Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] DEKLARATË

Korab Hoxha KorabH at excite.com
Thu Apr 19 04:32:41 EDT 2001


KOMITETI PËR MBROJTJEN E TROJEVE SHQIPTARE

PA BASHKIMIN TONË POLITIK NUK MUND TË ARRIHET BASHKIMI LUFTARAK
( DEKLARATË POLITIKE Nr. 1 )

Duke u nisur nga situatat e krijuara në trojet tona shqiptare nën 
"Maqedoni", si dhe reagimet e ndryshme të opinionit tonë kombëtar pas
publikimit të Platformës së Komitetit të Mbrojtjes së Trojeve Shqiptare (
shkurt: KMTSH ),  kryetari i Grupit Nismëtar ( 7 anëtarësh ) deklaron, si 
vijon:
1. Kjo është një iniciativë me qëllim që sa më parë të organizohet një
Kuvend në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike,
organizatat, shoqatat dhe individët atdhetarë pa dallim krahine, feje dhe
ideje. Në këtë kuvend do të aprovohet Platforma Politike dhe Organizative e 
KMTSH-së. Gjithashtu do të zgjidhet edhe Kryesia e KMTSH-së, në të cilën
Kryesi partitë, organizatat dhe shoqatat do të përfaqësoheshin me nga dy
përfaqësues; kurse, individët me nga një.Ne Grupi Nismëtar do të propozojmë
që Kryetari i KMTSH-së të jetë nga të pavarurit; sepse, edhe ne si Grup
Nismëtar i takojmë një organizate politike dhe poqese Kryetari i KMTSH-së do
të zgjidhej nga ne apo ndonjë organizatë a parti politike kemi frigë se
Kryetari i KMTSH-së do të anonte nga Programi i partisë ose organizatës që i
takon.
2. Të bindur se shumë organizata e parti politike kanë forca ushtarake pas
bashkimit tonë politik në KMTSH do të bëhej edhe bashkimi e konsolidimi i
grupeve guerile në një formacion ushtarak me emrin UCK.
3. KMTSH do të organizonte Komitetet e Rretheve si: në Kumanovë, në Shkup,
në Tetovë, në Gostivar, në Kërçovë, në Dibër, në Strugë, në Ohër dhe në
Manastir. Dhe, çdo komietet i rrethit përkatës do të organizonte komitetet e
fshatrave dhe lagjeve nëpër rrethet përkatëse. Në mungesë të këtij
organizimi luftohej në malet e Sharrit dhe të tjerët rrinin nëpër kafenetë e
Tetovës, sikur lufta të zhvillohej në ndonjë vënd të Afrikës. Në mungesë të
këtij organizimi nuk organizoheshin demonstrata në Gostivar, në Kërçovë, në
Dibër, në Strugë etj. , por organizoheshin demonstrata në Prishtinë, në
Deçan dhe Prizren, të cilat ishin shumë dometheënëse dhe mbështetje e madhe 
për luftëtarët e UCK-së, por do të ishte më domethënëse dhe më kuptimplote
nga njëra anë dhe do ta rrëzonim për toke akuzën e shovinstëve maqedonas se
gjoja Kosova po na e rrezikon "Maqedoninë"; sikur, të arrinim që në të
gjitha trojet shqiptare të organizonim demonstrata, ashtu siç ishte ajo e
Tetovës, besojmë se edhe faktori ndërkombëtar do të reagonte ndryshe nga 
reagimi i mëparshëm dhe aktual.
4. Grupi Nismëtar i KMTSH-së apelon te kryetarët e dy partive politike në
"Maqedoni": Arbër Xhaferri i PDSH-së dhe Ymer Ymeri i PPD-së që të largohen
nga kolaborimi i tyre me pushtuesit fashist të Shkupit, dhe konkretisht
kërkojmë që të gjithë deputetët shqiptarë dhe ministrat e tyre në qeverinë
fashiste të kriminelëve Trajkoski-Georgieski të tërhiqen nga kolltuqet e
tyre që ua ka dhënë populli shqiptar pas premtimeve që i kanë bërë popullit 
për të realizuar të drejtat legjitime që i takojnë një populli prej një
miljoni.
5. KMTSH konsideron se lufta do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por më në
fund populli ynë do t'a realizojë të drejtën e vet, të njohur në të gjitha
konventat ndërkombëtare - të drejtën e vetëvendosjes.

Dibër, 18 prill 2001 Kryetari i Grupit Nismëtar të KMTSH-së
Kushtrim Uskana










_______________________________________________________
Send a cool gift with your E-Card
http://www.bluemountain.com/giftcenter/





More information about the ALBSA-Info mailing list