Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] 150 emigrante debohen / Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Aug 7 20:57:34 EDT 2001


Greqi, vendasit debojne 150 emigrante shqiptare

Greqi, vendasit debojne 150 emigrante shqiptare


Ultimatumi per largimin e refugjateve shqiptare ne fshatin Lutra te ishullit te Mitilinise ka marre fund me debimin e tyre nga toka helene. Mase ekstreme, per te cilen qeveria greke ka mbajtur qendimin e vet, duke e konsideruar nje akt te tille te padrejte


Pas perfundimit te afatit per dorezimin e dokumentave per legalizimin, shume emigrante shqiptare jane debuar nga toka helene per mungese te lejeve te qendimit. Madje nuk kane munguar edhe rastet ekstreme kur gjithe emigrantet shqiptare, qe punonin ne nje fshat grek jane shpallur te padeshirueshem. Dhe jo vetem kaq, por me ane te nje ultimatumi te vete banoreve, refugjateve tane iu eshte kerkuar te largohen. Keshtu plot 150 emigrante jane larguar nga fshati Lutra ne ishullin e Mitilenes, pas ultimatumit vene nga banoret. Nderkohe qe per nje akt t etille ka patur reagime edhe nga qeveria greke. Sipas zedhenesit te saj, qeveria greke ka denuar aktin e fshatareve greke per debimin kete jave te emigranteve shqiptare nga fshati Lutra. Ne nje deklarate per shtyp dhene posacerisht me kete rast zedhenesi ka theksuar se "qeveria denon ekstremizmat dhe se cdo akt duhet te behet ne kuader te ligjshmerise dhe t'u bindet vendimeve te drejtesise. 


Debimi arbitrar i emigranteve shqiptare nuk perputhet dhe nuk e nderon nivelin kulturor te popullit tone. " eshte theksuar ne deklarate.


Debimi i refugjateve tane atje, eshte vendosur padrejtesisht edhe sipas vete autoriteteve greke, ku banoret te revoltuar jane shprehur ne shenje proteste per denimet, sipas tyre, te lehta ndaj kater shqiptareve qe para nje jave kishin rrahur portierin dhe klientet e nje bari. Pasi portieri nuk kishte pranuar qe ata te futeshin brenda ne bar. Kjo mase ka pasur edhe operacionet e vazhdueshme por jo te permasave masive te ndermarra nga policia helene, ndaj emigranteve te paligjshem, kryesisht atyre shqiptare. Vetem pak dite me pare, sipas Deutche Velles, behet e ditur se gjate dy javeve te fundit nga pika kufitare e Kakavijes jane kthyer rreth 7 mije emigrante shqiptare. Nderkohe, sipas BBC, mesohet se ne Greqi kane paraqitur kerkesen per legalizim rreth 351 mije emigrante te paligjshem, me shume se gjysma e tyre jane shtetas shqiptare. Ata tani presin te pajisen me nje leje te perkohshme qendrimi e pune, qe vlen per gjashte muaj, pas se ciles te gjithe perfituesit kane mundesi te pajisen edhe me karten e gjelber, nje shans me shume per garancine e qendimit te tyre atje. Qeveria greke deklarohet e kenaqur nga ecuria e fazes se pare te legalizimit, por nje organizate per solidaritetin me emigrantet thote se vetem 60 perqind e emigranteve te paligjshem munden te perfshiheshin ne proceduren e regjistrimit qe perfundoi ne fillim te muajit gusht.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Make international calls for as low as $.04/minute with Yahoo! Messenger
http://phonecard.yahoo.com/
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list