| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nga KosovaAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Oct 6 08:10:30 EDT 2000
Krimi i organizuar, shqetësimi më i madh për OKB-në PRISHTINË - Lufta në Kosovë mund të ketë mbaruar, por beteja për pushtet në provincë tani ka filluar të ndizet. Rrjete të krimit të organizuar kanë drejtuar sytë e tyre nga postet e pushtetit lokal. Kështu pretendon administratori i OKB-së për Prishtinën. "Këtu ekzistojnë probleme etnike që mund të zgjidhen me kohë, por dhuna ekonomike është më e keqe", tha Jean Guinard për AFP-në duke paralajmëruar se disa individë që kanë futur para në xhep në Kosovën e pasluftës, mund të fitojnë poste legjitime pas zgjedhjeve lokale të 28 tetorit. "Angazhimet e tyre politike janë vetëm një fasadë për etjen e tyre për pushtet dhe për ambicie personale", tha Guinard, i kujdesshëm të shtonte se, megjithatë, shumë politikanë që kanë dalë nga lufta kundër forcave jugosllave janë seriozisht të shqetësuar për fatin e njerëzve të Kosovës. Deri para pak kohësh, UNMIK dhe KFOR i kanë patur duart plot pasi duhej të kontrollonin gjakderdhjen në mes minoriteteve serbe, rome e mazhorancës kosovare pas luftës. "Krimi i organizuar akoma nuk është ndër prioritetet tona", tha zëdhënësi i policisë së OKB-së për Prishtinën, Charley Johnson, duke shpjeguar se deri tani policia e OKB-së nuk i ka patur burimet apo shërbimet sekrete për të filluar përgjimin e rrjeteve të krimit në Kosovë. Pavarësisht nga prania e rreth 46 mijë ushtarëve ndërkombëtarë dhe policëve, rrjetet kriminele kanë arritur të zhvillojnë aktivitetet e tyre si trafik droge, armësh, prostitutash, nafte dhe cigaresh. "Pas luftës këtu ka lulëzuar edhe mafia lokale", shpjegon Johnson. "Ne kemi sjellë disa nga ekspertët më të mirë të Europës dhe ata po punojnë me 3 mijë oficerë të policisë lokale që ne kemi trainuar për më pak se një vit. Rrjetet e krimit të organizuar mund të mendojnë se kanë patur terren të hapur për të vepruar, por atyre po iu vjen fundi". Në shtator, provinca u trondit nga sulmi që mafia i bëri Rexhep Lucit, në Drejtorinë e Palnifikimit të qytetit të Prishtinës, njeri i ndershëm që ishte përpjekur "të fuste hundët" në ndërtimet ilegale të qytetit. Këtë javë, UNMIK sulmoi nga ana e saj, duke sekuestruar tre ndërtesa të piketuara nga Luci për shembje. "Kjo është mënyra jonë për të treguar se ne nuk do e lëmë këtë punë në mes. Ligji ka filluar të vendoset tani dhe të gjithë do të jenë njëlloj para tij", tha Guinard. Administratorët lokalë të OKB-së do t'ia lëshojnë pak nga pak pushtetin atyre që do të zgjidhen nga populli në zgjedhjet e 28 tetorit. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free! http://photos.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |