| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ShekulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Apr 30 23:52:30 EDT 2001
Kryetari i PD-së akuzon Qeverinë se po shkel të drejtat e pakica etnike ne vend Regjistrimi, Berisha përkrah OMONIA-n TIRANË - Berisha përkrah kërkesat e pakicave në kërkesat e tyre për shënimin e kombësisë gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë. Kryetari i PD-së ka mbështetur kërkesat e organizatës minoritare OMONIA duke dënuar njëkohësisht qeverinë "Meta", e cila sipas tij ka injoruar zërin e pakicave në vend duke mos pranuar që në regjistrat e popullsisë të shënohet edhe përkatësia e tyre etnike, duke shkuar në kahje të kundërt me të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Sipas tij, mosmarrja parasysh e kërkesës së këtyre të fundit për përfshirjen e kombësisë gjatë regjistrimit, është cënim i të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare. Berisha tha se mohimi i kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë me kombësi joshqiptare, e bën këtë proces jotransparent dhe jashtë standarteve evropiane. Sipas Berishës, ky regjistrim është mbështetur në kushtetutën komuniste të vitit 1976 dhe cënon liritë dhe të drejtat e pakicave kombëtare. "Duke mos shënuar përkatësinë etnike të qytetarëve, e drejtë kjo e dhënë që nga vitet '13 e deri në '70-ën, e mohuar në kushtetutën staliniste të vitit 76, qeveria Meta cënon rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve",- pohoi Berisha në një propononcim për shtypin. Sipas tij, mohimi i kësaj të drejte për pakicat kombëtare që jetojnë në Shqipëri jo vetëm shkel parimet themelore demokratike por krijon probleme serioze për integrimin e vendit në institucionet demokratike. "Ajo bie ndesh me konventën evropoane të të drejtave të njeriut dhe konventën ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të pakicave etnike të nënshkruara nga shteti shqiptar", - shtoi kryetari i PD-së. Berisha sqaroi se cënimi i këtyre të drejtave në momentin që Shqipëria ka aplikuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunim asocimit të Bëshkimin Evropian si dhe vazhdon të jetë në monitorim të plotë nga organizmat ndërkombëtare përsa i përket proceseve të saj demokratike, e rrezikon thellësisht vendin. Duke e konkretizuar këtë Berisha pohon se "Shqipëria rrezikon thellësisht angazhimin e saj të fituar në Këshillin e Evropës dhe largohet me afat të pacaktuar nga marrëveshja e associmit me Bashkimin Evropian". "PD, si njw parti qw nw themel tw programit tw saj ka liritw dhe tw drejtat e individit dhe tw pakicave duke qenw prerw kundwr çdo manipulimi politik me kwtoliri dhe tw drejta konsideorn si interes jetik dhe kombwtar shndrimin e Shqipwrisw nw modelin e trajtimit tw pakica kombwtare", -thuhet nw deklaratwn e lexuar nga vetw Berisha dje nw konferencwn e shtypit. Regjistrimi Procesi i regjistrimit të popullsisë është kundërshtuar nga përfaqësuesit e pakicave gjatë muajit prill, pasi sipas tyre nuk shënohet përkatësia etnike dhe fetare e qytetarëve të regjistruar, Përfaqësues të organizatës OMONIA u kanë bërë thirrje pakicave që ta bojkotojnë regjistrimin në disa ozna në Jug të vendit, por burime zyrtare nga INSTAT kanë deklaruar se deri tani është regjistruar mbi 90 për qind e popullsisë. Përfaqësues të organizatës OMONIA kanë pasur edhe një takim me Kryeministrin Meta, i cili i ka sqaruar ata se ky lloj regjistrimi është më tepër një proces regjistrimi, i fokusuar në planmin ekonomik, por nuk është arritur ndonjë mirëkuptim. Meta ka premtuar se kërkesat e OMONIA-s ishin të realizueshme në një proces tjetër , ku të do përfshiheshin edhe kërkesat e tyre. Megjithatë banorët e disa zonave minoritare në Jug të vendit kanë refuzuar të rregjistrohen. Procesi i regjistrimit, i planifikuar të zgjasë 1 muaj është financuar nga Këshilli i Evropës dhe kap një vlerë prej .2 milion euro. Kësaj shume i janë shtuar edhe 30 mijë euro të tjera nga qeveria shqiptare. Ky është rregjistri i parë i popullsisë gjatë viteve të demokracisë si dhe i pari që prej vitit 1974. Që prej këtij viti, nuk ka patur ndonjë rregjistrim kombëtar, vecse rregjistrimit që kryhej në bashki gjatë pashaportizimti të familjeve. Por edhe ky regjistrim nuk ka qenë i rregullt pasi ndërkohë që qytetarët bënin pashaportizimin në një qytet tjetër ku vendoseshin, ata nuk bënin crregjistrimin nga qytetiti i tyre i mëparshëm. Të dhënat e rregjistrimit më të ri kombëtar, do të merren pas përpunimit të tyre nga zyrat e INSTAT Eva Londo --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |