| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} Lajme: Perendimi dyshon ne 'demokratizmin' e Koshtuniceskosova at JPS.NET kosova at JPS.NETTue Oct 17 16:50:14 EDT 2000
Perendimi dyshon ne 'demokratizmin' e Koshtunices
Isuf Hajrizi (Uashington, 16 tetor, 2000)
Per gazeten Zeri, Prishtine
Në shtypin perëndimor kanë filluar të dalin në shesh dyshimet e para për
sinqeritetin e "demokratizmit" të liderit të opozitës serbe Vojislav
Koshtunica. Dhe dyshimet kryesisht lidhen me problemet e Kosovës.
Si fillim, me datën 13 tetor u shty edhe për një muaj gjykimi i poetes
dhe akivistës për të drejtat e njëriut Flora Brovina.
"Vazhdimi i mbajtjes së saj në burg hedh dyshim mbi sinqeritetin e
qeverisë se re serbe për parimet e të drejtave të njeriut për të gjithë,"
shkruajn në një deklaratë për shtyp dy organizatat ndërkombëtare për të
drejtat e shkrimtarëve të burgosur WiPC dhe International PEN.
Një zë tjetër me ndikim, ish senatori dhe kandidati për president të
SHBA-ve, Bob Dol, në komentin e tij të botuar në gazetën Uashington Post me
datën 12 tetor terheq vërjetjen kundër asaj që ai e quan "Jugo-fori."
Dol, i cili aktualisht është kryetar i komisionit ndërkombëtar për
personat e zhdukur në Bosnje, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që t'i
shmanget euforisë dhe të jetë i kujdesshëm me Koshtunicën.
"Fatkeqësisht, euforia rreth ardhjes në pozitën e kryetarit të
Jugosllavisë së rrënuar të Vojislav Koshtunicës seriozisht e ka mjegulluar
gjykimin e një numri të zyrtarëve amerikanë dhe evropianë," shkruan Dole.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të shtunën i shtruan Koshtunicës
qilimin e kuq drejt ri-hyrjes së Serbisë në kontinentin e vjetër duke
premtuar një infuzion të menjëhershëm prej 173 milionë dollarësh ndihmë për
karburante, ushqim dhe ilaçe për popullin serb që ta kalojë dimrin.
"Pres mbështetje nga Evropa për ndryshimet demokratike në Serbi dhe për
kthimin e saj ku gjithmonë e ka patur vendin -- në Evropë," u tha Koshtunica
evropianëve. Mirëpo, ai në të njejtën kohë u deklarua qartas se nuk kishte
plane që të bashkëpunonte më gjykatën e krimeve të luftës në Hagë.
"Refuzimi i tij për të bashkëpunuar me gjykatën e Hagës shkel ligjin
ndërkombëtar , gjë që do ta vazhdon, në vend që t'i jep fund, statusit të
Serbisë si shtet plangëprishës," shkruan profesori i të drejtave të njeriut
në Shkollën Qeveritare Kenedi të Harvardit, Majkël Ignatif, në gazetën Nju
Jork Tajms. Sipas profesorit amerikan qeveritë perëndimore duhet të
sigurohen që populli serb e kupton faktin se padia e Milosheviqit nuk është
padi kundër serbëve por ka për qëllim që ti ndajë kriminelët nga popullata
duke vën fajin mbi supet e përsonit.
Në anën tjetër, "asnjë (sanksion) nuk duhet të hiqet, derisa Koshtunica
të mos bashkëpunojë (me Hagën). Pajtimi (i perëndimit) me Serbinë është
urgjent, por jo në llogari të drejtësisë," shkruan Ignatif. Ai gjithashtu
përkujton faktin se ideja e Koshtunicës për ta gjykuar Milosheviqin brenda
Serbisë ka implikime më të thella se sa është dukur fillimisht. Sipas tij
gjykimi i Milosheviqit brenda Serbisë do ti inojoronte krimet e tij ndaj
popullatës shqiptare të Kosovës, krimeve në Bosnjë dhe Kroaci. Sepse në
Serbi ai do të gjykohej për manipulim votash, kurse në Hagë ai do të
gjykohej për krime të luftës. Sipas analistëve perëndimorë refuzimi i
Koshtunicës për dorëzimin e Milosheviqit dhe kriminelëve të tjerë të luftës,
nuk do ta distanconte Koshtunicën nga krimet e atyre qe ai i strehon.
Në të njetën kohë, kritikët perëndimirë kanë vërejtur se edhe pse
Koshtunica ka deklaruar se "epoka e Milosheviqit ka përfunduar," ai vazhdon
të mban në pushtet aleatët e kriminelit serb të luftës. Për shembull
Gjenerali Nebojsha Pavkovic, i cili është ndër aleatë më të afërt të
Milosheviqit ende mban postin në krye të ushtrisë. Qeveritë perëndimore janë
të shqetësuara se bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe veprimi i ngadalshëm i
Koshtunicës për t'u distancuar nga njerëzit e Milosheviqit mund ta rrezikon
pozitën e presidentit të ri jugosllav, që njëherit do të rrezikonte edhe
marëdhënjet e posa filluara të perëndimit me Beogradin.
Një element tjetër shqetësues për organizatat ndërkombëtare që lidhet me
Koshtunicën është mosmarrja e hapave të menjëhershëm të tij për t'i liruar
të burgosurit politikë shqiptarë që mbahen në burgjet serbe.
Të shtunën organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, "Human
Rights Watch" i bëri thirrje qeverisë serbe që "urgjentisht" ta shqyrtojë
fatin e 650 të burgosurëve shqiptarë në Serbi. Kjo organizatë thekson se në
burgjet serbe aktualisht mbahen 850 të burgosur shqiptarë por 200 prej tyre
nuk janë të burgosur politikë. Sipas kësaj organizate, "komuniteti
ndërkombëtar duhet ta mbaj Koshtunicën përgjegjës për pozicionin e tij të
deklaruar se do t'i respekton të drejtat e njeriut dhe do ta zbaton ligjin."
Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista
Zeri, Prishtine.
-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~>
Restaurants, Movies, Weather, Traffic & More!
Call 1-800-555-TELL. For more info visit:
http://click.egroups.com/1/9533/8/_/920292/_/971818289/
---------------------------------------------------------------------_->
Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:
albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |