Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zbulime te rendesishme ne Butrint

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Apr 23 11:41:50 EDT 2001


ATSH/BalkanWeb)
  Butrint: Zbulohen 3 varre shenjtoresh e martiresh, shek. V pas KrishtitLajmi i ores 3:00 PM TIRANE - Tre varre shenjtoresh dhe martiresh, qe datojne fundin e shekullit V dhe fillimin e shekullit VI pas Krishtit, u zbuluan ditet e fundit gjate nje ekspedite shqiptaro-angleze, ne Baziliken e qytezes se Diaporitit, zone ne anen jugperendimore te Liqenit te Butrintit. Varret te cilat ndodhen ne siperfaqen e apsides dhe sanktuarit (pjesa ku ndodhet altari) te Bazilikes, sipas specialisteve, perbejne nje rast unikal ne territorin e Shqiperise. Prof As.Dr.Luan Perzhita, drejtues i pales shqiptare ne kete ekspedite, duke mbeshtetur kete mendim, i pohoi ATSH-se se, "deri tani nuk eshte evidentuar asnje kishe e cila te jete ngritur mbi varre shenjtoresh ose martiresh". Ai tha se, "varret do te hapen gjate kesaj jave per te saktesuar me pas perkatesine kohore si dhe kujt i jane kushtuar". Ne siperfaqe te apsides jane gjetur gjithashtu objekte qeramike te importuara dhe vendase, ene qelqi, gota, filxhan, llampa vaji dhe monedha te cilat ndihmuan ne datimin e varreve. Qyteza antike e Diaporitit ndodhet 5 km larg Butrintit jo shume larg qendres antike te Kalivose. Diaporiti eshte permendur vetem si emer ne nje shkrim te arkeologut italian Ugolinit, i cili kishte konstatuar dy rrenoja. Ndersa germimet ne qendren e re arkelogjike te Diaporitit filluan per here te pare vitin e kaluar gjate ekspedites shqiptaro-angleze. Ne kete ekspedite u zbuluan ambiente te viles romake (terma), banesa te suvatuara dhe te ngjyrosura, muret rrethuese te qytezes, te cilat here-here futen ne ujerat e Liqenit te Butrintit, skela (Limani) ku ankoroheshin anijet, e gjithe planimetria e bazilikes paleokristiane, banesat rreth saj dhe nje furre pjekjeje. in/an (ATSH/BalkanWeb)


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list