Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Apr 2 19:32:43 EDT 2001


 KOHA JONE
       
  

"Ne veme emrin vetem po u deklaruam greke dhe
ortodokse"

Me kete metode, minoritaret vetem demtojne vetveten
duke vene ne dyshim pasurine e tyre, piken me te forte
te procesit te regjistrimit


Gjirokaster-Procesi i regjistrimit te pergjithshem te
popullsise dhe banesave ne Gjirokaster ka nisur me
presione e kercenime ndaj drejtuesve te komisionereve
mbikqyres prefekturale dhe punonjesve te deges se
INSTAT-it qe merret me zbatimet e ketij ligji.
Gjithcka ne kete histori e merr zanafillen nga nje
deklarate e shoqates politike te minoritetit grek ne
Shqiperi, Omonis. Sipas komisionit te regjistrimit ne
Gjirokaster procesi i regjistrimit ka nisur
rregullisht sipas dates se percaktuar me ligj, pra, me
31 mars. Te pyetur se si shkon regjistrimi ne
minoritet, te njejtat burime konfirmuan se edhe aty
procesi ka nisur konform ligjit, por nga ana tjeter
nuk kane munguar as reagimet e ashpra permes telefonit
ne lidhje me pranimin e kerkeses se bere publike nga
Omonia per futjen e pikes per kombesite dhe fese ne
pyetesor. Komisioneret thane se shpesh toni i
telefonuesve qe i perkasin padyshim minoritetit grek,
ka qene kercenues dhe permblidhej ne fraza te tilla
si; ne jemi greke dhe do te vdesim te tille; deri ne
shprehjen e parullave te njohura te partizaneve te
lirise se Vorio Epirit si "Korca dhe Gjirokastra jane
greke" etj. Per opinionin shqiptar, por edhe ate
minoritar grek ne pergjithesi nuk perben me cudi
shfaqja e here pas hereshme e Omonias permes
deklaratash diletantiste te mbeshtetura ne deshiren
per konfliktualitet me shtetin shqiptar. Ne nje
deklarate zyrtare me shkrim qe mban daten 22 mars te
vitit 2001 dhe qe iu shpernda shtypit e perkthyer ne
gjuhen shqipe vetem 10 dite me vone, Omonia shprehte
qendrimin e vet ne lidhje me regjistrimin e
pergjithshem te popullsise dhe banesave. Keshilli i
pergjithshem i organizates politike te minoritetit
grek ne Shqiperi "fton pjestaret e komunitetit grek te
mos marrin pjese ne procedurat e regjistrimit duke
nxjerre te pavlefshme te dhenat qe do te dalin prej
tij" me argumentin se "ne pyetesorin e pergatitur nuk
perfshihet pika qe t'i referohet kombesise dhe besimit
fetar". Diku ne deklarate haset dhe nje togfjalesh
disi i cuditshem "genocid statistikor" per te
karakterizuar procesin e porsanisur te rregjistrimit
te popullsise ne Shqiperi. Ne kerkesen e omonisteve
per perfshirjen ne pyetesor te kombesise as qe mund te
thuhet se ka ndonje gje te keqe. Faktet jane kokeforte
dhe askush ne Shqiperi ose jashte saj nuk mund te
mohoje ekzistencen e minoritetit grek ne kete vend.
Sipas nje analisti te njohur per ceshtjet e
minoriteteve ne Shqiperi "ajo qe te befason eshte
zelli i omonisteve per te marre persiper brenda nje
deklarate pozicione dhe qendrime aspak dashamirese
ndaj kombit me te cilin ata i lidh pazgjidhshmerisht
nje sistem i tere ligjesh organizuese te nje shteti
brenda kufijve te caktuar dhe te paraqitur ne te
gjitha llojet e hartave te botes". Ne deklarate,
kryeomonisti Vangjel Dule dhe drejtuesit e tjere te
organizates me reputacion tejet te zvogeluar ne vete
minoritetin grek (te pakten nje gje te tille e pohojne
personalitete te mirenjohur te minoritetit) gjen
rastin te kujtoje se: "gjithashtu, qeveria shqiptare
nga ana e saj ushtroi presion ne kete drejtim gjate
rgjistrimit te meparshem ne Fyrom". Sipas analistit
nuk eshte e veshtire te dallohet brenda ketyre
pohimeve ngarkesa negative e koshiences joshqiptare te
kesaj organizate qe ne vend te urave te bashkepunimit
dhe lidhjes mes Shqiperise dhe Greqise krijon ngrehina
dhe hendeqe fale semundjes se nacionalizmit ballkanik
te disa drejtuesve te saj". Eshte e qarte se do te
ishte plotesisht e mjaftueshme dhe e pranueshme qe kjo
deklarate te perkufizohej ne paragrafin e 5 a te 6 te
saj ku shkruhet se "mosregjistrimi i kombesise dhe
besimit shqiptar te nenshtetasve vjen ne kundershtim
me ligjin per regjistrimin qe ne nenin e pare te tij
percakton se regjistrimi ofron te dhena per numrin dhe
shperndarjen gjeografike, strukturen demografike dhe
karakteristikat kryesore te saj". Nga ana tjeter,
veshtrimi i Omonias eshte zhytur thelle ne historine e
meparshme te shqiptareve ku ata kane zbuluar "se ne te
gjitha rregjistrimet qe jane kryer gjate ketij
shekulli ne vend, jane zbatuar nga regjime jo
demokratike qe madje nuk i kane fshehur qellimet e
tyre per asimilim te dhunshem dhe zvogelim fiktiv te
numrit te pjestareve te minoritetit etnik grek qe
jeton ne trevat e tij". Omonia me lojen e kungulleshes
mund te arrije gjithe gjithe te beje per vete nje
pjese te minoritetit qe i dergohet falas ne shtepi
gazeta "Laikovima" apo "Omonia". Origjinal ishte
mendimi i shprehur prej njerit nga drejtuesit e
shtypit te shkruar ne gjuhen greke ne Gjirokaster. 


E cfare rendesie mund te kete tek e fundit nese
Shqiperi shpallet shifra e sakte 58 mije, 100 mije apo
120 mije minoritare greke. E rendesishme sipas tij
eshte qe minoritetet ne Shqiperi te gezojne te drejtat
e sanksionuara nga konventa nderkombetare ndersa
perpjekja per te gjetur shkak per grindje me shtetin
shqiptar shkon ne cdo rast ne disfavor te klimes se
duhur per sigurimin dhe respektimin e ketyre te
drejtave. Cudi se si Omonia mund te harroje nga ana
tjeter ata qindra, mijera shqiptare te punesuar ne
Greqi, nje pjese e madhe e te cileve tashme te
integruar ne shoqerine greke duke i fryre keshtu
zjarreve antishqiptare dhe duke shkuar cuditerisht ne
kundershti me prononcimet e njohura te vete
politikaneve moderne greke. Kryeministri Kosta Simitis
duke folur pak kohe me pare per problemet e qeverisjes
perparimtare ne shekullin XXI u shpreh (Simitis kishte
per reference nxenesin shqiptar Odise Cenaj i bere
objekt diskutimesh ne tetorin e vitit te kaluar per
ngritjen e flamurit grek si nxenesi me i mire i
Selanikut): "Flamurtaret e huaj jane ekskavatore qe
celin rruge, jane flamurtare vlerash qe hapin
horizonte te reja dhe nuk ngrene mure izolimi".
Perkunder kesaj Omonia ne metoden e trajtimit dhe
ndertimit te marredhenieve me shqiptaret dhe shtetin e
shqiptareve qe eshte edhe i tyre vazhdon te mbetet nje
organizate e varfer dhe arkaike ne ide. Nderkohe,
kerkesa e omonisteve per te shenuar ne pyetesor fene,
tingellon plotesisht greke. Pergjigjen me te mire per
faktin se sa myslimane, ortodokse, katolike etj, jane
ne Shqiperi, omonistet do te benin mire ta kerkonin ne
filmin e regjisorit te shquar grek Teo Agjellopullos
kushtuar vellezerve fotografe shqiptare Manakis.
Nderkohe qe edhe vete shteti i tyre ame nuk ka pranuar
te shenoje ne dokumentet e identifikimit besimin
fetar. Nje zyrtar i prefektures se Gjirokastres e
cilesoi te gjithe kete zhurme qe perpiqet te krijoje
Omonia si pasoje e mosthellimit ne "ligjin per
regjistrmin e drejtuesve te kesaj organizate". Sipas
tij regjistrimi i popullsise ne Shqiperi perderisa nuk
do te ekzistoje kompjuterizimi i te dhenave i
regjistrave themeltare te shtetasve veshtire se mund
te behet maksimalisht i besueshem. Vetem pas shume
vitesh, sipas tij kjo gje mund te behet e mundur dhe
te arrije perfeksionin e kerkuar, por deri atehere
Omonias do t'i mjaftoje koha per te bere te ditur
qendrimin e saj zyrtar nese do te vazhdoje te
ekzistoje si organizate. Nga ana tjeter, tha burimi ne
fjale, e drejta per kombesine dhe per ta ndryshuar e
mbajtur ate eshte e pamohueshme per kedo ne Shqiperi
sipas ligjit dhe per kete ekzistojne regjistrat
themeltare, te dhenave te te cileve nuk mund t'i
fshihen as vete kreret e Omonias. Ligji per
regjistrimin e pergjithshem te popullsise dhe banesave
eshte i mbeshtetur ne pervojen evropiane me te mire ne
kete drejtim dhe akuza e Omonias "se regjistrimi merr
karakter provokativ pasi pergatitet me ngutje dhe
paqartesi ligjore" eshte i padrejte. Si perfundim, ky
regjistrim qe po pergatitet nga qeveria shqiptare ka
piken me te forte, rejgistrimin e pasurive. Nese
omonionistet do ta bojkotojne procesin, ata do t'i
bejne mjaft deme vetes duke vene ne dyshim pasurine e
tyre.


Ndricim Nero


04/03/2001
 
 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/?.refer=text



More information about the ALBSA-Info mailing list