Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Projekt- Deklarate e Kuvendit te Shqiperise

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Oct 27 16:34:36 EDT 2000


      
  

Projekt-Deklarata e Komisionit te Jashtem per
deputetet greke

Komisioni i Politikes se Jashtme eshte vene ne dijeni
se gjate zhvillimit te procesit zgjedhor per organet e
Pushtetit lokal te tetorit 2000, ne territorin e
Republikes se Shqiperise, ne njeren prej njesive
zgjedhore (Himare), eshte dokumentuar veprimtari e
kunderligjshme dhe provokuese e disa deputeteve te
Parlamentit te Greqise. Ata kane ushtruar presion
propagandistik mbi votuesit, kane hyre neper qendra
votimi, kane organizuar protesta perballe kamerave te
televizionit grek te ardhura enkas ne diten e votimit,
kane premtuar viza hyrje ne Greqi ne kembim te votave
per kandidatin e preferuar prej tyre etj..


Komisioni i politikes se jashtme e denoncon
veprimtarine e deputeteve greke ne zgjedhjet lokale ne
Himare si:


- shkelje te Kushtetutes dhe te Kodit elektoral te
Republikes se Shqiperise;


- cenim te parimeve dhe normave te njohura
nderkombetare per zhvillimin e marredhenieve
ndershteterore.


Nderhyrjet e parlamentareve greke te verifikuara ne
Himare, perbejne abuzime flagrante edhe kur motivohen
me interesimin per respektimin e te drejtave te
minoritetit grek ne Shqiperi:


- se pari, sepse nderhyrjet u fokusuan ne nje krahine
ku as ka pasur ndonjehere dhe as nuk ka minoritet
grek;


- se dyti, sepse permes dizinformimit dhe zhurmes se
ngritur enkas, cenohet padrejtesisht Shqiperia, e cila
ka sanksionuar ne Kushtetuten e saj dhe ka deshmuar ne
vazhdimesi respektimin e te gjitha normave dhe
konventave nderkombetare mbi lirite dhe te drejtat e
minoriteteve.


Komisioni i Politikes se Jashtme i vlereson te
nxituara dhe te paparanueshme deklarimet e disa
zyrtareve te larte te qeverise greke, te cilat
permbajne deri edhe tone kercenuese, ne inkoherence me
frymen e partneritetit, bashkepunimit dhe fqinjesise
se mire.


Ne verejme se veshtiresite e perkohshme ekonomike te
njerit vend nuk duhet te perdoren si instrument
presioni ne duart e tjetrit, por te jene nxitje per
bashkepunim, zhvillim, partneritet dhe respekt
reciprok. Interesat e Shqiperise dhe te Greqise
kerkojne qe energjite e parlamentareve dhe zyrtareve
te tjere te dy vendeve te perdoren ne funskon te
perspektives se perbashket europiane dhe
euroatlantike, duke zgjidhur ne proces si problemet e
trasheguara nga historia si abrogimi i ligjit te
luftes, ceshtja e pronave te shqiptareve ne Greqi,
etj., ashtu edhe ceshtjet korrente te tilla si
vazhdimi i legalizimit te emigranteve ekonomike
shqiptare ne Greqi, ndalimi i cdo lloj akti dhune ndaj
tyre, lehtesimi i regjimit te vizave, vazhdimi i
kontributit edhe te Greqise, per marreveshjen e
Stabilizimit dhe te Asociimit Shqiperi-BE, etj..


Komisioni vlereson seriozitetin e angazhimit te dy
vendeve tona per te vazhduar vendosmerisht ne rrugen e
zhvillimit te marredhenieve te fqinjesise se mire, te
respektit reciprok, te partneritetit te bashkepunimit
ne fushen e institucioneve demokratike, te ekonomise
dhe te financave, te kultures dhe shkences, te rendit
dhe te sigurise ne rajon e me gjere.


Kjo deklarate do t'u behet e njohur Komisioneve te
Politikes se Jashtme te vendeve fqinje te Rajonit.


10/27/2000
 
 Koha Jone

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Messenger - Talk while you surf!  It's FREE.
http://im.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list