| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nene TerezaEtel deti at ont.comMon Apr 9 01:25:21 EDT 2001
Duke folur per altruizem ne klasen e "speech", mesuesi im shkarazi permendi Nene Terezen si shembull jo altruizmi por utilitarizmi. Ishte heret ne mengjes, keshtu une nuk i kushtova shume vemendje komenteve te tij. Duke u kthyer per ne shtepi po ate dite, mu kujtuan fjalet e tij. Vendos te lexoj disa artikuj ne internet per Nene Terezen. Gjej nje sere artikujsh qe viheshin kunder faktit qe Nene Tereza nuk e meriton gjithe ate fame prej engjelli. Aty thuej se ajo ne fakt nuk eshte ai engjell qe te gjithe e mendojne, por nje "skllave e doctrines se kishes katolike". Permendej fakti qe te gjithe ndihmat financiare qe i jane dhururar qendrojne te paperdorura ne banken e saj, nderkohe qe qendrat e saj bamirese qendronin ne kushte jashtezakonisht te varfra. Gjithashtu, veprat e saj bamirese thuhesh se ishin hipokrite per shkak te faktit se ajo refuzonte te blinte ilace per te semuret, dhe te krijonte kushte sanitare ne "shtepite" e hapura per ata qe vuanin, edhe pse te gjitha burimet financiare nuk mungonin. Me tej thuhej se ndersa te semureve u jepeshin inxheksione me shiringa te perdoruara disa here, dhe nuk u krijoheshin kushtet minimale, Nene Tereza per vete kurohej neper spitalet me te shtrenjta. Aty permendej edhe fakti qe kur ajo ka ardhur ne Tirane, ka vene kurore ne varin e Enver Hoxhes, pa permendur kurre shkeljet e te drejtave njerezore ne Shqiperi prej diktatorit. Hmmm...nuk di c'te mendoj. Ndoshta dikush nga ju ka ndonje mendim? Me te vertete jam cuditur...ndoshta sepse s'kisha marre mundimin te mendoja ndryshe per Nene Terezen. Etel H.
More information about the ALBSA-Info mailing list |