për ti marë vetë pronat e tij  
sipas kadastrës së paraclirimit. Shoqata "Bregdeti" dhe përfaqësia e Kuvëndit  
këtë dertyrë të shenjtë I ka vënë kohët e fundit vetes, për tu bërë zot I  
Bregut per gjat vijes se Jonit me cdo cmim që ta lypë nevoja. Sigurisht në  
këtë drejtim është llogaritur ndihma decidonjëse e bijëve të tij të emigruar  
të vjetër dhe të rinj në: Greqi, SHBA, Itali, Francë, Gjermani e në të katër  
anët e botës. Kjo ndihmë si dhe më parë nuk do të na mungojë".   Ju  
faleminderit.  Tiranë 26 Gusht 2000.    

                                                                               
                           Intervistoi  
                                                                               
                         Valter Lazëri  
                                                                               
       Kryeredaktor i Internet "Himara" Get more from the Web.  FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list