Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zbehet shpresa për medaljen e Sidneit

F_L_I _R_I iliri at hotmail.com
Fri Sep 22 16:46:30 EDT 2000


Zbehet shpresa për medaljen e Sidneit

SIDNEI, Australi - Dy atletë shqiptarë janë paraqitur dobët në garat e së 
premtes dhe nuk kanë mundur të

fitojnë medaljen e parë për vendin e tyre në Lojërat Olimpike.

Shpresat e Shqipërisë për një medalje në Lojërat Olimpike ishin varur te 
peshëngritësi Ilirjan Suli, por

24-vjeçari është renditur i pesti në kategorinë e peshëngritjes 77 kg.

Suli, i cili ka fituar një medalje të argjendtë në Kampionatin Europian në 
Sofje, ka ngritur162,5 kg në shtytje

dhe 192.5 në shkëputje. Ai ngriti gjithsej 355 kg, dhjetë kg më pak se 
medalja e bronzit, Arsen Melikyan i

Armenisë.

Suli është paraqitur dobët në shtytje dhe ka dështuar dy herë në ngritjen e 
200 kg në shkëputje. Ai ka lënë

edhe ngritjen e fundit, me sa duket për shkak të një dëmtimi.

Kur gara olimpike e peshëngritjes për peshën 77 kg mbaroi, secili u largua 
me nga një medalje.

Zhan Xugang i Kinës ka përsëritur medaljen e tij të artë, duke lënë pas të 
premten grekun Viktor Mitrou në

ngritjen e tij finale.

Për shkak të përjashtimeve, dëmtimeve dhe sëmundjeve, vetëm tre peshëngritës 
që gëzonin shëndet të plotë - nga

një për çdo medalje - morën pjesë, kur Xuang fitoi në ngritjen e tij të 
fundit në shkëputje. Kinezi ngriti

gjithsej 367.5 kg. Edhe Melikyan u dëmtua pasi dështoi në përpjekjen e tij 
të tretë për të ngritur 202.5 kg.

Shqipëria është paraqitur me një ekip prej katër atletësh në Sidnei dhe të 
katërt janë tani jashtë konkurrimit.

Vrapuesi i 100-metërshit, Oltion Luli, është renditur i fundit, por ka dalë 
i parafundit në baterinë nëntëshe.

Luli e ka bërë distancën për 11.08 sekonda. Gjashtë atletë janë kualifikuar 
nga bateria. Atleti Ato Boldon nga

Trinidadi ka shënuar rezultatin 10.04 sekonda, ndërsa Anninos Marcoullides 
nga Qiproja 10.32. Rekordi personal

i Lulit është 10.66 sekonda.

Edhe vrapuesja Klodiana Shala është paraqitur dobët të premten, duke mos 
arritur të kualifikohet në garën prej

400 metrash. Ajo u rendit e shtata me 56,41 sekonda në baterinë pesëshe, 4.8 
sekonda pas fitueses Katharine

Merry nga Britania e Madhe. Rekordi personal i Shalës është 56,23 sekonda.

Kampionia shqiptare e qitjes, Diana Mata është reditur e 11-ta në garën e 
qitjes 25 m me pistoletë për femra,

me 579 pikë. Tao Luna fitoi medaljen e artë me 590 pikë, ndërsa vendi i 
tretë Michiko Fukushima nga Japonia,

shënoi 585 pikë.

Të dielën e kaluar, Mata u rendit e 21-ta në garën 10 metërshe me pistoletë 
pneumatike, me 378 pikë, 112 më pak

se fituesja e medaljes së artë, kinezja Tao Luna. Mata ndan vendin e 
renditjes me Carmen Malo nga Ekuadori dhe

Anke Schuman nga Gjermania.

Mata ka treguar një përmirësim të rezultateve të saj në krahasim me 
rezultatet e saj në Lojërat Olimpike në

Atlanta në vitin 1996, ku ajo u rendit e 38-ta, me 368 pikë.

Mata është e fundit e kategorisë së qitësve të shkëlqyer shqiptarë, të cilët 
kanë fituar medalje të arta për

vendin e tyre në garat ballkanike dhe europiane.

Si për t'i keqësuar më shumë punët, peshëngritësi shqiptar Luan Shabani 
fitoi javën e kaluar medaljen e

argjendit, si përfaqësues i Greqisë, me emrin e tij të ri të helenizuar, 
Leonidas Sabanis. Dy atletë të tjerë

shqiptarë, me kombësi shqiptare po konkurrojnë si përfaqësues të Greqisë: 
peshëngritësi Pirro Dhima (Pyros

Dimas), medalje e artë në Barcelona '92 dhe Atlanta '96 dhe hedhësja e 
shtizës Mirela Manjani, kampione e

Europës.

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list