| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per BeratinAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Apr 13 19:30:13 EDT 2001
Ne Berat; "Takim Nderkombetar i qyteteve keshtjelle" TIRANE, 13 Prill/ATSH-Klotilda Biçaku/.- Historia dhe tradita folklorike e qyteteve keshtjelle nga shume vende te Europes do te prezantohen ne nje festival folklorik, i cili do te zhillohet ne muajin qershor te ketij viti ne Berat. I titulluar "Takim Nderkombetare i qyteteve keshtjelle" ky aktivtet organizohet nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Bashkia e Beratit ne kuader te 2400 vjetorit te themelimit te qytetit te Beratit. Grupet folklorike nga qytetet keshtjelle do te prezatojne per tre dite me rradhe kenget dhe vallet folklorike te qyteteve qe perfaqesojne, nderkohe qe pjese e festivalit do te jete edhe parada e veshjeve tradicionale te ketyre qyteteve. Nje vend te veçante ne kete festival do te zere edhe çelja e nje panairi artistik ne sheshin qendror te kalase ku do te jene te ekspozuara veshje artistike, piktura ne natyre ne qender te te cilave do te jete qyteti i Beratit, gdhendje ne dru, punime metali si dhe gatime karakteristike te Beratit. Ndersa nata finale e festivalit do te kremtohet ne nje atmosfere festive me fishekzjarre , kembana, zbukurime dekorative dhe shfaqje artistike te improvizuara ne rruge. Pjese e ketij festivali eshte edhe organizimi i nje simpoziumi shkencor ne qender te te cilit do te jete qyteti keshtjelle i Beratit ne zinxhirin e keshtjellave te fortifikuara, perspektiva e qytetit nepermjet Institutit te Monumenteve te Kultures si dhe krijimtaria e ikonografit te njohur shqiptar Onufri, i cili ka pikturuar mjaft kisha ne qytetin e Beratit. * * * Berati, nje nga qytetet me te lashte te Shqiperise Berati, nje vendbanim i hershem ilir i shekullit VI-V p.e.r u shnderrua ne fillim te shekullit III p.e.r ne keshtjelle qytet. I njohur me emrin Antipatrea ne luftrat iliro-romake ne fillim te shekullit XI ishte vater e kryengritjeve kunder sundimit bizantin. Ndersa gjate sundimit te Muzakajve ishte qender e tyre, lulezoi zejtaria si dhe punimi i mendafshit. Ne kalane e Beratit u ndertuan disa kisha me afreske te rralla dhe me vlera te veçanta arktektonike si dhe u hap shkolla e piktures, e cila vazhdoi me pas si tradite. Me zmadhimin e qytetit lindi lagjia Mangalem, me pas Perroi e Vakefi. Sipas specialisteve ne fund te shekullit XVI qyteti i Beratit pesoi renie te madhe me 710 shtepi, ndersa e rimori veten ne shekullin XVII dhe perteriu traditat kultutore. Duke qene se ishte qender sanxhaku filluan ndertimet e kultit musliman si xhamia e Bajazidit II ne shek XV, xhamia Mbret shek.XVI, xhamia e Plumbit 1555, si dhe rindertimi i kishave . Lagja e sotme e kështjellës së Beratit ka tiparet arkitektonike të shekullit të XVIII. Brenda saj ruhen si monumente kulture një varg ndërtesash me vlera të mëdha, të cilat datohen nga shekulli i XIII- XVIII. Vlen të përmendet kisha e Shën Vllahernës, kisha e Shën Triadhës, kisha e Shën Todrit, e pikturuar nga Onufri, dy xhami etj. Ali Pashë Tepelena e 'shtiu në dorë' në vitin 1809 dhe i përforcoi muret e kështjellës shekullore. Roli i saj mbrojtës ra në mesin e shekullit të XIX. Qyteti i Beratit mori pamjen e sotme ne shekullin XVIII e sidomos ne shek. XIX , pas termetit te vitit 1851. Ikonostaset e shek. XVIII tregojne mjeshterine e gdhendjes se drurit. Ne vitin 1780 ne qender te qytetit u ndertua teqeja Helvetive, kurse ne vitin 1797 u ndertua katedralja dhe ne 1827 xhamia e Beqareve. /f.n/ --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |