Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Aktor i Hollivudit ne Butrint .

ardian kanina albanianpride at hotmail.com
Mon Sep 4 15:57:06 EDT 2000


Aktori Michael York në
Butrintin Antik.

TIRANE

Ka ardhur për një vizitë turistike në Butrint dhe në fund i është dashur të 
kthejë atë, në takim zyrtar. Kjo i ka ndodhur njërit prej aktorëve më të 
njohur të Hollivudit, që ka qenë dje në Sarandë. Aktori Michael York ka 
arritur për një vizitë private, në qytetin antik të Butrintit, i mikluar nga 
historia dhe fama e tij.

Në fund, i mrekulluar ka premtuar, që në mars të vitit të ardhshëm të jetë 
në këtë vend, për të interpretuar "Hamletin" klasik. Ky lajm konfirmohet 
dje, nga zyra e shtypit të Ministrisë së Kulturës. Aktori i njohur 
hollivudian ka qenë i shoqëruar në këtë vizitë nga producentë dhe një rreth 
i ngushtë njerëzish të prodhimit kinematografik amerikan. Pasi janë njohur 
me vendin arkeologjik, drejtori i zyrës së Butrintit, Tare, që ka shërbyer 
edhe si ciceron, i ka njohur me projektet që janë duke u ndërmarrë në këtë 
vend dhe mundësitë artistike të Amfiteatrit të tij. York, më pas i ka mbetur 
vetëm të shikojë aksesorët teknikë të ambientit për realizimin e projektit 
të tij.

Kush është Michael York?
Michael York është një nga aktorët e sotëm më të paguar të Botës. Gjatë 
karrierës së tij 30-vjeçare, ai është bërë i njohur në jetën kinematografike 
për rolet e luajtura dhe bashkëpunimet me Taylor, Connery etj. Aktualisht 
është një nga aktorët më të njohur të Botës për gjeneratën e tij. Për 
shqiptarët, ai është i njohur në filmin "Romeo and Juliet" dhe produksionin 
e ri të "Tre Mosketierëve" si edhe prodhimin "Cabaret". York ka një jetë 
artistike, që kanalizohet midis interpretimit të tipit të Lorenc Olivierit 
dhe makinës së fuqishme të filmit të Hollywood. "Vizita juaj do të thotë aq 
shumë. Unë mendoj se kjo mundësi për t'ju parë ju, do të thotë një 
eksperiencë me shumë vlerë për studentët", i ka thënë, kohë më parë 
Rudenstein, presidenti i Universitetit të Harvardit. York ka meritën se 
artin e tij e ka shtrirë edhe për të ilustruar mundësinë e emocionit të 
aktorit. Ai mbart në vetvete një trashëgimi të madhe të aktorëve dhe 
autorëve të njohur si Sir John Gielgud, Olivier, Shakespeare dhe Kipling. I 
lindur më 27 mars të vitit 1942, në Fulmer, Buckinghamshire, ai është 
laureuar në Oxford. Pastaj ka marrë doktoraturën në Artet e Bukura në 
Universitetin e Karolinës së Jugut. Karriera e tij në teatër përfshin role 
të para në pjesë të tilla si "Hamlet", "Cyrano de Bergerac", "The Crucible" 
dhe "Much ado about nothing" (Shumë zhurmë për asgjë). Ndërsa, në 
kinematografi, listës së filmave të përmendur më sipër i shtohen edhe "The 
taming of the shreë", "Murder on the Orient Express", "The island of 
Dr.Moreau" etj.

Butrinti, gracka e VIP-ave
Butrinti është kthyer në një grackë për VIP-at, që e kanë vizituar. I 
klasifikuar në 100 objektet e Botës më të rrezikuara, me insistimin e të 
gjithë strukturave të monumenteve dhe dikasterit të Kulturës, Butrinti është 
kthyer në një enklavë ku të huajt çmeriten. Kjo i ka ndodhur, të gjithë 
zyrtarëve që shkelin Shqipërinë dhe që e vizitojnë. Duket, se vetëm 
Hrushovi, në vitet '60, ka qenë më "i pavëmendshëm" ndaj vendbanimit antik. 
Së fundi York, një nga njerëzit më interesantë të botës së filmit, ka 
premtuar që të vërë në javët e ardhshme, projektin e tij "Hamleti" në këtë 
vend. Butrinti me burimet e tij historike të gjithëfarshme dhe sidomos pas 
projektit të Festivalit Mesdhetar kthehet një nga qëndrat më interesante të 
Teatrit bashkëkohor modern në Botë.

Me nderime Ardi.....

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list