Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Dreka me Presidentin

alma capa alma_02217 at yahoo.com
Mon Sep 11 08:24:02 EDT 2000


Date: Sun, 10 Sep 2000 20:00:47 -0400 (EDT) 
From: Artan Simeqi <asimeqi at ccs.neu.edu> 
To: alb-club at alb-net.com 
Subject: [Alb-club] Dreka me presidentin ne Boston. 
Reply-to: alb-club at alb-net.com 


Me poshte po jap nje pershkrim te kesaj veprimtarie
ashtu sic e pashe une. I kerkoj te falur personave
qe nuk ua mbaj dot mend emrin, pasi shenime nuk mbajta
(ne fund te fundit ishte dreke, nuk perdorja dot edhe
pirunin edhe lapsin).
Gjithashtu desheroj te theksoj se ky pershkrim nuk
duhet
te merret si shfaqje simpatie apo antipatie per
ndokend.
Thjesht mendova te tregoj se c'ndodhi.
 
U zgjova sot ne mengjes me mendimin se do te shkoja 
ne dreken me presidentin. Kjo dreke do zhvillohej ne
Anthony's Pier4, ne ora 12:30. Dhe befas u kujtova se
megjithese kam
dy vjet ne Boston, nuk e dija se si shkohet aty. Disa
telefonata me ndihmuan, dhe keshtu  mora trenin
e kuq, u ula ne South Station, dhe prej aty ne kembe
te
restoranti (rreth 15 minuta).
Restoranti ishte shume i madh, me dy kate, dhe disa
salla
dhe veranda. Ne traditen e vjeter shqiptare nuk kishte
asnje shenje 
qe te tregonte se ne c'salle duhej te shkohej.
Megjithate pak duke 
pyetur dhe pak me hamendje e gjeta. 
Presidenti kishte ardhur, megjithate shenja e vetme se
ai ishte aty ishin dy makina te Boston Police. Dreka
ishte thene
qe fillon ne 12:30, por ai u fut ne salle rreth 1:15.
Gjate
kesaj kohe ai mesa duket ishte ne nje koktej qe behej
ne
nje nga verandat. A ishim edhe ne te tjeret te ftuar?
Kush
e di. 
Pak para se te hynte presidenti e mori fjalen zoti
Agron Alibali,
i cili i ftoi te gjithe te prisnin ne kembe
ambasadorin Nesho,
ministrin Milo, si dhe presidentin Meidani me te
shoqen Lidren.
Presidenti kishte veshur nje kostum te bukur gri,
ndersa 
ne veshjen e se shoqes dominonte e verdha.
Me pas zoti Ron Nasson prezantoi zotin Gjoni Athanas
(po 
pikerisht ate qe mbani mend edhe ju), i cili kendoi
himnin
amerikan dhe me pas ate shqiptar. Me pas dreken e
bekoi
nje hoxhe shqiptar nga Connecticut. Me pas foli edhe
ate
Arthur Liolin. Pershendetja e tij ishte pak a shume
fetare, por
kishte edhe ca doza politike (shpetoje o zot
Shqiperine
nga korrupsioni dhe mekatet...).
Pas kesaj filluam te hame. Dreka perbehej nga nje
antipaste
(lobster+sallate), nje gjelle me mish si dhe nje
embelsire qe
nuk e kisha pare kurre. Gjella me mish besoj se ishte
gatuar
ne menyre shqiptare. Per te pire kishte disa lloje
vere, dhe
sic rrodhen punet mund te pije sa te doje. Mund te
them se
dreka ishte e mire. Kamarieret ishin te gjithe
shqiptare
dhe sherbenin shume mire.
Pas drekes filluan pershendetjet. Fillimisht zoti
Alibali
lexoi pershendetjet e disa kongresmeneve qe nuk kishin
mundur
te vinin. Pastaj filloi nje ritual qe nuk e kisha pare
kurre
me pare, por mu duk shume interesant. Njerezit dilnin,
pershendesnin
me dy tre fjale dhe njoftonin emrin e pershendetesit
tjeter.
Gjithsej ishin nja 10 te tille. Me i suksesshmi ishte
padyshim
zoti Anthony Athanas. Kur po dilte ne podium njerezit
u ngriten
ne kembe dhe e priten me duartrokitje. Kur arriti aty
ai tha:
Me mire s'po flas fare, se sido qe te jete nuk do marr
me
shume duartrokitje. Megjithate ai foli mjaft bukur.
Ndermjet
te tjerash vuri ne dukje se ne presidentin e presim si
perfaqesues
te zgjedhur te popullit shqiptar.
Gjithashtu foli edhe konsullesha e Kanadase ne Boston,
e cila foli
ne emer te trupit diplomatik te atashuar ne Boston.
Besoj se 
mbiemri i saj ishte Clancy. Duhet permendur qe edhe
zoti Athanas
eshte konsull nderi i Shqiperise ne Boston.
Ne fund foli zoti president. Ai foli fillimisht per
Kosoven dhe
solidaritetin e shqiptareve ne perballimin e krizes se
1999.
Per kete falenderoi edhe diasporen qe dha ndihmen e
vet.
Me pas ai foli per perpjekjet e qeverise per
permiresimin e
gjendjes. Si shenja te perparimit te Shqiperise ai
permendi
ndermjet te tjerash faktin qe tani atje jane rreth 150
radio
e televizione private, si dhe perhapjen e gjere qe po
merr
Interneti. Sidoqofte ai theksoi se nuk jemi aspak te
kenaqur
dhe po perpiqemi per me shume. Shenja e vetme qe do na
beje
te kenaqur, tha presidenti, eshte kur te shohim
intelektualet
qe te kthehen nga perendimi per te punuar ne Shqiperi.
Gjithashtu presidenti vuri ne dukje se po punohet qe
te
ngrihet gjithnje me shume niveli i edukimit.
Per tu permendur eshte qe presidenti nuk tha asnje
fjale
per fushaten zgjedhore qe po zhvillohet ne Shqiperi.
Po 
keshtu ai nuk tha ndonje gje ne lidhje me veprimtarine
qe ka zhvilluar keto dite ne Amerike, por permendi si
sukses te politikes se jashtme pranimin e Shqiperise
ne OBT.
Presidenti foli shqip, dhe fjalen nuk e kishte te
parapregatitur. Anglisht perktheu nje grua qe quhej
Diana.
Ajo dukej qe dinte nje numer shume te madh fjalesh,
por
ndonjehere kuptimi i asaj qe thoshte, nuk ishte i
njejte
me kuptimin e asaj qe presidenti thoshte.
Pastaj presidentit dhe gruas se tij u dhane nga nje
dhurate.
Dhuraten ua dha nje cift amerikan.
Pas kesaj dreka perfundoi dhe njerezit filluan te
flisnin 
per qejf te tyre. Presidenti qendroi aty edhe rreth 30
minuta, kohe gjate te ciles kush donte shkonte e
fliste
me te, bente fotografi etj. Si gjithmone ai ishte
shume i vemendshem ndaj detajeve. Ca shoke me kerkuan
tu
beja nje fotografi me te, dhe ai vuri ne dukje se
blici
nuk u ndez. Pasi e perseritem edhe nje here, dhe
perseri 
nuk u ndez, tha se me siguri eshte faji i drites qe
hynte
nga dritaret pas shpatullave te tyre.
Dreka u mbyll rreth ores 3:30.
Pjesemarrja:
Besoj se ishin rreth 200 vete. Une njihja shume pak
nga ata.
Kishte pervecse nga New England, edhe nga New York dhe
Michigan. Per mendimin tim rreth gjysma e te
pranishmeve
nuk dinte shqip. Veprimtaria u filmua pervec te
tjerash
edhe nga nje kameraman qe dukej sikur ishte i TVSH
(por
kamera s'kishte ndnje shenje dalluese).
Une ndenja ne tavoline me zotin Jusuf Alibali me te
shoqen.
Ky eshte nje plak i nderuar, i cili ka studiuar ne
disa
vende te huaja, dhe me pas ka bere edhe nja 20 vjet
internim
(shkollen e partise d.m.th.).
Pas drekes presidenti iku per ne Shqiperi, ndersa zoti
Milo
u kthye perseri ne New York, ku do te mbroje te
drejtat 
e Shqiperise edhe per ndonje jave tjeter.

	Artan Simeqi



__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list