| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zbehet shpresa për medaljen e SidneitAsti Pilika pilika at yahoo.comSat Sep 23 11:45:58 EDT 2000
Dy korrigjime te vogla per dashamirsit shqiptare te sportit. E para, ne shtytje ngrihet me shume peshe se ne shkeputje. Pra Suli ka deshtuar ne ngritjen e 200 kg ne shtytje. E dyta dhe me e rendesishmja, greku Viktor Mitro qe fitoi medalje te argjendte ne peshen 77 kg, eshte shqiptar nga Vlora. Mund ta kontrolloni vete biografine e tij ne www.olympics.com. Deri tani, dy meshkujt greke me medalje - Shabani dhe ky Mitroja - jane shqiptare te greqizuar. --- F_L_I _R_I <iliri at hotmail.com> wrote: > ----------- ALBSA-Info Mailing List > --------- > - ALBSA Web Site: > http://www.albstudent.org - > > Zbehet shpresa për medaljen e Sidneit > > SIDNEI, Australi - Dy atletë shqiptarë janë > paraqitur dobët në garat e së > premtes dhe nuk kanë mundur të > > fitojnë medaljen e parë për vendin e tyre në Lojërat > Olimpike. > > Shpresat e Shqipërisë për një medalje në Lojërat > Olimpike ishin varur te > peshëngritësi Ilirjan Suli, por > > 24-vjeçari është renditur i pesti në kategorinë e > peshëngritjes 77 kg. > > Suli, i cili ka fituar një medalje të argjendtë në > Kampionatin Europian në > Sofje, ka ngritur162,5 kg në shtytje > > dhe 192.5 në shkëputje. Ai ngriti gjithsej 355 kg, > dhjetë kg më pak se > medalja e bronzit, Arsen Melikyan i > > Armenisë. > > Suli është paraqitur dobët në shtytje dhe ka > dështuar dy herë në ngritjen e > 200 kg në shkëputje. Ai ka lënë > > edhe ngritjen e fundit, me sa duket për shkak të një > dëmtimi. > > Kur gara olimpike e peshëngritjes për peshën 77 kg > mbaroi, secili u largua > me nga një medalje. > > Zhan Xugang i Kinës ka përsëritur medaljen e tij të > artë, duke lënë pas të > premten grekun Viktor Mitrou në > > ngritjen e tij finale. > > Për shkak të përjashtimeve, dëmtimeve dhe > sëmundjeve, vetëm tre peshëngritës > që gëzonin shëndet të plotë - nga > > një për çdo medalje - morën pjesë, kur Xuang fitoi > në ngritjen e tij të > fundit në shkëputje. Kinezi ngriti > > gjithsej 367.5 kg. Edhe Melikyan u dëmtua pasi > dështoi në përpjekjen e tij > të tretë për të ngritur 202.5 kg. > > Shqipëria është paraqitur me një ekip prej katër > atletësh në Sidnei dhe të > katërt janë tani jashtë konkurrimit. > > Vrapuesi i 100-metërshit, Oltion Luli, është > renditur i fundit, por ka dalë > i parafundit në baterinë nëntëshe. > > Luli e ka bërë distancën për 11.08 sekonda. Gjashtë > atletë janë kualifikuar > nga bateria. Atleti Ato Boldon nga > > Trinidadi ka shënuar rezultatin 10.04 sekonda, > ndërsa Anninos Marcoullides > nga Qiproja 10.32. Rekordi personal > > i Lulit është 10.66 sekonda. > > Edhe vrapuesja Klodiana Shala është paraqitur dobët > të premten, duke mos > arritur të kualifikohet në garën prej > > 400 metrash. Ajo u rendit e shtata me 56,41 sekonda > në baterinë pesëshe, 4.8 > sekonda pas fitueses Katharine > > Merry nga Britania e Madhe. Rekordi personal i > Shalës është 56,23 sekonda. > > Kampionia shqiptare e qitjes, Diana Mata është > reditur e 11-ta në garën e > qitjes 25 m me pistoletë për femra, > > me 579 pikë. Tao Luna fitoi medaljen e artë me 590 > pikë, ndërsa vendi i > tretë Michiko Fukushima nga Japonia, > > shënoi 585 pikë. > > Të dielën e kaluar, Mata u rendit e 21-ta në garën > 10 metërshe me pistoletë > pneumatike, me 378 pikë, 112 më pak > > se fituesja e medaljes së artë, kinezja Tao Luna. > Mata ndan vendin e > renditjes me Carmen Malo nga Ekuadori dhe > > Anke Schuman nga Gjermania. > > Mata ka treguar një përmirësim të rezultateve të saj > në krahasim me > rezultatet e saj në Lojërat Olimpike në > > Atlanta në vitin 1996, ku ajo u rendit e 38-ta, me > 368 pikë. > > Mata është e fundit e kategorisë së qitësve të > shkëlqyer shqiptarë, të cilët > kanë fituar medalje të arta për > > vendin e tyre në garat ballkanike dhe europiane. > > Si për t'i keqësuar më shumë punët, peshëngritësi > shqiptar Luan Shabani > fitoi javën e kaluar medaljen e > > argjendit, si përfaqësues i Greqisë, me emrin e tij > të ri të helenizuar, > Leonidas Sabanis. Dy atletë të tjerë > > shqiptarë, me kombësi shqiptare po konkurrojnë si > përfaqësues të Greqisë: > peshëngritësi Pirro Dhima (Pyros > > Dimas), medalje e artë në Barcelona '92 dhe Atlanta > '96 dhe hedhësja e > shtizës Mirela Manjani, kampione e > > Europës. > > _________________________________________________________________________ > Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at > http://www.hotmail.com. > > Share information about yourself, create your own > public profile at > http://profiles.msn.com. > > _______________________________________________________ > ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info __________________________________________________ Do You Yahoo!? Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |