| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ATSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Apr 13 19:27:47 EDT 2001
Nje kodik i shekullit te XVII ne arkivin e Muzeut Kombetar TIRANE, 13 Prill/ATSH-Klotilda Biçaku/.- Nje kodik me vlera te rralla historike, i cili i perket shekullit te XVII, me origjine nga Vithkuqi i Korçes ndodhet ne arkivin e Muzeut Historik Kombetar. Burime nga Muzeu Historik Kombetar thane te enjten per ATSH-ne se, "kodiku ne gjuhen greke i shtypur ne Venedik te Italise permban kater ungjijte, komente liturgjike dhe kalendarin e festave fetare". Kodiku ka nje numer te madh gravurash me interes te veçante historik, te cilat jane te stilit barok dhe jane e vetmja deshmi qe arti barok europian eshte pelqyer dhe njohur ne Shqiperi. Ndersa kapaku i kodikut ka punime ne reliev prej floriri, te cilat parqesin kater ungjilloret, Mateun, Markun, Luken dhe Gjonin, nje skeme te krishtit ulur ne fron dhe qe ka anash Shen Merine dhe Shen Gjon Pagezorin si dhe disa koka engjejsh. Punimi artistik i kapakut prej floriri i perket shekullit te XVIII dhe eshte i stilit postbizantin. Sipas specialisteve, ky stil kombinon me zhvillimin e ikonografise shqiptare te shkolles se Korçes si dhe me emrat e ikonografeve David Selenica dhe Kostandin Shpataraku. Ne faqet e brendshme te Kodikut ka disa shenime ne greqisht perkthyer nga bizantologu shqiptar Theofan Popa, te cilat saktesojne daten e djegies se Vithkuqit dhe shkaterrimin e kishave te tij ne vitin 1822. /f.n/ --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |