| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Veprimtari ne GjirokasterAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Oct 5 11:28:02 EDT 2000
04 October 2000 19:09 ora sipas meridianit të grinuicit Gjirokastra perkujton rënien e Murit të Berlinit GJIROKASTER,4 tetor "Rënia e Murit të Berlinit ishte sinjali i parë i rënies së perdes së hekurt ideologjike që mbante të ndezur luftën e ftohtë në Europë". Kjo u nënvizua në veprimtarinë e organizuar të martën në mbrëmje nga shoqata e miqësisë Shqipëri - Gjermani në Gjirokastër në kuadrin e festës kombëtare të Gjermanisë. Astrit Recka kryetar i degës së kësaj shoqate për Gjirokastrën mbajti ligjeratën me temë "Bashkimi i dy Gjermanive dhe ndikimi i kësaj ngjarje të madhe historike në ndryshimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë". Të pranishmit pedagogë të Universitetit Eqerem Cabej, gazetarë re rajonit te jugut, shprehën vlerësimet e tyre për ngjarjen e madhe historike të kombit gjerman dhe për kontributin e këtij vendi aleat në zhvillimin e proceseve demokratike ne Evropen juglindore __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free! http://photos.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |