Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] LOTE MERGIMI

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Tue Oct 24 21:52:45 EDT 2000


LOTE MERGIMI

Lotet e nxehte rrokullisen faqeve qe nuk duan t'i jepen moshes dhe stresit. 
Dritherima e atij trupi te stermunduar nga vuajtjet dhe ekoja e gulcimeve te 
mbytura e elektrizojne te teren.
Nuk mundet! Nuk mundet me t'i rezistoje loteve. E dridheron ajo vuajtje dhe 
e egerson. Si nje luan i pushtuar nga uria, i turret fatit te pameshirte, 
t'ia sakatose gjymtyret e prese cdo fije energjie qe e ushqen. Mundohet te 
kaperdije lotet dhe pertype vrerin qe i dhuron kripesia e tyre.
Nje det i kripur lotesh! O Zot sa i kripur!!!
Befas, ne mendje i vijne kujtimet e nje tregimi te Nasi Leres. Deti u kripos 
nga lotet e gjithe atyre qyqareve qe fati i degdisi ne nje bote te larget. 
Sa e vertete e trishtueshme! E hidhur!
O Zot, kjo fjale i mbika sot ne buze dhe i torturoka durimin. Si e cmendur 
deshiron cdo germe t'ia shtrengoje mes dhembeve derisa te pushoje se 
ekzistuari, derisa harresa ta perpije ne mbreterine e saj.
Zgjat duart, prek ata margaritare lotesh qe varen poshte mollezave te fryra, 
i veshtron ne heshtje e tmerrohet tek sheh veten te shfytyruar nga dhimbja. 
Mundohet te qeshe per te mbytur dobesine e atij casti, por nga fytyra e 
embel i del vec nje ngerdheshje. Mundohet perseri te qeshe per t'i larguar 
trishtimin atyre syve qe e bekuan per here te pare kur erdhi ne kete bote, 
t'i ktheje ngrohtesine atyre duarve qe e perkedhelen te parat kur lindi, 
njomur me gjak. Por me kot...
Lotet triumfojne. Nuk paska Zot ta ndale rrjedhjen e tyre te furishme poshte 
syve te bufatur nga te qaret. Nje ajer trishtues varet mbi koken e saj dhe 
te te dashurve qe kane dale per ta percjelle, ku varen veshtrimet kurioze te 
te huajve qe presin ne korridorin e mundimit. Kthen dhe nje here koken per 
te pershendetur statujat e ngrira qe mundohen te levizin gjymtyret qe duket 
sikur i kane marre borxh vetem per ate moment. Dhe pikerisht atehere ndodh 
cudia. Kujtime te embla i perkedhelin kujtesen dhe ajo ve buzen ne gaz. Ja 
tek shfaqen ditet e lumtura ne vendin e larget, kur zene dore per dore, nene 
e bije, me fytyren qe shkelqen nga gezimi, ndalen ne asfaltin e nxehur nga 
rrezet perveluese te diellit, per te lexuar parrullat qesharake qe si 
kepurdhat pas shiut, mbinin pallateve dhe rrugeve te qytetit te harruar. 
Atehere s'ishte as 5 vjec kur mundohej te mblidhte te gjitha shkronjat se 
bashku per te krijuar fjalite, dhe si kompliment, merrte buzeqeshjen dhe 
shkelqimin e atyre syve te dashur. Gjithcka i kujtohet qarte tani, si ne nje 
film te pare e sterpare qindra here.
Ja dhe mengjeset e para kur nxitonte te lidhte floket-gersheta dhe me 
kersherine e nje femije te prape, s'pushonte se pyeturi per "gjerat qe s'i 
takonin". Keshtu kalonin ditet ne ate qytet te merzitshem, derisa vinte vera 
e nxehte dhe kthehej perseri ne qytetin e gurte te femijerise, ku e prisnin 
me mall bashkemoshataret dhe ku ethshem rremonte te gjente skutat e fshehura 
te vetvetes.
E keshtu kalonin ditet, vitet, gjithnje ne lufte me vetveten, ne lufte me te 
gjithe. Keshtu perhere e me shume ecte larg asaj shembelltyre qe e solli ne 
jete. Rendte drejt endrres. E prape, kokeforte, gjithnje triumfuese. Edhe 
atehere kur gjithcka dukej pa zgjidhje, gjithcka shfaqej kokeposhte, e 
pashprese. Rrezatimi i atyre syve e ndiqte besnikerisht pas, si hija e saj, 
duke djegur cdo mendim ogurzi qe i kaperthente qofte edhe nje moment te 
vetem.
Ndersa sot...
Sot perballet me ata sy te pajete, tkurrur ne zgavrat qe i torturon frika e 
pasigurise dhe dhimbja e humbjes. Mundohet te shohe nje fijez drite pertej 
atyre loteve, qe sikur po i shterosin gjakun, por s'sheh vec tmerr. Gjithe 
bota shembet nen kembet qe dridhen, ashtu si dikur kalate e reres shembeshin 
perpara levizjes se gishterinjve te veckel te saj. Heshtje e shperlare! 
Perzier me permallimin e parakohshem te gjymtyreve qe nervozisht levizin ne 
ajer.
Sa do donte t'i besonte cfaredo genjeshtre ate cast, por e kote. Realiteti 
lartesohet aty, para syve te saj, i lakuriqte ne vertetesine e tij, i 
sterlodhur nga pritja, i carvalitur nga dhimbja, i padurueshem, i 
vdekur-varrosur pa rene kembanat e ringjallur nga perkujdesja a harrimit.
O Zot! Cfare skene makaber! Ndjen te kete te ftohte. Aty, ku deri dje 
jetonte nje bukuri marramendese dhe paqe, ka zene vend heshtja lotengarkuar 
dhe tmerri. Nje qiell i perkryer me trajta nga me te hatashmet vetevrasjeje 
ngerdheshet mbi koken e saj. Vetevrasje pa vdekur! Vetevrasjeje torturuese 
qe ta merr shpirtin pak nga pak e pakuptuar si kenget e sirenave! Pikellimi 
masturbon deri ne ekstaze, bulezimin e jetes per te mbytur.
"O Zot! Me jep force!"- lutet zeri nga brenda. Mbledh dhe nje here te gjitha 
forcat per te perballuar ate trysni fjalemarrese mendimesh dhe belbezon 
"Mirupafshim!".
E renduar nga barra e fajit, kufoma levizese ecen drejt atij sendi shtegtar 
qe do ta coje ne nje bote tjeter, ku lodhja dhe stresi e ndihmojne te 
harroje dhimbjen.


Chicago
Tetor, 2000

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list