Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Poezia e fundjaves

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Fri Sep 15 10:33:41 EDT 2000


SONTE DHIMBJA PASKA EMRIN TEND

Sonte dhimbja m'u shfaq me fytyren tende te paperseritshme,
me nenqeshjen tende nen buze me vrau gjumin,
si nje egersire me ka shtrenguar mes dhembeve te saj
e pameshirshem po me mat durimin.

Sonte ne lendinen e shpirtit ra heshtja e memecte
ne rruge dola te bej miq yjet, zhurmen.
Po ato te marrat, si te kishin frike prej meje merguan larg
kete shpirt te dimeruar te mos shihnin.

Sonte Perendite le te mbyten ne pellgun e kripur te syve te mi,
mua me mjaftojne fjalet per t'me vrare gjumin.
Dashuria qe s'ndahet, vdes shpejt, po kujtohet gjate,
barre e rende qenka krenaria e vrare dhe ndjenja e humbur!

Sonte dicka u thye, dicka mbaroi, dha shpirt,
zeri brenda meje u be nje me zerin e Nerudes,
ne kerkim te vargjeve me te trishtuara, per ty,
per gjithe fjalet e pathena, netet pa gjume, dashurine e mundur.

Sonte do te fle ne buze te durimit-me bej vend!
Te mbeshtetem vetem pak sa te me zgjoje agimi,
e kur neser te kthjellohem e rifitoj gjykimin
te kuptoj qe s'me ke merituar, edhe pse te kam dashur shume.

Sonte ne gjurmen e nje loti dua te mbytem e te lind tjeter njeri...

Irma
Boston,
Shtator 2000
_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.



More information about the ALBSA-Info mailing list