| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] PD per zgjedhjet ne HimareAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Oct 11 22:31:49 EDT 2000
POLITIKA Mustafaj: Në Himarë demokratët të votojnë për kandidatin socialist "Elektorati i Partisë demokratike në Himarë të votojë për kandidatin e partisë socialiste", ka deklaruar dje për Gazetën përfaqësuesi PD për marrëdhëniet ndërkombëtare Besnik Mustafaj. "Kjo nuk ka qenë një marrëveshje paraelektorale, por reflektim i situatës që është krijuar aty", tha Mustafaj. Zytari i lartë i Partisë demokratike nuk e konsideron këtë thirrje si një çudi. "Ky është një qëndrim i yni parimor pas deklratës së Qeverisë greke, e cila vendosi të përzihet në zgjedhjet në Shqipëri", thotë Mustafaj. Shefi i marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë demokratike lë qartë të kuptohet se ka qenë deklarata e ministrit të jashtëm grek Jorgos Papandreu për zgjedhjet në Shqipëri që e detyron PD të bëjë thirrje që në Himarë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, anëtarët e saj të votojnë për kandidatin që përfaqëson partinë kundër të cilës kanë ngritur gjithë bateritë e sulmeve. Papandreu kishte akuzuar qeverinë shqiptare se kishte manipuluar zgjedhjet e 1 tetorit, ndërkohë që Athina është mobiluzuar që në këtë qytet në jugperëndim të Shqipërisë të fitojë me çdo kusht, kandidati i PBDNj, partisë që përfaqëon pakicën greke. "Përmes kësaj deklarate qeveria greke ka shkelur fqinjësinë e mirë dhe standartet ndërkombëtare për të mos u përfshirë në proceset elektorale të vendeve të tjera", thotë Mustafaj. Ai bën të ditur se për raundin e dytë të zgjedhjeve nuk është hera e parë që Partia demokratike mbështet një kandidat të partisë socialiste. "Kjo ka ndodhur dhe në bashkinë e Gjirokastrës, në vitin 1992, kur Bashkim Fino fitoi dhe me votat e partisë demokratike kundër kandidatit të PBDNJ", thotë Mustafaj. "Ky është një qëndrim parimor i Partisë demokratike përmes të cilit kërkojmë t'i tregojmë PBDNJ se është një parti e rregjistruar si shqiptare dhe nuk duhet të bëjë fushatë me simbole dhe mbështetje të vendeve fqinjë. Eshtë një qëndrim parimor përmes të cilit duam t'i tregojmë qeverisë dhe partisë socialiste se duhet të kishin mbajtur një qëndrim të hapur për të denoncuar deklaratat e Papandreut", thotë Mustafaj. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |