| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Reagim i Konferences GjyqesoreAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Apr 23 23:55:43 EDT 2001
Mocioni per shkarkimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Larte nuk gjen mbeshtetje ne Kushtetute -Sipas Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare- TIRANE, 23 Prill/ATSH-Ledi Koraqi/. Mocioni qe nje grup deputetesh paraqiten pak dite me pare ne Kuvend per shkarkimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Larte nuk gjen mbeshtetje ne Kushtetuten e Shqiperise. Ne kete perfundim ka arritur Keshilli Ekzekutiv i Konferences Kombetare Gjyqesore, ne mbledhjen e tij zhvilluar te henen. Ne 11 prill, nje grup prej 10 deputesh depozituan ne Kuvend nje mocion per shkarkimin e tre anetareve te Gjykates se Larte, Agron Lamaj, Vladimir Bineri dhe Kristaq Ngjela. Kerkesa per shkarkimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Larte vjen pas disa masave ndeshkuese te marra nga Keshilli i Larte i Drejtesise ndaj gjyqtareve te Fierit, te cilet me me nje vendim jo te drejte liruan nga burgu, ne janar te ketij viti, Kudret Hoxhen, i akuzuar si trafikant droge dhe per armembajtje pa leje. Kryetari i Keshillit Ekzekutiv te Konferences Thimio Kondi, thekson se gjyqtaret nuk mund te shkarkohen nga detyra per shkak te vleresimit te ndryshem te vendimeve gjyqesore, nga organet e tjera jashte pushtetit gjyqesor. Keshilli Ekzekutiv ve ne dukje se Gjykata e Larte, me nje vendim te dates 2 Shkurt 2001 ka dhene dy vendime: te lere ne fuqi masen e arrestit me 20 dite burg, te marre nga gjyqtari i Fierit Dritan Devole, si dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjyqtarit te Fierit Piro Sota, per arrest ne burg pa afat per te pandehurin Hoxha, por per nje akuze te re. Gjykata e Larte e ka lene ne burg pa afat te pandehurin Kudret Hoxha. Por ne 15 Prill gjyqtarja e Fierit Arta Dano vendos ta lere te lire te pandehurin. Me pas KLD mori vendimin per shkarkimin e gjyqtares Arta Dano. Pas kesaj ceshtja e Kudret Hoxhes nuk eshte paraqitur me ne Gjykaten e Larte. Keshilli Ekzekutiv i Konferences ve ne dukje se eshte ne interes te tere sistemit gjyqsor, ndaj kjo situate e krijuar duhet te zgjidhet, duke respektuar nje proces te rregullt ligjor ne perputhje me dispozitat kushtetuese. /k.sh/ --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |