| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} Radio Kontakt - Aktualitet - Ceshtja e HimaresNikoll A Mirakaj albania at netzero.netMon Oct 16 23:08:38 EDT 2000
Flota Ushtarake Shqiptare nuk ka penguar hyrjen ne Hiamre te asnje trageti grek. Deklarata eshte bere nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes, e cila i eshte pergjigjur keshtu disa njoftimeve te mediave te huaja per shkelje te ligjeve nderkombetare te udhetimit. Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes beri te ditur se "nuk jane te verteta lajmet e perhapura nga disa media te shkruara se anije luftarake shqiptare nuk kane lejuar tragetin me destinacion Himaren per te shkuar ne kete qytet". Ministria e Mbrojtjes siguron opinionin publik, vendas e te huaj, se Forcat e Armatosura Shqiptare kane vepruar dhe do te veprojne konform normave dhe ligjeve te vendit dhe atyre nderkombetare. Diplomacia greke konteston zgjedhjet ne Himare. Ministria e Jashtme greke, edhe pas fitores se socialsiteve ne Himare, nuk ka qendruar ne qetesi. Ne oren e pare te dites se sotme, zedhenesi i Ministrise se Jshtme Greke ka dekalruar se gjate raundit te dyte te zgjedhjeve ne zonen e Himares jane jane shenuar shkelje serioze te procedures zgjedhore. Korrespondentet nga Athina thone se ne deklarate theksohej se faktet e mesiperme na shkaktojne shqetesim te vecante dhe na ve ne mendime perderisa qeveria shqiptare kishte dhene garanci per zhvillimin normal te zgjedhjeve. Per ministrine e Jashtme greke ajo qe sipas saj ka ndodhur ne Himare deshmon per dificite serioze te demokracise ne Shqiperi. Qeveria greke thote se do te mbroje ne BE dhe ne organizmat e tjere nderkombetare te drejtat e minoritetit grek. Udhëheqësit e opozitës demokratike në Jugosllavi kanë arritur një marrëveshjeje me Partinë Socialiste të udhëheqësit të rrëzuar, Sllobodan Millosheviç, për shkrirjen e parlamentit serb dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi. Udhëheqësit e Partisë Socialiste dhe ata opozitarë u takuan në zyrën e presidentit serb në mëngjes për të shqyrtuar detajet e fundit të marrëveshjes. Marrëveshja ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 24 dhjetor. Partia Socialiste ka shprehur dëshirën të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Serbi dhe të ndajnë pushtetin me opozitën në qeverinë tranzitore të vendit. Ministritë kyçe në qeverisjen e përkohshme, ajo e informacionit, financës dhe drejtësisë, mund të ndahen në mënyrë të ekujlibruar mes autoriteteve të vjetra dhe atyre të reja. Përkrahës të presidentit të ri jugosllav, Vojisllav Koshtunica, kanë paralajmëruar se ata do t'u kthehen demonstratave nëse do të jetë e nevojshme për të penguar çdo përpjekje për të risjellë në pushtet Milosheviçin. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |