Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Copeza letrare e fundjaves...

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Fri Oct 6 14:00:07 EDT 2000


FEMIJA BRENDA MEJE

Kam nje femije diku ne qenien time,
qe cdo mengjes me zgjon me nje deshire te cmendur,
te harroj kush jam e te kthehem mbrapsht ne kohera.
Te rend ne rruge e te luaj kukafshehtasi,
te harrohem pas trungje pemesh e detyrat t'i le pa bere,
e kur e lodhur nga dita te jem,
t'i ulem gjyshes ne preher
e t'i lutem t'me tregoje perralla
derisa te me zere i embli gjume.
Te me zgjoje cukitja e zogut ne dritare,
e ne aventura me Tipin te kridhem,
te shtrihem mes gjethesh e te mos leviz,
derisa dielli te puthet me perendimin,
e dashuria perveluese e atij bashkimi
te shkrije friken e strukur tek une.
Te ndaloj ne rruge e cdo vjershe qe mbaj mend
ta recitoj me ze te larte,
t'i varem degeve te kumbulles
derisa te me dhembin krahet,
mamin ta mbys me kersheri
e vellait te vogel floket t'ia shkul
sa per te marre mbrapsht nje te share;
te ha dhe cokollate pas cokollate,
pa u merakosur per linjat,
e paraleleve t'u gjarperosem
me elasticitetin e nje gjimnasteje, si dikur...

Kam nje femije te prape brenda vetes,
qe nuk e njeh fjalen "mos" e i pelqen te thote "s'dua",
nje femije qe seriozitetin e te rritures nuk e duroka dot me.
E dua, e dua cmendurisht kete rebele te pafajshme,
ne heshtje e kundroj e fanatisht e ruaj.

Cfare bekimi te kesh nje femije brenda vetes,
qe pafundesisht ta duash e ta kesh zili!

Tetor, 2000

LOTET


Dy globe shndrites qe rrokullisen syve te mi,
faqeve i bejne kanal ku gropos
shqetesimet, nostalgjine, humbjen.

Jeta ime tani-nje margaritar gjigand loti,
ku rrezet e durimit perthyhen ne muret memece te heshtjes,
cmendurisht kaperthehen ne dashuri vetevrasese me rrufete e psheretimave,
e lendimeve i bejne nje kend shplodhes sa per t'i dobesuar fuqine.

Sa besnike lotet! Lotet e mi!
Si nuk me lane nje here vetem,
edhe kur vetes i largohem e mundohem t'i fshihem?!

Tetor, 2000
_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.

Share information about yourself, create your own public profile at 
http://profiles.msn.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list