| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH =?ISO-8859-1?Q?=AB?=ALBEUROPA=?ISO-8859-1?Q?=BB?=} Rruzull: Nje tempull ilir kushtuar AferditesQIKSH «Albeuropa» kosova1 at hotmail.comMon Oct 9 16:10:54 EDT 2000
-----Messaggio Originale----- Da: Alvin Ekmekciu <a96_aeu at arch.kth.se> A: <bota-letrare at eGroups.com> Gjendet nje tempull ilir kushtuar Aferdites Shume larg nga vendbanimi me i afert Nakova ne nje vend plot çakenj ne gadishullin Peljesaç rreth 90 kilometra ne veriperendim te Dubrovnikut kishte qene e zbuluar prej vitesh nga arkeologet kroate nje shpelle e çila kohet e fundit terhoqi vemendjen e nje trupe tjeter arkeologesh kroate, kanadeze e britanike pasi shikoheshin lakuriqe nate te futeshin e te zhdukeshin brenda saj. Keshtu arkeologet vendosen te zhvendosnin guret e rene nga siper dhe dheun per te zbuluar ne fillim nje guve te dyte e me pas nje te trete 50 metra ne thellesi. Perpara arkeologeve ishte shfaqur ne te vertete nje vend i shenjte i ilireve dhe mendohet se ne te nuk ka shkelur kembe njeriu per rreth 2 mije vjet. Iliret duhet ta kene mbyllur vete kete shpelle rreth shekullit te pare para eres sone per ta mbrojtur nga legjionet romake qe po perparonin gjithnje e me teper ne Iliri. Nje shtatore prej guri stalagmiti 60 çm e gjate qe vendosur ne qender te dhomes se fundit ne ate menyre qe nje tufe rrezesh dielli qe vinin nga hyrja e shpelles binin mbi te vetem ne çaste te veçanta te vitit dhe kjo periudhe duhet te kete qene ajo e solstiçit te diellit (periudhe e vitit kur dielli eshte me larg nga ekuatori). Perveç kesaj u gjeten ne sasi te papara me pare, rreth 100 kg, dhe ne nje gjendje teper te mire me qindra çopa poçesh, qypash, amforash nga Roma, Athina, Egjypti ne disa prej te çilave qe shenuar se i kushtoheshin Aferdites. Nga gjetjet mirret vesh se njerezit (duhet te kene qene nje grup i zgjedhur njerezish) mblidheshin per te kryer rituale te mistershme gostie dhe mbaresimi. Ky i fundit mund te jete kryer ne formen e orgjise. Te gjithe keto fakte te bejne te mendosh se kemi te bejme me nje tempull i çili i kushtohej perendeshes se dashurise dhe mbaresimit Aferdite. Kjo perendeshe njihet si te jete greke, por disa historiane shqiptare dhe te huaj jane te bindur se perendesha ka qene ilire por e huazuar nga greket e vjeter. Emri i saj mendohet te kete rrjedhur prej fjaleve "afer" dhe "dite" dhe ka lidhje edhe me yllin (planetin) Aferdite apo Venus (Venus quhej kjo perendi ne latinisht) i çili shihet qarte heret ne mengjes afer dites. Drejtuesi i projektit studiesi kanadez Tim Kaiser i çili punon per llogari te Muzeut Royal Ontari te Torontos thote: "Ky eshte nje monument seksualiteti, potençe, burrerie dhe fuqie..." Qeramikat me te vjetra datonin rreth 2500 vjet p.e.s, ndersa me te rejat 400 vjet p.e.s. Gjetje te tjera datonin deri 6000 p.e.s. Kjo tregon qe kjo shpelle ka pasur rendesi te madhe per nje mijevjeçar te tere. U gjeten gjithashtu eshtra femijesh dhe delesh, dhe çopa karboni. Kjo gjetje eshte shume e rralle, zbulohet per here te pare nje vend i shenjte i ilireve aq me teper qe eshte i paprekur per mijra vjet. Gjetja do te hedhe me teper drite mbi iliret. Iliret kishin vendosur sundimin e tyre mbi lundrimet dhe tregtine qe behej mbi detin teper te populluar Adriatik te asaj kohe i çili kishte nje rendesi te veçante pasi lidhte Mesdheun me Europen Qendrore. Greket benin tregti me iliret i shihnin keta te fundit si luftetare barbare. Nuk dihet shume mbi jeten e tyre te perditshme. Mendohet se enet ose duhet t´u jete dhene ilireve si nje forme takse per te kaluar ne ujrat e tyre ose u jane rrembyer anijeve qe kane kaluar andej pergjate nje akti piraterie.Enet qeramike nuk ishin te thyera nga koha apo dheu por mendohet te jene perplasur e thyer me qellim nga vete njerezit pas gostive. Do te mirren prova per te pare nese poçet kishin mbajtur pije alkolike apo jo. Kjo gjetje hedh drite mbi perendite e ilireve, lashtesine e ketyre perendive, kontaktet e ilireve me popujt e tjere. Ajo perben nje mundesi per shqiptaret si pasardhesit e vetem te ilireve te studjojne kulturen e stergjysherve te tyre prandaj shteti shqiptar duhet te kerkoje me gojen plot te dergoje arkeologe shqiptare qe te marrin pjese ne germimet e metejshme dhe studimet e ketyre sendeve te gjetura. Mendohet se germimet do te vazhdojne edhe per 2 vjet te tjera Pergatiti Alvin Ekmekçiu - Mbeshtetur midis te tjerash ne materialin e National Post dhe Spiegel Ve re! Respekto punen tone ! Mos perdor shkrimet e kesaj reviste pa lejen tone dhe pa vene ne dukje se puna e kujt eshte ! ***** Gjate javes qe shkoi tek revista e internetit Rruzull kane dalur edhe keto shkrime: Fizike: Antimateria - E kunderta e lendes dt. 5 tetor Nga Shperthimi i Madh qe gjeti vend para 50 miljarde vjetesh duhet te jene çliruar sasi te medha antimaterie. Ne teori kur materia dhe antimateria bashkohen asgjesojne njera-tjetren. (me teper tek faqja e Rruzullit) --------------------------------------------------------------------------- - ---- Kafshe: Murenat aziatike dt. 3 tetor Ne brigjet e Florides ka arritur nje nga grabitqaret me te rrezikshem, Murena Aziatike. Ajo ka nje oreks te pashterueshem, ha çdo gje qe nga insektet e deri tek peshqit dhe mund te mbijetoje ne kushte te jashtezakonshme. (me teper tek faqja e Rruzullit) Faqen e Rruzullit ne internet do ta gjeni ne kete adrese: http://rruzull.albaniannetwork.com/ Alvin Ekmekciu -------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~> Dial 1-800-555-TELL -- You Won't Believe Your Ears! For more details, click here: http://click.egroups.com/1/9537/8/_/920292/_/971123978/ ---------------------------------------------------------------------_-> Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |