| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] GSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Apr 12 19:52:05 EDT 2001
AKTUALITET Kokaina, misioni në Jug Kush janë rrugët ndërlidhëse të trafikut TIRANE Trafiku i kokainës dërgon në jug të Shqipërisë tre emra të njohur prok-urorësh: Pertef Hamzai, shef i sektorit të antidrogës në Prokurorinë e Përgjithshme; Thoma Jano, kryeprokuror i Prokurorisë së Tiranës dhe zëvendësi i tij Kosta Belhuri- për dy ditë radhazi janë "arratisur" nga institucioni i akuzës. Megjithëse një "mision" "top sekret", tipik për hetimet e labirinteve nëpër të cilat përcillet mielli i bardhë, burimet nga dy institucionet e akuzës nuk kanë mundur të fshehin "mungesën" e treshes së drogës. Gjirokastra, Saranda dhe Lushnja janë emrat e parë të vendeve "pritëse" të hetuesve të rrjetit të drogës, konkretisht të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një inspektimi në pikat ku janë ngujuar super të akuzuarit e trafikut të kokainës. Burimet në fjalë japin dhe dy versionet e mundshme të misionit special të prokurorëve, të cilët mbajnë në dorë një nga dosjet më të rënda të këtij fillimviti, pse jo dhe më të suksesshmet, nisur kjo nga një "bilanc" i thjeshtë i faktesh dhe provash që çuan në shkatërrimin e kartelit kolumbian të kokainës në vendin tonë. Hetime mbi lidhjet ndërkufitare të kartelit shqiptar të kokainës dhe atij grek, verifikimi i korridoreve lidhëse midis trafikantëve të të dyja vendeve, flitet të jetë qëllimi kryesor i udhëtimit të prokurorëve. Duke qenë në një pozicion strategjik, Shqipëria në këto dhjetë vitet e fundit është kthyer në një udhëkryq biznesi për të gjitha trafiqet, ku peshën më të madhe e zë ai i drogës. Kokaina e Perëndimit dhe heroina e Lindjes kanë ulur në një tryezë kapot e trafikut ballkanik. Pas përkthimit të dosjeve voluminoze të ardhura nga Italia, rezultojnë të përfshirë në trafik jo vetëm shqiptarë, por dhe fqinj të tyre. Sipas specialistëve të akuzës, formula-bazë e trafikut të drogës është ajo e një bashkëpunimi perfekt rajonal e ndërkombëtar. Në këtë rast korridoret përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi janë më të preferueshme për trafikantët, kjo falë "kostos" më të vogël të pëcjelljes së "pakove" të kushtueshme vënë në vendet e padukshme të kamionave apo mjeteve të tjera lëvizëse. Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë prononcim publik nga ana e specialistëve të trafikut të kokainës për një bashkëpunim të emërtuar midis emrave të akuzuar. Do të jetë treshja e prokurorëve, ajo që do të verë pikat mbi "i", natyrisht e pasuar dhe nga kontributi i akuzës greke, që me sa duket këtë herë ka vendosur të heqë dorë nga indiferenca e saj për bashkëpunim, shfaqur në fillimet e aksionit ndërkombëtar ndaj kartelit kolumbian të drogës. Por burimet nga akuza citojnë se treshja inspektuese e drogës mund të jetë "mysafire" e "vip"-ave të njohur të drogës. Hadërgjonaj dhe Koçiu i përkasin si "rastësisht" linjës së kthimit të specialistëve që kanë në dorë "mëkatet" e tyre. gazetari>> Tr. Vi --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |