Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Vejsiu per Himaren

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Oct 11 22:33:20 EDT 2000


POLITIKA

Vejsiu: Në Himarë të
votohet për PS

"Mbështesim kandidatin socialist, që konkurron në
Himarë, ndaj kandidatit të PBDNJ-së". Kështu deklaroi
dje, deputeti i PD-së Ylli Vejsiu në emër të
reformatorëve. "Kjo mbështetje që i japim kandidatit
socialist bëhet për të mirën e çështjes kombëtare",
nënvizoi ai, duke vënë në dukje se, "pavarësisht nga
mospajtimet e shumta me socialistët, në këtë rast, në
spektrin politik është e nvojshme të reflektohet një
frymë tjetër, sepse bëhet fjalë për unitetin e
përgjithshëm kombëtar". Kësisoj, Vejsiu i rreshton
reformatorët në krah të gjithë opozitës, e cila
gjithashtu ka mbështetur kandidaturën e PS-së në
Himarë. Sot pritet gjithashtu edhe një deklaratë e
DBSH dhe Bashkimit për Demokraci, në lidhje me
qëndrimin ndaj balotazhit që do të zhvillohet të
dielën në Himarë. Vejsiu nënvizoi se "kjo mbështetje
do të bëhet ndaj PS-së vetëm për Himarën, ndërsa në
zonat e tjera do të përkrahim partitë e opozitës, që
konkurojnë ndaj socialistëve". 
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list