Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Probleme ne Breg?

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Oct 11 22:20:00 EDT 2000


Balotazhi ne Himare, financime per trazira
KOHA JONE
Anila Prifti

Basir Collaku

TIRANE - Shteti hidhet ne Himare. Informacionet e
oreve te fundit nga skaji i jugut te Shqiperise
paralajmerojne situate te veshtire. Balotazhi midis
Partise Socialiste dhe PBDNJ-se ka vene ne levizje
strukturat legale dhe ilegale te shtetit. Ka te dhena
se qarqe te posacme greke po financojne elemente
kriminale shqiptare me banim ne Greqi. Qellimi i tyre:
krijimi i nje situate te trazuar ne jug te Shqiperise,
vecanerisht me 15 tetor, dites se balotazhit ne
Himare. Kjo ka sjelle alarmin ne struktura te caktuara
te shtetit tone per te menjanuar situata te trazuara.
Persona te shumte jane zbuluar nga strukturat e
Policise kriminale te Ministrise se Rendit Publik ne
Tirane. Jane marre ne vezhgim te plote pikat e kalimit
kufitar ku ka informacione mbi levizjet me dokumente
falso te ketyre elementeve. Dje, ne oret e para te
dites, burime te Ministrise se Rendit Publik njoftuan
per shpalljen ne kerkim te disa individeve qe mendohen
si elemente trazues, ose perkeqesues te situates.
Duket se shteti shqiptar i ka "zgurdulluar" syte per
rastin "Himara", duke vendosur t'i trajtoje si persona
me rrezikshmeri te larte shoqerore, emrat qe priten te
shperthejne ne diten e balotazhit. Eshte kuptuar me ne
fund qe duhet te "tundet" kete radhe, sepse Himara nuk
toleron me teper neglizhence. Per t'i meshuar ketij
fakti, tashme jo tolerues, mesohet se policia eshte
urdheruar te kaloje ne gatishmeri te larte. Interpoli
dhe Drejtoria Kriminale duket se po kalojne ditet e
tyre me preokupuese, duke u vene ne ndjekje te
elementeve te akuzuar per vepra penale si dhe te
dyshuar per veprimtari coroditese qe pritet te ndodhe
diten e 15 tetorit.


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list