Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shtepia e Kadarese

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Apr 18 15:45:24 EDT 2001


Gjirokastër: Ndërpritet restaurimi i shtëpisë së Kadaresë, mungojnë fondetLajmi i ores 9:00 PM 
GJIROKASTER - Jane nderprere punimet per ringritjen e shtepise se shkrimtarit Ismail Kadare ne lagjen Palorto ne qytetin e Gjirokastres, e djegur aksidentalisht ne tetor te vitit 1999. Sipas Arben Lenjes, pergjegjes ne zyren e zhvillimit ne Bashkine e qytetit, shkak per kete nderprerje te punimeve eshte bere mungesa e fondeve. Mbas djegjes se shtepise,nje nga banesat me arkitekture karakeristike ne qytetin muze, qeveria shqiptare miratoi nje fond prej 5 milione lekesh , fond me te cilin filloi ringritja e saj. Por sipas eksperteve, realizimi i plote i projektit te hartuar per ringritjen e shtepise kerkon nje fond me vlere 33 milione leke, ndersa financues te projektit do te ishin Ministria e pushtetit lokal dhe Ministria e kultures. Deri tani, tha Lenja, asnje nga ministrite nuk ka celur fondet per vazhdimin e punimeve restauruese ne shtepine e shkrimtarit te njohur. Projekti ne fjale parashikon ringritjen e shtepise sipas modelit autentik te kesaj banese e ndertuar afro 200 vjet me pare dhe shtrirjen e saj brenda ansamblit arkitekturor te qytetit te gurte. Ndonese restaurimi i baneses do te respektoje elementet arkitekturore te ndertimit te mjediseve te brendshme, disa nga mjediset e brendshme do te marrin funksione te reja, si salla e bibliotekes, bujtina e miqve, dhoma e lindjes se shkrimtarit et. Shtepia do te jete nje mjedis i vizitueshem per turistet dhe adhuruesit e shkrimtarit. in/ko (ATSH/BalkanWeb)



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list