| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Tralala nga qyteti im i lindjes...irma spaho i_spaho at hotmail.comFri Sep 15 16:00:01 EDT 2000
>Tralala ne Pazarin e Korces > >Resmi Corbaxhi > >Korce - Cifti Petraq e Ristana Nasto me kombesi maqedonase nga Zaroshka e >Korces, nuk e kishte harruar gjemen qe polici Niko Andoni u kishte bere >muaj me pare. Ai se bashku me nje tabore me uniforma blu u kishte bere >papritur kontroll ne banese dhe i kishin marre topin e vetem 75 mm qe >mbanin ne plevice. Madje, kete veprim e kishin shoqeruar edhe me akuzen e >armembajtjes pa leje. Por, duket se burre e grua kane menduar se vetem mali >me malin nuk takohen, ndersa njerezit po. Dhe kete fraze e kane vertetuar >me shume kur dje ne mesdite teksa psoninsin ne Pazarin e Korces, verejten >policin Andoni. Nuk e zgjaten shume, grumbulluan ca gure dhe nisen betejen >duke e qelluar ku te mundnin. Ne funksion te luftes vune edhe shkelmat dhe >grushtat. Nga ana e tij polici u gjet i papregatitur. Aq sa e humbi fare >toruan. Por, vetem ne nje moment e zgjidhi situaten duke nxjerre pistoleten >e duke qelluar ne ajer. Ne kete kohe tere Pazari u alarmua. Njerezit nisen >te klithnin e te largoheshin duke boshatisur tregun. E tere kete zallamahi >e zgjidhi perfundimisht nje furgon policie i cili i futi te tre >protagonistet brenda dhe me pas i percolli ne komisariat. Vetem aty eshte >sqaruar gjithcka. E kur kane perfunduar te gjitha procedurat, te tre jane >lene te lire, por gjithsesi, cifti nen hetim. > >Si ndodhi ngjarja > >Ngjarja ka ndodhur ne mesditen e djeshme ne pazarin e produkteve ushqimore >te qytetit te Korces. Cifti maqedonas ka shfrytezuar pazarin per t'u bere >te njohur brenda pak minutash. Ndersa kane pare punetorin e policise >kufitare Niko Andoni jane leshuar kunder tij me gure burre e grua, vihet ne >pozite te veshtire dhe per t'i shpetuar turpit nxjerr pistoleten per te >qelluar ne ajer. Krismat e armes kane mbjelle panik ne radhet e >pjesmarresve te pazarit dhe vetem nderhyrja e forcave te gatshme kane >vendosur normalitetin. Polici me uniforme te demtuar dhe cifti maqedonas >Nasto jane shoqeruar per ne komisariat ku pas veprimeve te para >proceduriale te dy palet jane lene te lira. Nga burime policore te >besueshme mesohet se shkaku i skandalit ne pazarin e Korces ka qene nje >grindje e vjeter midis tyre. Ndersa polici ka shpetuar nga turperimi i >metejshem nepermjet te shtenave te pistoletes ne ajer, cifti Nasto >detyrohet te ulet ne bangen e te akuzuareve ne gjendje te lire per te >zbardhur perfundimisht ngjarjen e dites se premte ne pazarin e produkteve >ushqimore ne Korce. Deponimet e policit kufitar prane grupit hetimor >konfirmojne se shkak i grindjes ka qene jo nje grindje e vjeter, por nje >kontroll i organizuar ne banesen e tyre nga organet e policise, ku kane >zbuluar dhe armatime si nje top 75 mm. Cifti e polici kane udhetuar ne nje >autobuz nga Liqenesi ne drejtim te Korces ku midis tyre ka pasur edhe >replika te ashpra qe si kulm kane shenuar te qelluaren me pistolete ne mes >te pazarit. > > > > >Ministrat mbushin institucionet me fshataret e tyre > >-C'pune ben ne Kryeministri? > >-Jam vlonjat! > >Kjo batute qe lindi dy vite me pare paraqet ne shume menyra nje nga >kriteret kryesore te punesimit neper institucionet publike shqiptare. Dhe >kjo jo vetem per vlonjatet, por edhe per gjirokastritet, tropojanet apo >tiranasit e vjeter. Nje nga kriteret shpesh dhe dendur eshte edhe >perkatesia partiake e personit qe paraqitet per te filluar pune. Ajo qe >eshte me e rendesishme eshte se origjina e drejtuesit te dikasterit eshte >baza e kritereve te punesimit. Tropojanet u "perzune" pothuajse teresisht >nga administrata shteterore pas vitit '97 > > _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |