Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Apr 4 19:31:01 EDT 2001


 5 Prill 2001



                                 GAZETA E GJIROKASTRES

                       INSTAT: Regjistrimi?
                       Ashtu si në Evropë

                       GJIROKASTER

                       Zyra e Institutit të
Statistikave në Prefekturën e
                       Gjirokastrës mbledh e sqaron
minoritarët e Dropullit të
                       Poshtëm. Sipas saj, banorët
janë të detyruar me ligj t'u
                       përgjigjen pyetjeve që kanë të
bëjnë me regjistrimin 1 herë
                       në 10 vjet.

                       Ndërkohë, në gjithë këtë zonë
janë shpërndarë "trakte" në
                       gjuhën greke, të cilat i bëjnë
thirrje Komisionit dhe banorëve që
                       të bojkotojnë regjistrimin e
popullsisë dhe banesave. Në fakt,
                       kështu ka ndodhur. Shumica e
anëtarëve të Komisionit kanë
                       bojkotuar punën, të mbështetur
dhe nga kryepleqtë dhe
                       kryekomunari i Dropullit. Për
këtë problem Prefektura ka
                       organizuar menjëherë një takim
në Dropullin e Poshtëm me
                       përfaqësues të komunës,
kryepleqësive, banorë të krahinës, si
                       dhe përfaqësues të zyrës së
INSTAT-it pranë Prefekturës. "Ky
                       është një proces statistikor,
që nuk i mohon kurrsesi të drejtat e
                       minoritarëve. Kombësia është e
bazuar në dokumente e në
                       regjistrin themeltar. Në
Shqipëri ka edhe minoritete të tjera.
                       Madje, për probleme ekonomike,
ata mund të deklarojnë
                       kombësi të ndryshme. Në këtë
regjistrim ne kemi parasysh
                       përvojën evropiane e botërore",
-ka thënë drejtoresha e Sektorit
                       Demografik pranë INSTAT-it,
Mira Galanxhi. Sipas saj, gjithë
                       qëllimi i këtij që regjistrimi
të bëhet real, si i popullsisë ashtu dhe
                       banesave. "Në fund të fundit,
ka edhe një ligj sipas rë cilit një
                       herë në 10 vjet njerëzit duhet
t'u përgjigjen pyetjeve të
                       detyrueshme, për sa i takon
regjistrimit", -ka theksuar Galanxhi. 

                       Në kundërshtim me këtë të
fundit, ka qenë kryetari i Komunës
                       së Dropullit të Poshtëm,
Pandeli Toli, i cili ka kërkuar medeomos
                       saktësimin e kombësisë e fesë
për shtetasit minoritarë. Madje, në
                       takim ka pasur edhe nga ata që
kanë kërkuar përcaktimin e
                       gjuhës që flasin. "Të kërkosh
kombësinë nuk është gjë e keqe,
                       aq më tepër që kjo kombësi ka
ekzistuar në letërnjoftimet e
                       mëparshme. Ne nuk themi që të
ndryshojnë formularët, por, fare
                       mirë, mund të shtohet një
formular tjetër ku të shtojmë
                       kombësinë dhe besimin fetar",
-ka theksuar Toli. Ndërsa
                       përfaqësuesi i Prefekturës,
Kasëm Lamaj, shefi i sektorit juridik
                       pranë këtij institucioni, ka
thënë se, në fund të fundit, nga gjithë
                       ky proces do të mbetet vetëm
regjistrimi i saktë i popullsisë e
                       banesave, ndërsa gjithë pikat e
tjera janë personale. Ndërsa
                       problemi ka mbetur ende i
pazgjidhur dhe procesi i regjistrimit i
                       bllokuar, partitë politike nuk
kanë reaguar pa u njohur më mirë
                       me problemin dhe pretendimet e
dropullitëve. I vetmi që i është
                       përgjigjur Gazetës, ka qenë
kreu i degës së PSD-së, Vasil Bici.
                       "Unë jam studiues dhe mendoj se
për efekte statistikore
                       regjistrimi i kombësisë mund të
shërbejë. Mund të ishte e
                       kundërta, të ishin minoritarët
ata të mos donin të regjistroheshin,
                       se ata janë larguar dhe kanë
mbetur pak", -ka thënë ai

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list