| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KadareAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Apr 30 09:59:12 EDT 2001
Botohet për herë të parë në shqip, romani i parë i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Qyteti pa reklama eshte shkruar ne Moske ne 1959.
I shkruar kur Kadare ishte student në Institutin Gorki në Moskë, romani Qyteti pa reklama është vepra e parë e Kadaresë, që e cileson këtë vepër, si urën e vërtetë që lidhi përfundimisht jetën e tij me letërsinë. Sic tregon dhe vetë shkrimtari I mirënjohur, kandidat për cmimin Nobel, Qyteti pa reklama ka shumë të vecanta dhe secrete. Romani, u përvijua në mendjen e tij, në moshën e bukur dhe të vrullshme të jetës studentore, dhe fillimisht u hodh në shiritin e një magnetofoni ndërsa më vonë, Kadare tregon se gjeti dëshirën dhe vullnetin për ta shkruar dhe përfunduar. Romani, është prezantuar fillimisht si një tregim në gazetën e atherëshme Zëri I Rinisë, por kritikët e asaj kohe e kritikuan atë për ndikimin decadent në përmbajtje dhe formë. Më vonë, një pjesë e Qytetit pa reklama u botua në përmbledhjen :Ftesë në studio për tu sjellë tashmë i plotë me 80 faqe, nga shtepia botuese "Onufri". Megjithatë edhe pse romani nuk është botuar më parë tek ne, lexuesit francez dhe ata grek , janë njohur me kohë me këtë vepër të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, pasi romani është botuar para disa vitesh në disa frëngjisht dhe greqisht. Ndërsa për botimin e tij në gjuhën shqipe, botuesit tregojnë se Kadare nuk ka ndryshuar asgje nga teksti i Moskes, duke gjykuar se ishte e pamundur te ndreqte dicka ne nje liber qe ishte shkruar me stil te ndryshem nga romanet e mevonshme dhe qe keshtu ruan vleren dhe shijen e nje kujtimi te larget të rinisë së shkrimtarit të madh shqiptar.
Eva Simoni
---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |