| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zbulime ne Butrintaalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.eduThu Apr 26 15:51:52 EDT 2001
Diaporit: Zbulohen 6 dhoma luksoze me mermer, shek. I pas Krishtit Lajmi i ores 5:00 PM TIRANE - Gjashte dhoma luksoze te shtruara me mermer, te cilat i perkasin shekullit te I pas Krishtit u zbuluan ditet e fundit gjate nje ekspedite shqiptaro-angleze, ne vilen romake te Diaporitit, qyteze ne jug-perendim te Liqenit te Butrintit. Prof.as.Dr Luan Perzhita, drejtues i pales shqiptare ne kete ekspedite tha per ATSH-ne se, "zbulimi i ketyre dhomave te te shtruara me mermer tregon nivelin e larte te jeteses ne qytezen e Diaporitit". Sipas tij, gjate germimeve arkeologjike eshte gjetur edhe nje kanal qe mendohet te jete shtrire ne te gjithe qytezen per qarkullimin e ujrave. Ne ambientet e ketyre dhomave jane gjetur mjaft objekte arkeologjike si ene qeramike, ene qelqi, gota, filxhan, ene qilari, kandila , monedha etj. Qyteza antike e Diaporitit ndodhet 5 km larg Butrintit jo shume larg qendres antike te Kalivose. Diaporiti eshte permendur vetem si emer ne nje shkrim te arkeologut italian Ugolinit, i cili kishte konstatuar dy rrenoja. Ndersa germimet ne qendren e re arkelogjike te Diaporitit filluan per here te pare vitin e kaluar gjate ekspedites shqiptaro-angleze. in/ko (ATSH/BalkanWeb)
More information about the ALBSA-Info mailing list |