Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} SKANDAL DIPLOMATIK NE NEW YORK: Ambasadori Agim Nesho ndihmon ambasadorin Jugosl

Engjëll Koliqi kosova1 at hotmail.com
Thu Sep 28 13:50:54 EDT 2000


SKANDAL DIPLOMATIK NE NEW YORK:
Ambasadori Agim Nesho ndihmon ambasadorin Jugosllav te gjeje nje lokal per 
veprimtarite  e tij te ndaluara diplomatike.

                   Nga  BEQIR SINA

NEW YORK: Në SHBA ka nisur proçesi për të përjashtuar "Republikën 
Federale Jugosllave " nga Kombet e Bashkuara. Deri tani Uashingtoni ka 
marrë mbështetjen e disa vëndeve, si të Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës 
dhe Maqedonisë, Republikës çeke, Hungarisë, Bullgarisë dhe Austrisë 
nderkohe qe edhe Rumania duket se do te beje te njejten gje.
  Në listen e vendeve qe inicione kete duhet te jen edhe vendet Ballkanike. 
Por sic dihet, tradicionalisht, Greqia eshte mike e Jugosllavise dhe nuk i 
bashkengjitet nj einisiative te tille. Ne balle te perpjekjve per ta ndaluar 
kete aksion gjenden vende si Rusia, Kina, Kuba, Korea e Verut, India, Libia, 
e Iraku. Kjo betejë e re kundër Beogradit, udhëhiqet prej ambasadorit 
amerikan në OKB, diplomati tanimë i njohur prej të gjithëve Hollbruk i 
cili   para dy muajsh inicoi votën në Këshillin e Sigurimit dhe nxori nga 
salla ambasadorin  e Millosheviqit, Vladislav Jovanoviç. ShBA,  me anë të 
Ambasadorit Hollbruk kanë deklaruar se Jugosllavia perfaqesohet nga një 
regjim i cili nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara, Flamuri 
jugosllav, flamuri i Titos, sipas Hollbruk e ka vëndin në muze dhe tanimë 
nuk përfaqëson asgjë…
  Ne kete situate kur mikja jone  e madhe ShBA - ja ka mare kete inisiative 
e cila ndihmon strategjikisht çeshtjen shqiptare dhe paqen ne rajon, cfare 
bejne diplomatet e Milos, Nanos e Mejdanit ne Nju Jork?

Profesioni ime eshte "Shqiptaria, Zoti Ambasador!

   Ambasadori shqiptar Agim Nesho mori persiper te ndihmoje Vladislav
Jovanoviqin, Ambasador I Jugosllavise ne Kombet e  Bashkuara per te gjetur 
nje salle per nje takim qe ai  donte te organizanite diku ne Manhattan . 
Jovanoviqi nuk la porte pa trokitur por per shkak te intervistave te pafund 
qe kishte dhene ne televizionin dhe median amerikane gjate luftes ne Kosove, 
askush nuk ia dha mundesine  qe ta  organizonte nje mbremje ne lokalin e 
tij.
   Atehere, ambasadori  nuk u dekurajua pasi shpresoj se do ti vinte ne 
ndihme miku I tij dhe kolegu Agim Nesho nga Ambasada Shqiptare ne Kombet e 
Bashkuara ne Nju Jork.

  Ambasadori Nesho, pas i la punet e shumta te asaj dite ne China Town ku ka 
bizeneset e veta, si dhe nje takim pak me te parendesishem me nje biznesmen 
grek, u nis per ne Hotelin e famshem Plaza ne rrugen 59 prane Central 
Parkut.
  Pasi u futen ne Plazen luksose ata u drejtuan tek zyra e nje shqiptari i 
cili prej shume vitesh menexhon darkat dhe mbremjet qe shume personalitete 
nga gjithe bota organizojne ne ate hotel.
  Te dy miqet ambasadore nga dy vende armike te Ballkanit,  shkuan drejt e  
ne zyren e  tij. Shqiptari pa me habi duetin shume interesant. Jovanoviqi 
eshte shume i njohur edhe per amerkanet e jo me per shqiptaro amerikanet. I 
habitur ai e pyeti ambasadorin Nesho rreth Shqiperise dhe Kosoves si per ti 
kujtuar atij se ardhja me kete person duket e cuditeshme. Por ekselences se  
tij, Nesho nuk i dilte uji ne sy per ate vizite qe cdo shqiptar do te 
habitej kur ta merrte vesh.
  Ambasadori shqiptar ia parashtroi kerkesen menexherit shqiptaro - amerikan 
te Plazes dhe i tha se do te te lutesha qe ta ndihmosh zotin ambassador me 
nje salle per nje mbremje pasi ka hasur ne veshtiresi serioze per shkak te 
konsiderates aspak te mire qe eshte krijuar per Jugosllavine keto kohet e 
fundit e sidomos gjate dhe pas luftes ne Kosove. Ju vete jeni nga Mali i Zi 
dhe besoj se ndjeni edhe si detyre ta ndihmoni.
  Shqiptari mbeti si I shokuar dhe nuk po fliste.. Heshtja zgjati gati deri 
ne bezdi. Ate e theu ambasadori Jugosllav kur e pyeti shqiptarin nga Mali i 
Zi te cilin ai vazhdonte ta quante nje qytetar te Jugosllavise: Me falni, ju 
cfare detyre beni ketu, dmth cila eshte puna qe beni?
  Pergjigja ishte e prere dhe e qarte:
Une bej punen e shqiptarit.
Ambasadori beri sikur nuk e kuptoi pergjigjen.  Me falni I tha, une nuk te 
kuptova ose nuk e mora vesh pergjigjen: Cfare pune thate se beni?
  Une bej punen e shqiptarit,  mas parit  pastaj punoj per kompanine. Ose ma 
mire te them baj ate punen e shqiptarit ketu ne Manhatan qe normalisht duhet 
ta baje ky zotnia qe eshte me ty. Po ky si duket tek asht ba shkja si ti e 
tash kto punet e shqiptarise na bien me I krye vete na shqiptaret tha 
shqiptari i Plazes dhe iu ktheu shpinen dy ambasadoreve.

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.



-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~>
Get a NextCard Visa with rates as low as 2.99% Intro APR!
1.  Fill in the brief application
2.  Get approval decisions in 30 seconds!
http://click.egroups.com/1/9336/8/_/920292/_/970142403/
---------------------------------------------------------------------_->

Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:

albeuropa-unsubscribe at egroups.com






More information about the ALBSA-Info mailing list