Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Te na rroje Metalugjiku

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Fri Apr 27 13:40:47 EDT 2001


ELBASAN - Një viç me dy kokë ka lindur ditët e fundit në fshatin Gjocaj të 
Peqinit. Viçi ka dy kokë të ngjitura në qafë dhe ushqehet me dy gojë, secila 
me buzët, nofullat dhe gjuhet e veçanta. Ai ka katër sy, dy hundë dhe katër 
veshë. Për këtë lindje të rrallë në fshatin Gjocaj, 7 km. larg Peqinit, 
biokimisti Pëllumb Cepa, pohoi për ATSH-në se, kjo anomali vjen si pasojë e 
keqformimeve në genotip(ADN), duke sjellë pasoja kryesisht në pamjen e 
jashtme të gjallesave. Fenomeni i lindjeve me anomali është bërë shqetësues 
në vitet e fundit për rrethin e Elbasanit, pasi brenda një harku kohor prej 
tre vitesh janë evidentuar anomali si në njerëz, ashtu edhe në kafshë. 
Kështu dy vite më parë në maternitetin e Elbasanit një grua nga një fshat 
pranë qytetit solli në jetë një një djalë me pjesën e poshtme të trungut të 
ngjitur në gjoks dhe me dy organe gjenitale. Një vit më parë një grua po nga 
një fshat i Elbasanit lindi një fëmijë, një pjesë e trurit të të cilit ishte 
jashtë kafkës. Ndërsa tre vite më parë në Cërrik lindi një dash me katër 
brirë dhe në fshatin Gjonme një viç pa organe gjenitale. in/an 
(ATSH/BalkanWeb)

_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list