Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONA - 10 prill 2001

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Apr 10 08:20:04 EDT 2001


Greqia, 50 mije dhrahmi pension cdo himarioti

Nga Himara, Anila BASHA/ Himara, qyteti bregdetar
jugor plot me probleme, nuk e ka ndryshuar shume
pamjen e tij ne kete vit qe ka hyre. Njerezit duket se
nuk jane aq te irrituar, ashtu sikurse ndodhi ne
zgjedhjet lokale te vitit te kaluar. Aty dallget e
detit kane filluar te perplasen tek ndertimet pa leje,
qe sic thone banoret e zones, nuk eshte prekur asgje
qe nga koha e premtimeve te zgjedhjeve lokale. Rruget
kane mbetur po ato, edhe pse ishte premtuar shtrimi i
unazes se qytetit, dhe fondet jane dhene nga qeveria
shqiptare per ndertimin e kesaj rruge. Kur mendon se
zgjedhjet e ardhshme parlamentare po afrojne dhe lufta
politike do te mbetet e hapur si ka qene edhe ne
zgjedhjet e kaluara, situata rendohet edhe me shume.
Ka kaq shume halle ky qytet, tek i cili pretendohet qe
kete vit shteti te vjele te ardhurat me te medha nga
turizmi. 


"Sikur te na japin ndonje kredi per te mbaruar keto
ndertime qe kemi nisur! Si t'i mbarojme? Me se t'i
bejme?" A thua se vertet himariotet jane kaq te
vuajtur ne fakt, por ata, e kerkojne nje gje te tille.
te gjitha investimet e filluara, duhet te perfundojne
gjate ketij viti. Dhe kjo, sepse Himara vertet
aktualisht ka vetem 2000 banore dhe rreth 1700
familje, por numri i popollates, ashtu sikurse cdo vit
tjeter, do t'i kaloje te 10 mije vetet. "Kete vit
fryjne erera te mbara, sepse edhe ata turistet nga
Maqedonia, apo edhe zona te tjera, ketu do te vijne".
banoret e kesaj zone, e kane kuptuar shume mire
fluksin e madh te njerezve qe do t'u bujtin ne dere
kete vit. Por edhe pse bejne perpjekje te medha, duket
se nuk do te kene asnje rezultat deri ne fillimin e
plazhit. Pavaresisht se ndihej fryma e fillimit te
plazhisteve qe i gezoheshin diellit te nxehte dhe
valeve te detit.


Hallet kane mbetur ato te tetorit


Premtimet e dhena ne qytetin e vogel te Himares, duket
se kane humbur ne detin e madh. Himariotet, nuk kane
asnje lidhje me Tiranen, kryeqytetin e Shqiperise. Dhe
kjo per shume arsye. 


"Ne duam qe ju te percillni fjalen tone ne Tirane: ne
duam te shohim ndonje kanal televiziv shqiptar. As
Televizionin Shqiptar nuk na e kap ketu ne Himare. Nuk
dime se c'behet fare nga Tirana. Duhet te behet dicka
per kete sepse ne nuk mund te rrime ne kete gjendje".
Kjo eshte kerkesa e pare e banoreve te zones, te cilet
cdo dite shplodhin syte e tyre jo vetem me detin, por
edhe me kanalet televizive greke, qe duket sikur edhe
antenat e tyre i kane te montuara ne ndonje maje mali
perreth Himares. Ata nuk degjojne asnje gje shqip, dhe
nuk shohin se c'ndodhne anen shqiptare, ndersa jane
shume te informuar per politiken greke ne pergjithesi.
Madje, as Radio Tirana e degjuar shume ne kete zone,
nuk arrin te degjohet. Por serish nuk mbetet ky
problemi kryesor. "Po pe kerkon ti televizor, kur nuk
ke drita?". Gjysmen e fjalorit shqip, dhe gjysmen me
theksin greqisht, dikush aty prane i ankohet personit
qe foli ne mikrofon se ne te vertete, duhet te
trajtoje shqetesimet me te medha. Dhe kjo eshte
mungesa e energjise elektrike nga ora tete e
mengjezit, deri ne oren 9.30 te mbremjes. Dhe kjo per
qytetaret eshte e patolerueshme per njerezit me
pushtet qe zbriten me pompozitet ne Himare per
zgjedhje dhe bene kaq shume premtime. 


Ashtu sikurse edhe nje vit me pare, nuk behet fjale
per telefoni celulare shqipe ne qytetin bregdetar. te
shohim se cfare do te servirin kesaj rradhe per
Himaren biznesmenet e medhenj greke, te cilet kane
marre ne duar dy operatoret celulare te licensuar ne
Shqiperi. Megjithate Panafoni grek i ka shtrire
tentakulat e veta edhe ne territor shqiptar. 


Uji eshte nje tjeter shqetesim i premtuar per
himariotet, por i parealizuar. Grate himariote, kane
gjetur ne te vertete mundesine per te shkuar buze
detit dhe per te lare rrobat, nderkohe qe ai pak uje
qe u vjen e perdorin per te pire. "Uje dhe drita duam,
nuk do te kerkonim ndonje gje tjeter qe per momentin
nuk e kemi", thone ata njezeri. Askush nuk ndjehet
optimist per te ashtuquajturat investime te premtuara
per qytetin e vogel bregdetar. Madje, edhe per rrugen
e Llogarase, qe te con ne Himare, nuk jane shume
optimiste se do te behet. "I kane ngrene parate, i
kane ngrene", thone disa nga banoret, duke i drejtuar
syte lart, si per te thene qeveritaret aktuale. 


Por ajo qe te ben me shume pershtypje ne qytetin e
vogel, eshte pikerisht influenca greke ne kete zone, e
cila vazhdon te rritet kohe pas kohe. Shteti grek,
gjate ketyre muajve qe kane kaluar qe nga zgjedhjet e
tetorit te vitit te kaluar, nuk ka ndenjur indiferent
perballe problemit shqiptar-minoritet grek ne kete
zone. Nenkryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, ish
kandidati per kryetar bashkie ne zgjedhjet e tetorit
te vitit te kaluar, thote se OMONIA eshte e pakenaqur
nga shifra statistikore e dhene per minoritetin grek
ne kete zone. Banoret konfirmojne megjithate, se
shteti grek po ben te pamunduren per me shume
influence ne keto zona. Dhe gjithcka pasqyrohet edhe
tek ndihma sociale qe banoret pleq te Tiranes marrin
nga shteti grek ne baze te nje programi te Bashkimit
Evropian. Ndersa shume kohe me pare, deri ne zgjedhjet
e tetorit te vitit te kaluar, ndihma sociale per ta ka
qene 40 mije dhrahmi, gjate gjithe kesaj periudhe kjo
ndihme eshte rritur edhe 10 mije dhrahmi te tjera,
duke e cuar kete shifer deri ne 50 mije dhrahmi, nje
shifer kjo jo e vogel. Ndersa per ata qe jane
aktualisht ne Greqi, pra pjesa me e madhe e
himarioteve te cilet kane me shume sesa 5 vjet ne kete
vend, perftojne edhe pashaporten greke. Kjo eshte
politika e ndjekur ne garen teper te ashper qe do te
zhvillohet per keto zgjedhje.


Petro Koci-Stavri Marko, ne gare per Himaren


Duke mbetur ne situaten parazgjedhore ne Himare,
perfaqesuesit socialiste i kane bere gati tashme
gjithe propozimet e tyre, ndersa perfaqesuesit e
minoritetitjane akoma ne kerkim te kandidaturave. Zona
elektorale qe perfshin Himaren ka nje shtrirje qe nga
Komuna e Lukoves, Bashkia e Himares, Komuna e
Vranishtit e Brarit dhe Kotes. Sipas kryetarit te
partise socialiste te qytetit te Himares Jorgji Buta,
deri tani keshillat zonale te qytetit kane nxjerre tre
kandidatura kryesore: njera i perket kryetarit te PS
se qytetit te Vlores, ka dale si propozim ajo e Petro
Kocit, sekretar organizativ i PS, i cili eshte me
origjine nga Qeparoi si dhe Anastas Angjelit.
Kandidatura e ketij te fundit perjashtohet nga kjo
zone sepse Ministri i Financave do te vendose
kandidaturen ne Tirane. Sipas zotit Buta, keto do te
jene propozimet qe do te shkojne deri ne konference,
nderkohe qe deri tani ende nuk eshte menduar per
ndonje aleance paraprake mes gjithe forcave politike,
ashtu sikurse ndodhi ne zgjedhjet lokale te tetorit te
ketij viti. Kur permendet emri i Ministrit te Jashtem
shqiptar Paskal Milo, si nje kandidature e mundshme,
Buta thote se ky propozim vjen nga Partia
Socialdemokrate. "Por deri tani nuk dihet se si do te
jete bashkepunimi dhe perzgjedhja ne qender", sqaron
kryetari socialist.


Nuk ndihet e njejta ere ndryshimesh ne struktura,
persa i perket kampit te OMONIA-s. Vasil Bollano, tha
per KJ se vete kjo organizate do te bashkepunoje me
Partine e te drejtave te Njeriut dhe se se bashku do
te nxjerrin nje kandidature per deputet. Bollano tha
se keto zgjedhje nuk duhet te jene absolutisht si
zgjedhjet e tetorit te vitit te kaluar, sipas tij te
manipuluara. "Sa per kandidaturat ne ende nuk kemi
perzgjedhur ndonje", sqaron Bollano. Megjithate nuk
ngurron te thote se eshte ofruar vete per te kandiduar
Stavri Marko, duke dashur te mbeshtetet nga OMONIA dhe
Partia e te drejtave te Njeriut. "Ai e ka sjelle
kerkesen prane organizates sone, por ende ne nuk e
kemi vendosur. Kjo kerkese e tij do te shqyrtohet ne
kryesine e OMONIA-s", thote Bollano per gazeten "KJ". 


Fushata edhe kete here do te jete nje nder me te
ashprat qe do te zhvillohen ne kete zone. pavaresisht
se deri tani qeveria shqiptare ka vene ne dispozicion
te Bashkise se Himares mbi 1 miliarde e 400 milione
leke te vjetra. 


Llogaraja, mali qe u be autostrade


Qafa e Llogarase, ka marre pamjen e nje kantieri
tashme te perfunduar. Askush nuk e mendonte se rruga
qe nga hyrja ne qafen e Llogarase deri ne dalje te
saj, do te rregullohej ne nje kohe kaq te shkurter.
Kolonel Islam Batalli qe eshte njekohesisht edhe shefi
i forcave xheniere te ushtrise qe punojne per
zgjerimin e rruges ne kete zone, tha se deri tani jane
bere gati per asfaltim rreth 6 kilometra, nderkohe qe
po punohet ne nje segment rrugor prej 12.5
kilometrash. "Rruga eshte zgjeruar dy here. Vende
vende ajo shkon deri ne tete metra, por zgjerimi
normal i saj kap te 7 metrat", sqaron Batalli per KJ.
Por kjo nuk ka qene nje pune e thjeshte. Jane arritur
te hiqen rreth 43 mije metra kub shkemb dhe jane bere
rreth 35 mije shperthime per te hyre deri ne brendesi
te Qafes se veshtire te Llogarase. Aktualisht jane
hequr pjesa me e madhe e mjeteve dhe ne pune kane
mbetur vetem 13 te tilla per te vazhduar punimet.
Batalli sqaron se punohet per te mbyllur kete rruge
brenda afateve te caktuara. "Madje ne do ta
perfundojme zgjerimin dhe pastrimin e rruges 10 dite
para afatit", garanton ai duke u shprehur njekohesisht
se ky eshte nje angazhim i ndermarre perpara
Kryeministrit dhePresidentit te Republikes. 


Aktualisht ne Qafen e Llogarase, puna ishte ne fazen
perfundimtare, cka do te thoshte ne te vertete, vetem
heqje e dherave dhe shkembinjve te mbetur.


Pr punetoret mbeten te pakenaqur nga menyra sesi
pagohen per kete pune te bere. "Punojme qe nga ora 7 e
mengjezit deri ne tete te mbremjes. Sa per rrogen mos
na pyet se na dhemb ne zemer. Paguhemi shume pak.
Eshte e vertete se na eshte premtuar rritje rroge 400
perqind, por paga qe ne marrim eshte e ulet. Une
personalisht marr 94 mije leke te vjetra, por ka edhe
shofere qe marrin nga 70 mije leke te vjetra. Ne
patjeter ne perfundim te kesaj pune, e duam nga nje
shperblim", thote nje nga punetoret. Dhe eshte e
vertete qe atyre ushtarakeve qe kane 6 muaj qe punojne
intesivisht per te care malin, u takon nga nje
shperblim per punen e jashtezakonshme qe kane arritur
te bejne. 


04/10/2001
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list