Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] {QIKSH «?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?»?=} =?iso-8859-1?Q?Himarë, Greqia çon 700 votues

ATHS Inc info at LongIslandTrip.com
Sun Oct 15 02:27:29 EDT 2000


Himarë,
Greqia çon 700 votues
Policia bllokoi 13 autobuzë të Athinës në Kakavie

Më shumë se 700 himariotë kanë udhëtuar dje nga Greqia në drejtim të
Shqipërisë për të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për
bashkinë e qytetit të vogël bregdetar. Sipas informacioneve të dhëna nga
Ministria e Rendit, por dhe nga burime në qytetin e Himarës, organizata
Omonia ka përdorur të gjitha rrugët e mundëshme për të sjellë në Shqipëri
një numër sa më të madh votuesish.

13 autobuzë të nisur nga Greqia janë ndaluar të hyjnë në pikën e Kalimit
Kufitar të Kakavies, pasi shoferët e tyre nuk kishin dokumentat e nevojshme.
Më pas të gjithë emigrantët që ndodheshin në këto autouza janë sistemuar në
automjete të tjera që ishin vënë në dispozicion nga shoqata Omonia dhe kanë
mbërritur në Himarë dje në orët e para të mbrëmjes. Asnjë traget nuk ka
mundur të hyjë në portin e këtij qyteti, pasi në ujërat teritoriale
patrullonte flota luftarake shqipare.


Kufiri
Afro 700 udhëtarët e autobuzave janë lejuar të kalojnë pikën doganore të
ndihmuar dhe nga konsulli grek i Gjirokastrës, dhe më pas janë nisur drejt
qytetit të Himarës me autobuza dhe mjete të siguruara nga Omonia dhe degët
lokale të PBDNJ-së në jug të vendit. Po dje anijet lufatrake shqiptare kanë
kryer manovra në afërsi të bregdetit të Himarës, duke mos lejuar asnjëlloj
trageti të zbresë në qytetin e vogël. I vetmi traget i nisur nga Greqia për
në Himarë është detyruar që të kthehet mbrapsht dhe të ankorhet në portin e
Sarandës. Sipas burimeve të policisë thuhet se "qytetarë të Himarës kanë
kaluar kufirin në numër të vogël edhe nëpërmjet pikës së Qafë Botës".


Kakavija
Dje në orët e para të mëngjesit 13 autobuzë me targa të qyteteve të ndryshme
të Greqisë i janë drejtuar Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavijë për të hyrë
në territorin shqiptar. Në autobuza kanë qenë afro 650-700 shtetas shqiptarë
banorë të Himarës, të cilët janë sjellë në mënyrë të organizuar nga
sillogjet greke dhe organizata Omonia për të marrë pjesë në raundin e dytë
të zgjedhjeve lokale. Sipas Ministrisë së Rendit thuhet se "nga ana e
policisë janë kryer të gjitha procedurat për kalimin e shtetasve shqiptarë,
por nuk janë lejuar të kalojnë autobuzat me targa dhe dokumenta të shtetit
grek, pasi nuk kanë patur dokumentacionin përkatës për kalimin e kufirit.
Nga ana e autoriteteve të shtetit shqiptar dhe të policisë janë marrë masa
për sigurimin e lëvizjes së tyre në territorin shqiptar sipas destinacionit
që ata dëshironin".


Manovrat
Për kalimin e himariotëve në pikën e Kakavijës është interesuar personalisht
dhe konsulli grek në Gjirokastër. Degët lokale të PBDNJ-së në jug të vendit
kanë siguruar mjetet e nevojshme, autobuzë, furgonë dhe vetura për
transportimin e të ardhurve nga Greqia në drejtim të Himarës. Sillogjet
greke kanë organizuar kthimin e himariotëve edhe nëpërmjet pikës së Qafë
Botës si dhe me linjat e tragetit në Sarandë. Përpara datës 1 tetor ishin dy
tragete greke që zbarkuan në qytetin e Himarës një numër të madh qytetarësh,
të cilët duhet të sigurojnë patjetër fitoren e kandidatit të PBDNJ-së
Bollano, ndaj atij të PS-së. Trageti që udhëtonte dje për Himarë u kthye
mbrapsht në drejtm të Sarandës, pasi nuk u lejua nga anijet luftarake
shqiptare të zbriste në qytetin e Himarës. Flota Luftarake Detare e
Shqipërisë ka kryer dje me një numër të vogël anijesh luftarake manovra në
afërsi të bregdetit të Himarës.

Marre nga GSH

Shikoni e degjoni TV shqiptar ne
http://www.aths-travel.com

---------------------------------------------------------------
Informacione per bileta ajrore, trageti e treni dhe turizem ne
http://www.aths-travel.com
Rezervoni online hotele, bileta dhe makina me qera ne
http://www.aths-travel.com




-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~>
Tellme Sports. Tellme Stocks. Tellme News. Just Tellme. 
Call 1-800-555-TELL and hear everything. For info visit:
http://click.egroups.com/1/9529/8/_/920292/_/971609079/
---------------------------------------------------------------------_->

Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:

albeuropa-unsubscribe at egroups.com






More information about the ALBSA-Info mailing list