Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Apr 25 07:19:08 EDT 2001


Pakicat, vazhdon pakenaqesia ndaj regjistrimit

Korce-Pakicat kombetare shprehin pakenaqesi per regjistrimet. Ndersa eshte drejt perfundimit regjistrimi i popullsise ne rajonin e Korces pakicat kombetare dhe minoriteti qe banon ne kete rajon ka refuzuar pjeserisht procesin e regjistrimit. Pretendimi i tyre kryesor eshte mungesa ne listat regjistruese te kombesise dhe te besimit fetar. Me te ndjeshme keto kane qene ne zonen e Drenoves, dhe ne pakicat kombetare maqedonase. Sami Mecollari pergjegjes i zyres se statistikave, eshte shprehur se ka perfunduar ne te gjithe rajonin regjistrimi i popullates. Nderkohe, ne nje konference shtypi te mbajtur disa dite me pare, ka qene Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se, deputeti Ligoraq Karamelo, qe ka bere te njohur lajmin e refuzimit te regjistrimit kombtar ne rajonin e Korces nga minoriteti grek qe banon ne kete treve. "Kane qene te rralla refuzimet e minoritetit maqedonas qe banojne ne zonen e Prespes", shprehen ne zyren e statistikave te qarkut te Korces. Jani Male kryeregjistrues ne kete rajon, konfirmon perfundimin e te gjithe procesit te regjistrimit ne zonen e Prespes. Edhe ketu, nje pjese kane refuzuar te marrin pjese ne regjistrim me te njejtat motive si ato te minoritareve greke. Sipas tyre, regjistrimi i popullsise, duke vendosur kombesine e besimin fetar do e evidentonte me se miri edhe numin e pergjithshem te maqedonasve ne Shqiperi. 

R. Corbaxhi 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list