| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH «ALBEUROPA»} Lajme: Dorezohet raporti per pavaresine e Kosoves ne OKBkosova at JPS.NET kosova at JPS.NETTue Oct 24 12:47:45 EDT 2000
Dorezohet raporti per pavaresine e Kosoves ne OKB
Pritet qe SHBA-te te mos shprehin entuziazem
Isuf Hajrizi (Uashington, 24 tetor, 2000)
Per gazeten Zeri, Prishtine
Vetëm disa ditë pas raporteve të medias se SHBA-të kishin në plan promovimin
e ides së “republikës së tretë” një raport tjetër që u dorëzua dje në OKB
thotë se një “pavarësi e kushtëzuar” për Kosovën do të ishte zgjidhja më e
mirë.
Raporti special në fakt është një libër i tërë i përgatitur nga një
komision ndërkombëtar i inicuar nga kryeministri suedez Goran Person dhe i
udhëhqur nga gjykatësi me renome botërore nga Afrika e Jugut, Riçërd
Goldstone, ish kryeprokuror i gjykatës së Hagës për krimet e luftës në
Ruandë dhe Bosnjë.
Sipas raportit në fjalë, komuniteti ndërkombëtar do të duhej ta garantonte
sigurinë për Kosovën e pavarur; të mbikqyrte mbrojtjen e të drejtave të
njeriut për serbët dhe minoritetet tjera; si dhe ta integronte Kosovën në të
ashtuquajturin Pakt të Ballkanit për siguri dhe rindërtim. Në të njejtën
kohë, në raport thuhet se komuniteti ndërkombëtar duhet ta pranojë idenë se
rezoluta e OKB-së 1244 që e parasheh Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së
mbetur është e parealizueshme në periudhën afatgjate.
Gjykatësi Goldstone ka theksuar se insitimi i komunitetit ndërkombëtar
që Kosova duhet që prap t’i nënshtohet Serbisë “nuk është real ose i
arsyetueshëm.”
Komisioni i cili përfshinë përfaqësues nga 11 shtete nga anembanë bota,
është marrë me këtë raport qe një vit gjatë së cilës kohë janë mbajtur katër
konferenca (ndër to një Johanesberg dhe një tjetër në Nju Jork). Analistët
amerikanë janë të mendimit se fakti që raporti special është inicuar nga një
vend i paanshëm si Suedia ka vlerë të veçant në qarqet ndërkombëtare.
Në raport Komisioni jep argumente se pse pavaresia do të ishte zgjidhja
më e drejtë.
Mbajtja e Kosovës nën mbikqyrje ndërkombëtareë për një kohë të pacaktuar
mund të duket si ide e mirë por kjo mund të shpie në formimin e organeve
paralele apo edhe të shkaktojë rebelizëm në popullatë, thuhet në raport.
Ideja e ndarjes së Kosovës, thuhet më tutje në raport, mund të kënaq
serbët e Mitrovicës por kjo ide do të shkaktonte shpërnguljen e të gjithë
serbëve nga viset tjera të Kosovës, gjë që në të njëtën kohë do t’i jepte
fund edhe idesë për shetet multi-etnike në Ballkan.
Pavarësia e plotë dhe dhënja fund e mandatit të OKB-së në Kosovë do të
kundërshtohej nga Rusia dhe Kina, si dhe do të shkaktonte shqretësime për
shtetet fqinjë. Natyrisht se kjo ide gjithashtu do të kundërshtohej nga
minoriteti serb në Kosovë.
Ideja e autonomisë brenda RFJ-së është e padrejtë, thuhet në raport,
sepse: “e vërteta e thjeshtë është sepse shqiptarët kurr më nuk do të
pranojnë të jetojnë nën regjimin e Beogradit.”
Kështu që, thuhet në raport, e vetmja zgjidhje e drejtë mbetet “pavarësia
e kushtëzuar.”
Raporti sidomos ka peshë sepse Komisioni që e ka përgaditur atë e ka
quajtur ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë “ilegale por të ligjshme” dhe ka
kritikuar NATO-n për “gabime madhore” duke menduar se ndërhyrja nga ajri nuk
do të zgjaste aq sa zgjati si dhe duke mos paraparë veprimet hakmarrëse të
serbëve kundër popullatës shqiptare gjatë sulmit.
Raporti, i cili iu dorëzua të hënën për shqyrtim Sektretarit të
Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, e bën të çart faktin se shqiptarët kurr
më nuk dëshirojnë të bahshkëjetojnë në një shtet me Serbinë, prandaj
komunitetit ndërkombëtar nuk i mbetej rrugë tjetër përpos të bindej dhe ta
mbështeste pavarësinë.
Raporti në fjalë ka befasuar shumëkend në SHBA dhe në OKB për shkak se
promovon një ide që askush në botë deri me tash -- përveq shqiptarëve -- nuk
e ka përkrah.
Sipas analistëve që janë të njohur me raportin e posa-dorëzuar në OKB,
anëtarët e këtij Komisioni, i cili e ka nisur punën e tij në këtë drejtim pa
paragjykime, dhe kështu e kanë gjetur idenë e pavarësisë brenda vet Kosovës.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe krimeve serbe, si dhe pas intervistave
me aktivistë dhe me personat e prekur nga lufta, Komisioni ka ardhur në
përfundim se shqiptarëve duhet ndarë “drejtësia e pastër.”
Raporti në fjalë ka edhe përkrahjen e Grupit Ndërkombëtar të Krizës, një
“think tank” i njohur, përveq tjerash, për raportet për Kosovën dhe çështjen
shqiptare në Ballkan.
Anëtarja e këtij grupi, e cila e ka promovuar idenë e pavarësisë së
Kosovës në median amerikane Suzi Blaustajn deklaroi për gazetën Zëri se
ideja e pavarësisë “është plotësisht e realizueshme” dhe se rekomandimet e
Komisionit të gjykatësit Goldstone “janë absolutisht me vend.”
Në raportin e botuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës para një jave,
kritikohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244, duke thënë se shtyerja e
diskutimit të fatit politik të Kosovës vetëm sa do të mbështeste
ekstremistët e Kosovës.
Në raport gjithashtu thuhet se Perëndimi duhej të ishte i kujdesshëm për
të mos bërë kompromis me vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi vetëm
sa për të majtur marrëdhënje të mira me “Jugosllvinë.” Në anënë tjetërm
raporti në fjalë e quan “katastrofik” vendimin e rezolutës 1244, që do të
lejonte kthimin e trupave serbe në Kosovë.
Raporti i gjykatësit Goldstone padyshim se do të pranohet me një dozë
dyshimi në OKB, ndërsa analistët amerikanë për Ballkanin presin që edhe
Uashingtoni të tregohet i ftohtë ndaj idesë së pavarësisë.
“SHBA-të nuk dëshirojn që në këtë kohë të dëgjojnë për një ide të
tillë,” tha për gazetën Zëri një analist amerikan që nuk deshi të
identifikohet. Sipas të njejtit burim, amerikanët ishin aq të ftohtë ndaj
idesë së gjykatësit Goldstone, sa që ai asnjëhërë nuk u lejua që të mbante
konsultime në Department të Shteitit për idenë e pavarësisë. Amerikanët
ende qëndrojnë prapa idesë se mund të kursehet një “Jugosllavi e mbetur” ku
serbët, malazezët dhe shqiptarët do të mund të bashkëjetonin.
Raporti i Komisionit ndërkombëtar, edhe pse mund të mos pritet aq me
entuziazëm në disa kryeqytete ndërkombëtare përfshirë Rusinë dhe Kinën, ai
megjitatë tani ka hapur debatin për këtë ide e cila i fuqizon dukshëm
thirrjet e shqiptarëve për pavarësi.
Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista
Zeri, Prishtine.
-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~>
eGroups eLerts
It's Easy. It's Fun. Best of All, it's Free!
http://click.egroups.com/1/9698/8/_/920292/_/972425856/
---------------------------------------------------------------------_->
Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:
albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |