| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Copeza Letrare e Fundjavesirma spaho i_spaho at hotmail.comSun Sep 3 16:42:53 EDT 2000
Kenga e Buzeve Buzet e tua- dy gjysmehena qe djegin pameshirshem, me thithin zjarrmthin e mendimit te dites. Buzet e tua- simfoni e pashkruar, qe ne veshet e mi ushton furishem. Buzet e tua-konstelacion yjesh ne hapesire, qe shfaqen per t'me ndricuar mendimet, rrugen. Buzet e tua-miliona duar qe mbjellin faren e dashurise, dhe harresen, lodhjen duke eksituar. Buzet e tua-hije qe me ndjekin pas, kuptojne tek une friken e se panjohures, dobesine time. Buzet e tua-altar ku flijoj mosbesimin e femise-grua, dhe Zotit harroj t'i jap falenderime. Buzet a tua-nje oqean i pafund kenaqesish, te lutem m'i jep, m'i jep me to te luaj, t'i humbas e ne kerkim t'i gjej serish, te qesh me to, t'i puth e deri ne dhimbje t'i vuaj. Buzet e tua, perberja kimike- dashuri gjendja fizike-avull koha-perjetesi hapesira-e pakufishme ku cdo dite zbuloj nje te pashkelur truall. Buze qe me dhate te parat leksione te perkedheljes, rrembemani shikimin qe ne pasqyren e syve tuaj te shihem, t'ju imitoj palodhur, t'ju rrembej misterin, e t'ju therras me emrin real tuaj-DIABOLIKE. Irma Boston, Shtator, 2000 _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |