| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Apr 12 19:48:28 EDT 2001
FAQJA E PARE Spekullimi për ca vota më shumë Për ca vota vota më shumë, një parti periferike ka bërë një deklaratë, e cila pritet ti kushtojë shumë asaj që tashmë quhet çështje shqiptare. Përmes një deklarate të shpërndarë nga kryetari i saj, Arben Imami, PAD-i pretendon tu mësojë shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit se cilat janë rrugët se si mund të arrihet bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm. Kjo është koha më e papërtshtatshme për të lëshuar këtë deklaratë të çmendur. Gjithë faktorët shqiptarë, përfshirë dhe UÇK po përpiqen të hedhin poshtë me të gjitha mjetet akuzën se po punohet për krijimin e Shqipërisë së madhe. Kjo akuzë bëhet nga ato kancelari që janë më të ashprat kundër vetëvendosjes së Kosovës apo për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Për të tërhequr vëmendjen e opinionit, Imami dhe PAD mund të jenë rast më tipik i dizekulibrit politik. Por bashkësia ndërkombëtare ndoshta nuk e di se elektorati i kësaj partie mund të jenë sa kapaciteti i një furgoni të linjës së Unazës. Ndoshta janë harruar dhe marrëzitë e mëparshme të tij dhe PAD-it si vizita në Beograd me ftesë të bashkëpunëtorëve të Milosheviçit apo ardhja prej Korfuzit në Sarandë e Gjirokastër para se të kundërshtonte zgjidhjen politike të -97. Imami tani është kryetar i një partie që bën pjesë në koalicion dhe mban postin e ministrit. Ndaj PS duhet të vendosë nëse është e gatshme të paguajë dhe këtë kosto politike që i vjen prej aleatëve të vegjël aventurierë. gazetari>> i.b --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Mail Personal Address - Get email at your own domain with Yahoo! Mail. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |