| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} MERO BAZE:Koment - Perse kane fituar greket ne Himarekoliqi at bluemail.ch koliqi at bluemail.chMon Oct 16 19:16:02 EDT 2000
----- Messsaggio originale ----- Da: Mero Baze <tema at albaniaonline.net> Data: Lunedì, 16 Ottobre 2000, 18:30 Titolo: Koment:Perse kane fituar greket ne Himare Ja pse kanë fituar grekët në Himarë Mero Baze Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi paraprakisht se "koalicioni" i forcave kombëtare me në krye Partinë Socialiste arriti të fitojë në Himarë, pas një stuhie të ngritur papritur nga qeveria shqiptare për rrezikun e fitores së Partisë së të Drejtave të Njeriut në atë qytet të bregdetit shqiptar. Shumë qytetarë shqiptarë panë për herë të parë me sytë e tyreangazhimin e një makine të tërë propagandistike "antigreke" duke detyruar të shkojnë në Himarë 7 deputetë grekë të parlamentit të Athinës, dhe disa deputetë shqiptarë të Tiranës së bashku me një qerre gazetarësh të qeverisë.Por pas betejës "patriotike" në fakt u arrit një fitore e shkëlqyer greke, pasi për herë të parë në historinë e këtyre dhjetë viteve pluralizëm, steka e kërkesave greke u ngrit nga Derviçani në Himarë. Tani grekët arritën të bëjnë një betejë diplomatike në sytë e gjithë botës në zemrën e bregdetitshqiptar, duke e bërë krejt të diskutueshëm homogjenitetin shqiptar atje. Ajo që arriti të bëjë qeveria shqiptare është se tani Athina nuk flet më për të drejta të minoritetit grek në Dropull, por për të drejta të shkeluratë minoritetit grek në Himarë. Kështu ata për muaj të tërë do të flasin për manipulim votash, frikësime policie, represion mbi pakicën etj.. Skemënpër t'u bërë të besueshëm në këtë retorikë, ua dha qeveria shqiptare, e cila ende pa filluar zgjedhjet filloi të angazhohej "patriotikisht" për Himarën. Bile disa nga ministrat e qeverisë filluan të bindin gazetarët të shkojnë në Himarë, pasi atje ka një rrezik të madh, pasi paska thënë shefi i madh i CIA-s se Himara është greke dhe të tjera pallavra si këto. Ata që e marrin ambasadorin amerikn përkahu sa herë që vënë tulla në bulevard dhe sa herë shpërndajnë jelekë antiplumb për policinë, gjatë gjithë kësaj jave flisnin vesh më vesh kundër tij, se "ai paska thënë se në Himarë është manipuluar se kështu i ka udhëzimet nga CIA". Me këtë retorikë ata arritënta kthejnë kështu Himarën në një çështje ndërkombëtare që zuri vend në vëmendjen e shtypit grek dhe atij greko amerikan, më shumë se çdo çështjekëto vitet e fundit në raport me Shqipërinë. Në fakt rreziku i vetëm që i kanosej Himarës tani nuk u shmang. Duhej një shkas që Himara të popullarizohej në shtypin perëndimor dhe vëmendjen e diplomatëve si bastion i pakicës greke dhe këtë arriti ta bëjë qeveria shqiptare. Se kush i fitoi dhe kush i vodhi votat në Himarë kjo ka pak rëndësi. Himara nuk helenizohet as pse hapet ndonjë shkollë në gjuhën greke as se shqiptarizohet duke recituar Naim Frashërin. Himara mbetet shqiptare,kur shteti shqiptar të vendosë sovranitetin e tij mbi Shqipërinë. Ata që bënë lojën me Himarën, në fakt ia dolën ta kthejnë atë në një çështje të diskutueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë. Nëse administrata e Berishës, zhvilloi një betejë me grekët, që nga shumëkush mund të gjykohet dhe e panevojshme, ajo e zhvilloi së paku në Derviçan, në zemrën reale të nacionalizmit grek në jug të Shqipërisë dhe jo në Himarë. Qeveria e Tiranës ia arriti ta zhvendosë tashmë qendrën e nacionalizmit grek në Himarë, duke depërtuar dhe 100 km mbi Derviçan. Kjo për Greqinë është një fitore shumë herë më e madhe diplomatike dhe politike se sa fitorja e përdhosur elektorale e Ilir Metës dhe kabinetit të tij që tani rri gjakngrirë se mos është nxehur vërtet Greqia. -- E-mail for everyone! http://www.bluemail.ch/ powered by the Bluewin -------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~> Restaurants, Movies, Weather, Traffic & More! Access Tellme from any phone. For more info visit: http://click.egroups.com/1/9534/8/_/920292/_/971739179/ ---------------------------------------------------------------------_-> Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |