Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Dokument i rralle i Nolit

aalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.edu
Tue Oct 17 08:34:31 EDT 2000


KULTURE
Gazeta Shqiptare

Zbulohet
dokumenti i Nolit
Një shkodran e ruante dhuratë nga Kryeministri 

TIRANE

Jepet dokumenti origjinal, me të cilin Fan Noli në vitet '20, ka hartuar 
kërkesën, që Shqipëria të anëtarësohet në Lidhjen e Kombeve. Lajmi konfirmohet 
dje, nga burimet e shtypit të Muzeut Kombëtar. Historia e dokumentit lidhet 
edhe një herë me qytetin e Shkodrës dhe trashëgiminë e rrallë që përmban 
qyteti. 

Pikërisht, qytetari Njac Doçi, (në dokument ka paraqitur të gjithë elementët e 
Curriculum), e ka dhuruar dokumentin dje në Muze. Qytetari ka përshkruar atje 
edhe mënyrën sesi ka arritur dokumenti deri në duart e tij. Dokumenti, është 
ndërtuar sipas protokollit të asaj kohe, i pajisur me 15 pika. Prej kohës ka 
një kopertinë të zbërdhylur, por gjithsesi shumë e mbajtur. Fan Noli e ka 
dhuruar këtë dokument për familjen e avokatit Dr.Sokol Baci në Shkodër. Pas 
vdekjes së tij, e gjithë trashgimia dokumentare ka mbetur tek Doçi, i cili duke 
dëgjuar për gati-çeljen e këndit kushtuar Fan Nolit, ka kërkuar edhe dorëzimin 
e tij në Muze."Por, nuk duhet harruar se duhet një shpërblim, -ka thënë 
drejtori i Muzeut M.Zeqo,-sepse qytetari me gjithë dëshirën e mirë, edhe mund 
ta kishte shitur këtë dokument të rrallë". Lidhja e Kombeve, simotra e OKB-së, 
ka jetuar deri në vitin 1946. Lidhja kishte anëtare rreth 44 shtete dhe u 
formua nga fituesit e Luftës së parë Botërore. Shqipëria u pranua në organizatë 
pas shumë peripecive në dhjetorin e vitit 1920, pas pranimit të këtij 
dokumenti. 
 




More information about the ALBSA-Info mailing list