| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta shqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Apr 5 22:43:02 EDT 2001
GAZETA E GJIROKASTRES OSBE dhe Prefektura: Regjistrimi, thjeshtë statistikë GJIROKASTER Dropulli i Poshtëm këmbëngul në kërkesën e tij, për saktësimin e kombësisë në formularët e regjistrimit të popullsisë e banesave. Madje për këtë çështje ata i kanë dërguar dje një letër kryeministrit Ilir Meta, si dhe Prefekturës së Gjirokastrës, ku u kërkohet e njëjta gjë. Institucioni më i madh lokal i Gjirokastrës, si dhe zyra rajonale e OSBE-së, kanë reaguar lidhur me kërkesën e minoritarëve dropullitë. Ndërkohë bëhet e ditur se kryetari i komunës së Dropullit të Poshtëm, Pandeli Toli, ka thënë që "ne do të fillojmë nga puna, aq më tepër që jemi pushtet vendor, e do të zbatojmë ligjin, por sa do të ecë kjo gjë, këtë nuk mund ta themi". Kasëm Lamaj, shef i sektorit juridik, ka thënë, për Gazetën, se "kemi të bëjmë me një regjistrim statistikor, që ka të bëjë me pronën dhe popullsinë e jo me problemet e identitetit". "Aq më tepër që një proces i tillë monitorohet nga donatorët e huaj, dhe Kombet e Bashkuara kanë rëndë dakord që në të gjitha vëndet ku po kryhet një proces i tillë regjistrimi, të dhënat intime nuk do të publikohen, pasi ky është proces ekonomik e social. Përderisa ky regjistrim nuk bazohet mbi dokumente, por mbi informacionet e lira, nuk është e nevojshme që të shkruhet kombësia dhe ky problem nuk e mohon identitetin e njerëzve", -ka theksuar Lamaj, duke shtuar se "këtë ia kemi bërë të ditur edhe zyrës së OSBE-së". Reagim për bllokimin e procesit të regjistrimit në Dropullin e Poshtëm ka pasur edhe nga kjo zyrë. Shefi i saj, Gaston Back, ka thënë për Gazetën, se "ne na vjen keq për bojkotimin e procesit të regjistrimit të popullsisë e banesave, pasi ajo në mënyrë të qartë po fokusohet në aspekte që kanë të bëjnë me kërkime demografike, sociale dhe ekonomike". "Siqoqoftë, ne i kuptojmë shqetësimet e minoriteteve dhe po përpiqemi të organizojmë takime me grupet e të gjitha niveleve të përfshira në këtë proces. Kemi planifikuar që të bëjmë takime me konsullin dhe me OMONIA-n", -ka thënë Back. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |