Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} Radio Kontakt - Politike - Chestja e himares

Nikoll A Mirakaj albania at netzero.net
Mon Oct 16 23:05:46 EDT 2000


Kreu i PBDNJ, Melo, deklaron se socialistet politizuan ceshtjen e Himares per te shkeputur vemendjen nga bojkoti i demokrateve. 

Melo i cili ka pranuar njekohesisht edhe humbjen e partise se tij ne balotazhin e djeshem. "Megjithate - eshte shprehur Melo- shteti ne Himare perdori presionin politik per te larguar vemnedjen nga pjesa tjeter me e rendesishme epolitikes shqiptare, terheqjen e PD nga raundi i dyte i zgjedhjeve. Zoti Melo mendonte se vajtja ne Himare e deputetve greke apo shqiptare, nuk sherbyen per te normalizuar atje situaten dhe per te realizuar atje zgjedhje te rregullta e demokratike.  

Elona Meco 

 

PS akuzon opoziten greke per shkelje te sovranitetit te shtetit shqiptar. 

Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruçi, ne perfundim te raundit te dyte te zgjedhjeve ka pershendetur qeverine per masat e marra per organizimin e nje proçesi zgjedhjesh qe ai e quajti demokratik.  Pasi ka dhene rezultatet e fitores se PS ne shumicen dermuese te balotazheve, zoti Ruci ka deklaruar ne emer te mazhorances qeveritare se Partia Socialiste garanton elektoratin se fitorja e PS-se eshte fitore e te gjithe shqiptareve, te cilen ajo do ta perdore ne dobi te tyre. Ne deklaraten e tij ne mesnate, zoti Ruci nuk ka lane pas dore edhe ceshtjen e Himares, si dhe pranine atje te disa politikane greke. Duke u treguar i kujdeshem per te mos acaruar marredheniet me qeverine greke, zoti Ruci ka akuzuar opoziten gereke se ka shkelur sovranitetin e Shqiperise per interesat e saj shoviniste. Zoti Ruci mendonte se deklaratat kercenuese te qeverise greke ishin pasoje e disinformime te medias se huaj, te disa perfaqesuesve te Omonias, PBDNJ-se dhe deputeteve te PBDNJ-se. 

Elona Meco 

 

Zedhenesi i qeverise shqiptare reagoi ndaj deklaratave te disa zyrtareve te larte greke lidhur me situaten eletorale ne Shqiperi ne prag te raundit te dyte te zgjedhjeve lokale. 

Permes nje deklarate per shtyp ai beri te ditur se qeveria shqiptare shpreh keqardhjen dhe habine e saj per deklaratat e zyrtareve te larte te qeverise greke dhe shpreson se ato jane pasoje e keqkuptimeve dhe informacioneve te pasakta lidhur me pergatitjet per raundin e dyte te zgjedhjeve lokale ne Shqiperi. Sipas tij, Qeveria e Shqiperise informon opinionin publik brenda dhe jashte vendit se i ka marre te gjitha masat e nevojshme qe asnje shtetas shqiptar, pavareshisht nga kombesia apo vendbanimi te mos ngelet pa ushtruar te drejten e votes edhe ne raundin e dyte te zgjedhjeve 

 

Kreu i PS për Tiranën, Ulqini bën bilancin e socialistëve në sfidën zgjedhore të 15 Tetorit. 

10 balotazhet e zgjedhjeve të djeshme janë fituar nga kandidatët socialistë, meqenëse braktisja e strukturave zgjedhore nga kandidatët dhe komisionerët e PD -së ka qenë edhe më e qarte dhe e shpallur publikisht. Për Ulqinin nuk ka qenë problem pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhje dhe as numri thuajse i njëjtë i votave që morën kandidatët socialistë thuajse në të dy raundet zgjedhore. Duke bërë edhe njëherë njërezume të cilësive që zotërojnë kandidatët, tashmë kryetarë të njësive bashkiake, Ulqini premtoi se nuk do të jetë problem zbatimi i kompetencave që parashikon ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal, edhe pse duket sheshit se kryetarët e rinj të bashkive kanë një hije ilegjitimiteti tek elektorati i djathtë. 

Ilir Nikolla 

 

Berisha pershendet bojkotin e shqiptareve ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale. 

Ne nje konference per gazetaret kryetari i PD ka deklaruar se zgjedhesit shqiptare kane bojkotuar me percmim dhe masivisht faresen zgjedhore. Sipas Berishes shqiptaret bojkotuan ne shenje perbuzjeje dhe neverie ndaj gares moniste me nje kandidat. Zoti Berisha pershendeti bojoktin si nje akt te pergjegjesise se larte te zgjedhesve, qe sollen ngricen elektorale per qeverine shqiptare. "reagimi i qytetareve shqiptare ehste i ligjshem dhe nje leksion i madh i ndaj manipulatoreve te votes se lire" - ka deklaruar Berisha. Sipas tij diten e djeshme shqiptaret deshmuan sesa te lire votuan ata nje jave me pare, sesa te ndershme ishin zgjedhjet javen e kaluar. Berisha tha se qeveritaret deshmuan para shqiptareve dhe mbare botes si demone te pushtetit, verberine para te ciles nuk i pengojne te thyjne cdo ligj e rregull. Persa i perket pjesemarrjes se kandidateve demokrate ne balotazhe Berisha tha se ata moren pjese vetem ne 13 % te zonave. Megjithate Berisha ka siguruar se keta nuk do te ndeshkohen nga strukturat e PD, sepse ata kane zbatuar vendimin Kombetar te PD, i cili lejonte cdo kandidat te hynte individualisht ne zgjedhje. 

Elona Meco 

 

Asnje informacion zyrtar nga KQZ per raundin e dyte te zgjedhjeve. 

KQZ -ja ka bërë një ndryshim të politikës së saj në marrëdhëniet me publikun. 

Pas polemikave që shpërthyen dje lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhje, zëdhënësi i KQZ -së Aldrin Dalipi konfirmoi për Radio Kontakt shifrën 45 % të pjesëmarrjes së zgjedhjesve në votime por deklaroi se njoftime për rezultatet do të jepeshin vetëm zyrtarisht dhe pasi të jenë konfirmuar nga të dy strukturat zgjedhore, KZQV -të dhe KQZ -ja. Nuk ka pasur asnjë problem në zgjedhjet e djeshme dhe shifra e larte e pjesëmarrjes në votime konfirmoi kredibilitetin e procesit zgjedhor, tha Dalipi, duke kundërshtuar edhe zërat e mediave mbi shtimin e numrit te ankesave nga organizmat ndërkombëtre. Për KQZ -në problemet e shprehura në shtyp nga ambasadori i OSBE -së Gert Ahrens dhe përfaqësues të Këshillit te Evropës janë probleme që i takojnë infrastrukturës zgjedhore dhe mungesës së kuadrit ligjor në të kaluarën dhe jo kredibiliteit të kQZ -së. Megjithë deklarimet e zëdhënësit të KQZ -së në të mirë të procesit zgjedhor shumë parti po pregatisin dosje të veçanta me parregullsitë e tij, ndërkohë që partitë e grupimit Bashkimi për Demokraci kanë planifikuar mbledhjen së shpejti të forumeve të tyre më të larta lidhur me mosnjohjen e këtij procesi. 

Ilir Nikolla 

 

Vezhguesit nderkombetare deklarojne se zgjedhjet lokale ne Shqiperi shenojne perparim. 

Deklarata eshte bere pasditen e sotme nga shefi i Misionit Vezhgues te ODIHR, Euxhenio Polici dhe perfaqesuesi special i Keshillit te Europes ne Shqiperi, Jorgen Grunet. Ne nje konference per shtyp ata kane paraqitur nje raport paraprak per raundin e dyte te zgjedhjeve, sipas te cilit ne kete raund jane vene re disa parregullsi. Vehguesit europiane mendojne se raundi i dyte ishte me pak transparent dhe gjitheperfshires sesa raundi i pare. ODIHR dhe KE nuk kane mirepritur as bojkotin e PD, si dhe kane bere te ditur se nuk vleresojne qendrimin e KQZ. Sipas tyre gjate balotazheve reagimi i KQZ ishte i ngadalshem dhe i paplote, cka ka bere te pavlefshem nje sere ankesah te partive te ndryshme politike. Shefat e vezhguesve europiane si parregullsi te tjera kane verejtur hapjen e qendrave te votimit me vonese dhe mosngjyrosjen e gishtit nga votuesit, cka do te thote se ata kane patur mundesi te votojne me shume se nje here. Persa i perket Himares vezhguesit kane mohuar nderhyrjen e deputeteve dhe politikane te tjere greke, duke thene se ne gjashte qendra votimi te vezhguara ata nuk kishin pare atje asnje prej perfaqesuesve te politikes greke. 

Elona Meco 

 

Kryetari i KQZ Fotaq Nano, në një prononcim për shtyp, e cilësoi normal dhe korrekt zhvillimin e raundit të dytë per zgjedhjet e pushtetit vendor. " 

Pavarësisht ndonjë incidenti të vogël zgjedhjet u karakterizuan nga nje ecuri normale dhe pjesëmarrja ishte e pëlqyeshme", tha kryetari Nano.
Lidhur me tërheqjen e kandidatëve demokratë, z.Nano tha se "KQZ nuk është në dijeni të tërheqjes së kandidatëve pasi në këtë komision nuk ka të depozituar asnjë kerkese zyrtare. Tërheqja e tyre është politike". Për largimin e komisionerëve te PD nga komisionet zgjedhore, kryetari Nano tha se, "Komisionet Zgjedhore të Qeverisjes Vendore kanë funksionuar normalisht, jo vetëm në KZQV por edhe në Komisionet e Qendrave të votimit". Sipas kryetarit te KQZ-se, proçesi zgjedhor në Himarë (një nga zonat më të diskutuara, ku në balotazh ishte PS-PBDNJ) është zhvilluar normalisht. Ndërsa për ndërhyrjet e deputetëve grekë në proçesin zgjedhor në Himarë, Z. Nano tha se, "ata nuk kanë statusin e vëzhguesit, i parashikuar qartë në Kodin Zgjedhor të RSH. Ata (deputetët) nuk kanë qenë të autorizuar të ndërhyjnë në qendrat e votimit, megjithatë për këtë KQZ nuk ka informacion të plotë". 



-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list