Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kosova qe prej tri ditesh

Uk Lushi juniku at hotmail.com
Thu Oct 19 00:35:58 EDT 2000


Mbase do te jete interesante edhe per ju?!


Date: Wed, 18 Oct 2000 19:46:17 EDT
>
>Uk,
>
>Me poshte po ti percjell pershtypjet e nje vajze nga Tirana per Kosoven. 
>Letra eshte derguar para nje muaji...
>

>Miqte e mi,
>
>Kam tri dite ne Kosove. Diten e pare kisha shume
>kuriozitet, dhe shume deshire per paqe. Kur arrin ne
>aeroportin e Prishtines ndjesia  e pare eshte cudia:
>"Qenka i vogel e mistrec si Rinasi". Pervec
>permasave te vogla te Rinasit, ne fakt asgje trejter nuk i
>shtohet ngjashmerise. Aty ka rregull dhe
>miresjellje, qe ta largon mendjen nga Rinasi, dhe nga mania per
>te gjeteur te perbashketat. Nje Police franceze nuk
>mbeti e kenaqur nga dokumentat e mia, dhe me beri nje
>kontroll, qe sé di pse me shaktoi aq gaz sa e beri
>ate te me mbante jo pak aty. ASnje nga punonjesit e huaj
>qe merren me viza apo kontrolle, nuk kane patur
>piken e intuites per mua. Nuk me merziti fare kjo. FUndja
>une po shkoja ne KOsove:Toka e ndaluar, toka e
>njemije e nje tmerreve dhe njemije e nje gjykimeve, e
>padijes me te falshme dhe e rruges ku ti nuk ke shkelur
>sepse nuk e di, dhe qe e ke lene ne nje qosh te zemres
>tende, duke preferuar me mire te heshtesh per kete.
>PAstaj nje sere taksish qe te therrasin dhe nje
>djale simpatik (punonjes i SCK) dhe rruga per ne
>Prishtine.
>
>Une nuk i di kenget qe kendohen per Prishtinen, dhe
>une nuk shoh televizor. Une njoh serbe qe i dua dhe
>i vleresoj, Une adhuroj faljen dhe mas me aftesine per
>te falur. Prandaj dhe deri sa arritem ne hotel Grand,
>vetem pyesja me njemije pyetje te ndryshme: A mund
>te kete paqe mes kosovareve dhe serbeve. Person qe na
>shoqeroi u merzit shpejt me mua dhe pergjigjej
>vazhdimisht: Nuk e di. DHe une nuk e di cfare nuk me
>tha ai.
>
>Nuk te rrieht ne hotel, do te prekesh cdo cep te
>prishtines dhe do te pyesesh gjtije njerezit. Ne
>fillim gjithkujt i dukej normale dhe me pergjigjej.
>Nega fundi i dites nje shok i Gentes me dha mesazhin
>se s#duhej te beja shume nga keto pyetje.
>NE cdo hap ke UNMIK un me vete, qe nuk e di a eshte
>mire a eshte prezence lufte e perhershme, apo
>paaftesie shqipataresh per te drejtuar. Por ka
>pergjigje qe nuk mund tí marresh ne nje dite. Djem
>te bukr e te gjate, vajza me taka shuem te larta, te
>huaj dhe njerez qe tregojne shume me teper se mosha e
>tyre.
>
>Ti blen njee reviste letrare, dhe aty ke Tirane.
>Njerezit qe nuk jane habitur apo dyshuar per pyetjet
>e tua, shafqin respekt sapo ti i thua se je nga
>tirana.
>
>Kurse ata qe jane me te drejtperdrejte thone vetem :
>ne ju kemi patur ideal, qe do te thosh qe nuk ju
>kemi me. Ti do tí thuash se  sa shume e vret koken prej
>idhujve, por nuk guxon, se ata e dine me mire kete.
>Mbremja u mbyll me nje koncert xhazi prej disa
>instrumentisteve fantasktike shqiptare, dhe me
>shetitjen naten. Prishtina naten eshte zili.(Ti nuk
>mund te shetisesh naten ne Tirane.) Sikurse dhe
>diten ti  e dallon televizionin e bonbarduar dhe godinat e
>djegura. Per shprese? Askush nuk ta pohon, askush
>nuk te thote te kunderten.
>
>Une nuk dua te therras per nacionalizem. Une i urrej
>kufijte dhe luftrat per kufij. Une i lutem faljes
>dhe e nderoj faljen. Une kam pyetur te gjithe kosovaret
>qe kam takuar: A do te kete paqe midis serbeve dhe
>kosovareve, dhe kam marre pergjigje nga me te
>ashprat deri te me te durueshmet. Askush nuk me ka dhene
>pergjigjet qe me dhane shtepite e pafundme te djegura
>te rruges Prishtine Peje. Varret e perbashketa ma
>mbyllen gojen, por nuk qava. Pyeta prap. Dhe varret
>e perbashketa nuk i kuptova. Atehere mendova se une
>kurre nuk do te mund ta kuptoj kete popull, pra as
>ta gjykoj per rezistencen per paqe me serbet, per aq
>kohe une nuk kam qene ketu .
>
>Ne peje njerezit jane shume mikprites dhe ti ndihesh
>keq qe ata gati te nderojne me respektin e tyre. Ne
>mbremje ndersa une hapa per seri diskutimin mbi
>Paqen, dikush na tha te ulim zerin"se nuk eshte mire".
>pastaj na treguan per listat, qe shqipataret kishin per
>shqipater e perzjere ne lufte. Lista do te thote:
>eleminim. Ata benin shaka me mua se nese vazhdoja me
>keto "Intervista" do te isha dhe une ne listen e
>tyre.
>
>Dhe une mendoja se ne jemi nje popull fatkeq, qe
>vetem do te lajme hesape pas hesapesh, pa ditur cfare mund
>te behet tjeter. Dikush sot me tha se botes tani nga
>keto vrasje shqiptar - shqiptar, po i jepet mesazhi.
>Nuk paska qene faji i serbeve, shqipareet nuk dine
>gjuhe tjeter. Ti i pyet se si eshte liria per ata,
>dhe ata e kane akoma enderr. Nuk ka fatkeqsi me te madhe
>per dike, se sa te enderrosh lirine, edhe kur e ke
>ate. Te mos e realizosh qe poseidon dicka, kjo eshte
>per te ardhur keq. Perfytyro se cfare permasah merr
>kjo, kur flitet per lirine.
>
>Sot ne mengjes nje shofer i SCK, nje burre plak me
>ulet ne tavolinen e mngjesit dhe me thote:"Une kam
>shume respekt per ju shqiparet e Shqipewrise. KAm
>jetuar 2 muaj ne kohen e luftes. Me ka mbajtur nje
>familje jo shume e pasur. por erdhem dhe moren ne
>Pallatin e sportit me gjithe familjen dhe me kane
>dhen cfare kishin ne shtepine  tyre, derisa mbaroj lufta.
>Nuk do tí harroj kurre.."dhe u perlot. U perlota dhe
>une dhe thashe nje shume fjalesh, ku thelbi duhet te
>ish "Mbase jemi edhe me te mire sec dihemi". Mu
>kujtua Andi qe ne ate kohe me kish derguar nje mesazh, qe
>sot tingellon qesharak e patetik, por atehere
>tingellonte prej Andi: Mos i lini ne rruge, Brike!!
>TAni jam ne diten e trete, dhe ka kaq shume fjale qe
>i dashuroj prej tyre. DHe une i dua akoma shoket
>serbe.
>
>Por ndjej se kam shume me shume miq, sesa atehere
>kur Kosova ishte per mua  Toka e ndaluar, toka e njemije
>e nje tmerreve dhe njemije e nje gjykimeve, e padijes
>me te falshme dhe e rruges ku ti nuk ke shkelur sepse
>nuk e di, dhe qe e ke lene ne nje qosh te zemres tende,
>duke preferuar me mire te heshtesh per kete.
>
>Nese dikush me pyet nese dua te rri me gjate une
>perseri do te jap nje pergjigje qe do ta jepja edhe
>nga Shqiperia: Dua t´ja mbath, si nga te gjitha
>gjerat qe i dua,
>
>Ju perqafoj nga Peja, Kena
>

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list