| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kodervorre ilire ne KorceAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Oct 7 22:18:30 EDT 2000
Kamenica, zbardh enigmat për ilirët e Jugut Varreza tumulare, zbulimet e arkeologëve në zonën e Korçës Olimbi Velaj Përfundoi këtë javë ekspedita arkeologjike e Kamenicës në rrethin e Korçës. Të sapokthyer nga terreni, arkeologët pjesëmarrës në këtë ekspeditë kanë pohuar se gërmimet e këtij viti kanë evidentuar shumë elemente të rinj në tumën (varrin) e këtij fshati. Ekspedita është udhëhequr nga zyra e Arkeologjisë së Shpëtimit, në Tiranë, e krijuar në fillim të këtij viti. Arkeologët që morën pjesë në të janë: Lorenca Bejko dhe Maria Gracia Amore nga kjo zyrë, Petrika Lera dhe Skënder Aliu, nga dega arkeologjike e Korçës. E gjithë ekspedita ka qenë në fakt bashkëpunim i zyrës së Arkeologjisë së Shpëtimit dhe Institutit Arkeologjik në Tiranë. Përveç arkeologëve në të janë përfshirë edhe dhjetë studentë të vitit të tretë të arkeologjisë, të cilët kanë kryer një vit akademik në Londër për tu specializuar në degën e tyre. Në gërmime kanë marrë pjesë gjithashtu edhe 25 punëtorë. Ekspedita ka zgjatur dy muaj dhe ka nxjerrë në dritë një sipërfaqe arkeologjike, që përfshin një diametër prej 45 metrash. Ne u nisëm për dy qëllime në këtë ekspeditë,- thotë Lorenc Bejko, arkeologu që e kryesoi grupin në Kamenicë. Ai tregon se qëllimi kryesor, që i drejtoi arkeologët në këtë ndërmarrje pikërisht në fillim të vjeshtës, ka qenë dëmtimi i tumës nga shtetas me kombësi greke dhe shqiptare. Por nga ana tjetër, në planet e arkeologëve ka qenë edhe gërmimi në këtë pikë. Kështu ekspedita filloi. Por më pas me avancimin e gërmimeve u pa se në terren kishte shumë më tepër rezultate nga sa qenë parashikuar para zbulimit të sipërfaqes arkeologjike. Lorenca Bejko tregon se tuma e Kamenicës është një nga më të mëdhatë në territorrin e sotëm shqiptar dhe një nga më të rëndësishmet. Sipas vëzhgimeve të ekspeditës së fundit atje, janë konstatuar rite të panjohura. Në tumë arkeologët kanë vërejtur trupvënie dhe trupdjegie, sipas kohës kur këto dy mënyra varrimi kanë qenë në fuqi. Varreza tumulare e Kamenicës daton n[ periudhën kohore midis shekullit të dhjetë dhe shekullit të gjashtë, para erës së re. Është pikërisht koha kur polisi grek po dominonte si mënyrë organizimi në zonat e Ilirisë së Jugut. Shumë interesante është komentuar nga arkeologët edhe arkitektura e tumës në Kamenicë. Po aq edhe mënyra se si janë trejtuar personat më të pushtetshëm të bashkësisë së qytetarëve. Kështu, pas varrimit, duket se njerëzit e rëndësishëm janë renditur në pozicione më të favorshme në konfigurimin e varrit gjysmërrethor. Edhe nga bizhutë dhe enët që janë gjetur në secilin prej varreve është e qartë të përcaktohet pozita sociale e secilit. Deri tani në tumë janë gjetur 60 skelete, të cilat janë saktësuar pas analizave se cilit seks dhe çmoshe i kanë përkitur. E gjithë ekspedita ka arritur të realizojë një të tretën e qëllimit të saj fillestar. Vitin e ardhshëm gërmimet do të fillojnë në pranverë dhe do të zgjatin deri në vjeshtë. Bejko pohon se rëndësia e tumës së Kamenicës do të jetë më e qartë pas gërmimit të plotë të saj. Ndërkohë arkeologët janë duke sistemuar të dhënat. Më pas ato do të botohen në Shqipëri, Britani dhe SHBA, në revista të specializuara. Në territorrin e gërmuar policia lokale ka angazhuar disa punonjës, ndërsa janë paguar nga vetë ekspedita pronari i tokës dhe një tjetër vendas si kujdestarë për territorrin e zbuluar dhe gjithë sitin arkeologjik të tumës. Kjo do të sigurojë ruajtjen e gjithçkaje të zbuluar, gjë që është një nga problemet më të mëdha për arkeologët vitet e fundit. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free! http://photos.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |