Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Orthodox Conference and Mass in Greek & Albanian / Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Aug 4 08:02:15 EDT 2001


Perurohet Shen Vlashi

Durres - Perurohet kisha e Shen Vlashit ne Durres nga kryepeshkopi Anastas. Perurimi i kesaj kishe te kthyer ne simbol per besimtaret e krishtere ka perkuar me 9 vjetorin e fronesimit si kryepeshkop i Tiranes, Durresi dhe te gjithe Shqiperise i fortlumturise se tij kryepeshkopit Anastas. Me rastin e kesaj ngjarjeje u organizua dhe nje meshe festive e udhehequr nga kryepeshkopi i Shqiperise. Mesha u degjua ne te dyja gjuhet, shqip dhe greqisht. Ne meshen dhe ceremonine e organizuar moren pjese klerike dhe besimtare delegate ne konferencen e trete kleriko-laike te ortodoksise. Kjo konference treditore e zhvilluar ne ambjentet e manastirit te Shen Vlashit ne fshatin qe mban emrin e shenjtit Vlash, dje shenoi dhe diten e fundit te saj. Delegatet ishin nga te gjitha qytetet e Shqiperise, te perzgjedhur nga kishat orthodokse te rretheve perkatese. Ne konference eshte diskutuar midis te tjerash per nje organizim me te mire struktural t` kishes orthodokse. 

V.Qyrfyci 

08/04/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Make international calls for as low as $.04/minute with Yahoo! Messenger
http://phonecard.yahoo.com/
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list