| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shqiptaret ne OlympicsKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comFri Sep 22 10:13:39 EDT 2000
22.09.2000 15:50 (CET) Sportistët shqiptarë kanë konkuruar dje dhe sot në Lojrat Olimpike të Sidnejit Australi, por rezultatet e tyre nuk kanë qenë mbresëlënëse. Paraqitjen më të mirë e bëri peshëngritësi Ilirian Suli, në kategorinë 77 kg, i cili doli i pesti. Suli ishte shpresa e vetme e Shqipërisë për një medalje në Olimpiadën e Sidnejit. Edhe qitësja Diana Mata konkuroi dje duke u renditur e 11-ta në garën pistoletë-25 metra duke grumbulluar 579 pikë. Mata është sportistja shqiptare që i është afruar më shumë qëllimit të saj në olimpiadë. Burime të ekipit olimpik shqiptar i thanë BBC-së se synimi i saj kishte qënë renditja ndër dhjetë më të mirët e botës. Në renditjen me pikë, qitësja shqiptare ishte vetëm dy pikë larg vendit të nëntë dhe tre ndaj vendit të tetë. Ndërkohë, atleti Oltion Luli vrapoi në 100 metra, dhe arriti kohën 11,08 sekonda duke u eleminuar. Vrapimi i tij ishte larg kohës së tij më të mirë këtë sezon prej 10,98 sekonda, dhe akoma më larg kohës më të mirë prej 10,66 sekonda. Në një lajm nga peshëngritja, ekipi bullgar i peshëngritjes është përjashtuar nga Lojrat Olimpike pasi analizat treguan se edhe dy sportistë të tjerë të tij kishin marrë drogë. Izabela Dragnevës iu hoq medalja e artë, ndërsa Sevdalin Angelovit medalja e bronxtë. Ditë më parë i ishte hequr medalja e argjentë edhe Ivan Ivanovit. Sipas rregullave të Federatës Botërore të Peshëngritjes e gjithë skuadra skualifikohet, nëse tre sportistë të saj gjenden se kanë marrë drogë. _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |